Rrëzohet neni i ligjit/ Kushtetuesja “detyron” kthimin e Çefës dhe Lelçajt në KLD, Meta: Do të vendosë Kuvendi

0
107

Elvis-Cefa-300x221Dy ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, mund të rikthehen në detyrën e tyre mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Dy ditë më parë, Kushtetuesja shfuqizoi nenin 4 të ligjit për KLD-në, mbi bazën e të cilit ishin shkarkuar ish-zv.kryetari i këtij institucioni dhe ish-anëtari. Kryetari i Kuvendit, Meta, theksoi dje se Kuvendi do të shohë me vëmendje këtë vendim, por do të presë deri në zbardhjen e plotë që do t’i bëjë Gjykata Kushtetuese çështjes. “Do tregojmë vëmendjen maksimale dhe respektin maksimal. Më duhet t’ju them se Kuvendi do e shohë me vëmendje maksimale dhe do të jetë ai që do të vendosë. Presim fillimisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mbërrijë në Kuvend. Është Kuvendi ai që do të vendosë”, – u shpreh Meta. Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy ditë më parë kërkesën e kreut te shtetit për te shpallur antikushtetues nenin 7 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por duke pranuar pjesërisht kërkesën e PD-së. Kushtetuesja shfuqizoi nenin 4 të ligjit që parashikonte shkarkimet e anëtarëve si në rastin e dy prej tyre Çefa dhe Lelçaj. Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata do të shqyrtojë padinë e vetë KLD kundër këtij ligji.

 

 Nis periudha zgjedhore/ KQZ: Institucionet të caktojnë ndërlidhësin, detyrimet e Kodit të përmbushen në kohë

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në periudhën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 21 qershor të vitit të ardhshëm. Kështu bëri të ditur dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses së saj, duke kërkuar nga institucionet qendrore, ministritë, bashkitë dhe prefekturat përcaktimin e nëpunësit përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ-në, lidhur me administrimin sa më të mirë të zgjedhjeve lokale të 2015-ës. “Në rast mos zbatimi të këtij detyrimi ligjor, sipas kërkesave dhe brenda afatit të përcaktuar në nenin 4 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja do të konsiderojë se titullari i institucionit përkatës, ka marrë përsipër këtë funksion, kjo në kuptim të përcaktimeve të dispozitës sipërcituar. Suksesi i përgatitjeve për procesin zgjedhor të 2015, ndërvaret dhe nga përmbushja në kohë dhe sipas kërkesave të ligjit e detyrimeve nga ana e institucioneve të cilat Kodi Zgjedhor i ngarkon me detyra konkrete”, – tha Hoxhaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency