Rita Ora në “The Voice UK”

0
165

rita ne the voiceSukseset e Rita Orës janë të njëpasnjëshme e ndërsa të tjera detaje janë zbuluar referuar pjesëmarrjes në “The Voice UK”. Tashmë janë publikuar fotot e para të këngëtares, si anëtare e jurisë së “The Voice UK”. Ora i është bashkuar këngëtarit veteran Tom Jones, Will.i.am-it si dhe liderit të Kaiser Chiefs, Ricky Wilson. Në vendin e saj më parë kanë qenë Jessie J dhe Kylie Minoge. Will.i.am e ka mirëpritur ardhjen e Ritës, duke thënë se ajo është “e ëmbël dhe do te jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të trajnerëve”.

 

Nicki Minaj, fytyra e re e Robero Cavallit

nicki-minaj-Nicki Minaj është prezantuar si fytyra e re e fushatës së Roberto Cavallit për sezonin pranverë/verë 2015. Këngëtarja amerikane ka shkëlqyer në disa fotografi nëpërmjet të cilave ajo ka promovuar veshjet elegante të firmës Cavalli. “Lëvizjet e Nicki Minajt tërheqin lensin e kamerës, ndërsa nxehtësia e diellit e kombinuar me ngjyrat e fuqishme qetësojnë mendjen. Në vitet e fundit jemi bërë të famshëm për dizajnimin e rrobave që fshehin format e trupit të femrave dhe këtë më së miri e ka realizuar Minaj”, – thuhet në komunikimin e firmës.

 

Mbretëresha e tapetit të kuq 2014

rihanaGoogle Trends ka bërë një statistikë të personazhit më të klikuar dhe ka rezultuar që personazhi vip më i klikuar ka qenë Rihanna. Kështu Google ka shpallur mbretëreshën e “tapetit të kuq” të këtij viti këngëtaren nga Barbados. Sigurisht një ndihmë për këtë vend ia ka dhënë edhe veshja transparente me gurë Zvarovski, të cilën e veshi më 2 gusht në Nju Jork. Ky fustan ka qenë i koleksionit të Adam Selman dhe Rihanna e ka veshur me rastin e Këshillit të dizenjuesve për çmimet Amerikane. Ndër emrat e tjerë të klikuar sipas Google janë Kesha, Lorde, Lupita Noyog, Madonna, Solange Knowles etj.

 

Stevie Wonder, 64 vjeç, bëhet baba për herë të nëntë

stevie-wonderKëngëtari amerikan, Stevie Wonder, do ta presë vitin e ri edhe me një anëtar më shumë në familje. Bashkëshortja e tij, Tomika Robin Brayshaw, lindi një vajzë. Për muzikantin e verbër 64-vjeçar, ky është fëmija i nëntë, ndërsa i dyti nga lidhja me 40-vjeçaren, Tomika. Edhe pse deri kohët e fundit u spekulua se çifti po pret binjakë, Stevie e ka mohuar këtë. Wonder ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes, të cilën do ta pagëzojnë me Nia. Kujtojmë se fëmija më i vogël i Wonderit është një-vjeçar, ndërsa më i vjetri 39 vjeç.

 

Kate Upton, femra më seksi në planet

kate-uptonNjë muaj pasi Chris Hemsworth u shpall mashkulli më seksi në botë, është revista People që ka shpallur Kate Upton femrën më seksi që jeton në planetin tonë. “People” ka komunikuar në “Beverly Hilton Hotel”, se është hera e parë që një femër merr titullin femra më seksi në planetin tonë. Kate Upton e cila njihet më shumë për fotosesionet e saj seksi nudo, ka pranuar çmimin, dhe u shpreh e ngazëllyer. “Kjo është një ëndërr shumë e madhe sepse të jem seksi për mua do të thotë të jem e lumtur dhe me besim në vete dhe ky është personi që gjithmonë kam tentuar të jem”, – u shpreh Upton teksa pranoi këtë çmim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency