Ristiloni veshjet që keni , nëse nuk keni mundësi për të blerë të tjera

0
1095

 

1234Nuk keni mundësi për të blerë rroba të tjera dhe ju duket sikur keni mbetur vetëm me të njejtat rroba gjithë kohës . Disa nga ikonat e modës kanë propozuar disa mënyra për të stiluar veshjet që ke në gardërobë, si mund t’i bësh bashkë disa veshje që deri tani nuk i ke menduar.Në fund të ditës, sekreti është te mënyra se si stilon çdo veshje – dhe stili, të dashura vajza, është falas.Më këtë gjë ne mendje, këtu janë propozuar 6 mënyra për të ristilluar veshjet që ke. Plus, shumica e këtyre ndryshimeve nuk janë sezonale, kështu që këto truke mund të të shërbejnë për një kohë të gjatë.

Përthyej
Mëngët e gjata mund të përthyhen apo jo? Edhe nëse një kopsë është këputur, askush nuk e kupton, sepse mund ta përthyhesh mëngën apo ta lësh këmishën e hapur. Është mënyra më e thjeshtë dhe një stil i ri i hijshëm edhe për veshjet më klasike.

Një kopsë e zbërthyer dhe mëngë të përthyera mund të të tregojnë më tërheqëse dhe më shumë stil.

Xhinset
Edhe xhinset e përthyera janë po ashtu një stil i ri që janë propozuar së fundi nga ikonat e stilit. Kombinuar me taka, ky trend është ndër më të preferuarit nga blogger-et e modës.

Kombino xhinset me xhaketë
Është një stil i hasur për shumë sezone, por sidomos kohët e fundit me propozimet e xhinseve me ngjyra të ndryshme

Bluzë e shkurtra
Asgjë nuk mund të jetë më shumë modë se sa bluzat e shkurtra poshtë një xhakete dhe xhinse, shkruan revista class. Çmenduri, por e vërtetë, — nuk kushton asgjë dhe të jep një pamje shumë ndryshe, elegante

Bluzë e shkurtra
Asgjë nuk mund të jetë më shumë modë se sa bluzat e shkurtra poshtë një xhakete dhe xhinse, shkruan revista class. Çmenduri, por e vërtetë, — nuk kushton asgjë dhe të jep një pamje shumë ndryshe, elegante

 

Një rrip në bel
Sërish Olivia Palermo me një truk. Në arsenalin e veshjeve të saj, ajo vendos një aksesor në bel, i cili një detaj i shtuar në dukje, ndryshon edhe stilin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency