Riorganizimi i PS-së / Pse Ramës i duhen 6 “pashallarë” për të komanduar rajonet e Shqipërisë

0
137

 

Edi Rama duar

Gëzim Saliu

Para mbajtjes së punimeve tëkongresit, ku edhe do të zgjidhen strukturat e reja të partisë, socialistët kanë nisur paraprakisht punën për riorganizimin e tyre. Dy ditë më parë, Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi takimin e parë, pas të cilit pritet të mbahen edhe pesë të tillë, me deputetët dhe drejtuesit vendorë të qarkut Vlorë, ku bëri të ditur formën e riorganizimit të partisë. Sipas kësaj forme, PS e ka ndarëShqipërinë në gjashtë rajone, nga Jugu në Veri, dhe në secilin prej tyre Kryeministri ka deleguar pushtetin e tij tek ata që mund të cilësohen si “pashallarët” e rinj të vendit.Kjo ndarje parashikon edhe bashkimin e dy qarqeve me njëri-tjetrin, duke krijuar njërajon. Kështu, nga bashkimi i qarkut të Gjirokastrës dhe atij të Vlorës do të krijohet Rajoni i Jugut, njësia e re organizative e Partisë Socialiste e cila siç bëri të ditur në mbledhje Kryeministri do të drejtohet nga deputeti KoçoKokëdhima. Ndonëse në diskutimet për reformën territoriale u fol edhe për një variant të ndarjes së vendit me 6 rajone, ishte pikërishtmazhoranca qeverisëse që e refuzoi këtë propozim të një grupi ekspertësh për territorin, duke vënë theksin tek “zhdukja” e komunave. Por megjithëse refuzoi ndarjen e vendit nërajone, këtë lloj ndarjeje Kryeministri Rama duket se e ka preferuar për riorganizimin e partisë që drejton duke vënë theksin tek pushteti i madh që do të kenë tashmë në duar “administratorët” ebashkimit të qarqeve. PS pritet ta shtrijë këtë skemë organizimi në gjithë vendin, ku ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, do të drejtojë qarqet Fier­Lushnjë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do tëjetë në krye të qarqeve Tiranë­Durrës, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla do të drejtojë qarqet Elbasan-Korçë dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të jetë në krye të qarqeve Kukës­Dibër.

 

“Pashallarët e rajoneve”

Por pse kur Kryeministri Rama njihet si një person që e pëlqen pushtetin dhe kërkon që të jetë në krye të gjitha punëve, ka vendosur ta ndajë atë me krijimin e pashallarëve tërajoneve? Një ndër arsyet kryesoretë kësaj ndarjeje është problematika e madhe që ka prekur bazën e socialistëve, e cila që prej kohës së marrjes së pushtetit nga koalicioni i majtë ka mbetur e pakënaqur si me ndarjen e “tortës” së pushtetit ashtu edhe me drejtuesit e përzgjedhur në administratë. Shumë prej militantëve të PS-së që ende pas dy vitesh bllokojnë korridorin e selisë së purpurt kur zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar socialist, theksojnë se kanë mbetur pa punë në kohën kur sipas tyre aleati kryesor LSI ka arritur të punësojë pjesën më të madhe të anëtarësisë së tij në administratë. Pikërisht për të zgjidhur këtë problematikëkryesocialisti ka vendosur të jetë më parën bazës përmes drejtuesve tërajonit, të cilët sigurisht do të kenë më shumë kohë dhe hapësirë për të bërë ndërlidhësin mes partisë dhe pushtetit. Ndërkaq, një tjetër arsye praktike dhe ndër kryesoret e këtij riorganizimi është pikërisht ndarja e re administrative e cila detyron PS të ndryshojë formën e organizimit të saj. Tashmë nuk janë më komunat dhe ekzistojnë vetëm 61 bashki, për të cilat do të përgjigjen krerët e rinj të partive,që do të dalin deri në punimet e kongresit. Në këto kushte riorganizimi dhe nevoja e drejtuesve të qarqeve ka “detyruar” kreun e qeverisë që të delegojë pushtetin tek të besuarit e tij. Ndërkaq, një tjetër arsye janë edhe konfliktet e shumta mes bazës socialiste dhe asaj të LSI-së, konflikte të cilat u përcollën edhe në zgjedhjet e fundit vendore. Kështu, në garën e 21 qershorit në shumë prej bashkive nuk funksionoi si duhet bashkëpunimi mes PS dhe LSI. Në Pogradec, Vorë, Kukës, Përmet koalicioni humbi garën e zgjedhjeve dhe militantët partiakë si edhe anëtarësia e PS dhe LSI nuk nguroi të fajësonte njëra-tjetrën si shkaktarë të humbjes. Ndoshta me ardhjen e administratorëve të Rajoneve edhe bashkëpunimi me aleatët kryesor do të marrë një rrugë tjetër pasi tashmë do jenë ato ndërlidhësit mes bazës dhe qendrës së partisë e cila më pas do përcjellë reagimet tek aleati. Në këtë linjë të re komunikimi, mundësitë e zgjidhjes së problematikave dhe konflikteve mes dy partive kryesore të koalicionit të majtë janë më të mëdha.

 

Box

Rama me deputetët e Jugut, ngrihet grupi i punës për punësimet dhe investimet

 

Kryeministri Edi Ramanë takimin pa praninë e mediave me deputetët e qarkut të Vlorës, KoçoKokëdhima, Andrea Marto dhe Mira Shehu si dhe me drejtuesit lokalë vendosi në qendër të diskutimit ngritjen e grupeve të punës për punësimet dhe investimet në qarkun e Vlorës. Kreu i qeverisë u ka kërkuar të pranishmëve, që të kalojnë në sitë të gjitha burimet njerëzore, pasi në fillim të muajit të ardhshëm pritet të fillojë edhe reforma në administratën e pushtetit lokal. Megjithatë, në këtë takim nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e këtij qarku, socialistët Vali Leskaj dhe Fatmir Toçi.

 

 

Reagimi i PD-së

Paloka: Rama pranoi zyrtarisht se Beu i Jugut është Kokëdhima

 

Partia Demokratike reagoi dje përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka lidhur me riorganizimin e ri të PS-së si edhe vendimin për drejtimin e Rajonit të Jugut nga deputeti KoçoKokëdhima. Sipas Palokës, Kryeministri Rama pranoi zyrtarisht se padroni i Jugut do të jetë deputeti socialist. “De facto, Kokëdhima ka qenë deri më sot Kryeministri i të gjithë aksit Lushnjë-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim e punësim. Por dje ai ështëshpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Djenën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës. Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për Rajonin e Jugut është KoçoKokëdhima, pra është: përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te paktën 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qenë deputet”, – tha ligjvënësi demokrat. Më tej Paloka shtoi se Kokëdhimanuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të Jugut dhe të gjithë Shqipërisë. “Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare. Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone. Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut duke e legjitimuar pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin më të keq të abuzimit e përfitimit me pushtetin. Por Partia Demokratike, ne besojmë se qytetarët e Jugut dhe te gjithë vendit do të dinë ta refuzojnë shtypjen e poshtërimin që u bën çdo ditë Edi Rama si Kryeministër i vendit”, – thekoi numri një i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

 

 

Para nisjes së aksionit kundër informalitetit, Ramambledh sot Këshillin Ekonomik Kombëtar

 

Kryeministri Rama ka vendosur të mbledhë ditën e sotme Këshillin Ekonomik Kombëtar, në kuadër të përgatitjeve për operacionin kundër informalitetit, që qeveria ka njoftuar se do të ndërmarrë gjatë vjeshtës.Ky operacion konsiderohet si një nga më të rëndësishmit, por edhe më të vështirët për ekzekutivin dhe përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat Rama dhe qeveria do të përballen deri në përfundim të 2015-ës. Nëse operacioni do të rezultojë i suksesshëm, Kryeministri ka premtuar ulje taksash për qytetarët si edh rritje rrogash e pensionesh. Ndërkaq, opozita e ka cilësuar këtë aksion si një sulm të qeverisë ndaj të varfërve, pasi, sipas të djathtëve, pjesë e tij nuk do të jenë të favorizuarit e shumicës, të cilët do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre në rrugë informale. Po ashtu opozita ka folur për zhdukjen e 160 mln USD-ve nga doganat dhe tatimet dhe janë pikërisht këto shifra sipas PD-së që kanë detyruar Kryeministrin të ndërmarrë aksionin që do rëndojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve të ndershëm.

 

 

Kisha e Dhërmiut

Lobi grek në SHBA nis lëvizjet, rikthehet në skenëGejxh. HNA: Ambasadori Lu i kërkoi llogari Ramës

 

Lobi grek në SHBA, një ndër më të fuqishmit përtej Atlantikut, është vënë në lëvizje. “HellenicNewsofAmerica”(HNA), një gazetë e themeluar nga viti 1987 dhe që synon të mbajë të lidhur greko-amerikanët dhe komunitetinfilo-grek, shkruante dje se ambasadori amerikan në Tiranë është takuar me Kryeministrin Rama dhe i ka shprehur protestën për shkatërrimin e kishës. Sipas HNA-së,kryediplomati amerikani ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Më tej gazeta shkruan se shembja e kishës u dënua nga Omonia dhe PBDNJ, që paralajmëruan dëmtim serioz të marrëdhënieve mes qeverisë Rama minoritetit grek dhe Athinës. Këtyre shqetësimeve – shkruan “HellenicNewsofAmerica” – iu bë jehonë edhe nga liderët e Federatës Panepiriote të Amerikës, në SHBA dhe në Shqipëri, ku do të mbërrijë zv.presidentiMnelasTzelios, për të diskutuar mbi trajtimin e minoriteteve. Gazeta pohoi se z Tzelios i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të marrë menjëherë masa për të rregulluar marrëdhëniet mes qytetarëve të saj të krishterë ortodoksë, nëse dëshiron të ketë një vend të merituar në komunitetin e kombeve të qytetëruara. Po ashtu HNA ka intervistuar edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, VasilBollanon, i cili theksoi se veprimi ibashkisë ishte i paligjshëm. “Dhe për ta kuptuar sa komik ishte, – në vendimin për prishjen Bashkia përdori firmën dhe vulën e një veterineri”. Ndërkaq kjo çështje ka nxjerrë në skenë lobistin e njohur grek NikolasGejxh (Gage), i cili në emër të Federatës Panepiriote të Amerikës deklaroi se “shkatërrimi i kishës së Shën Thanasit kujton veprimet brutale të regjimit stalinist që udhëhoqi Shqipërinë gjatë shekullit të kaluar, ku forcat qeveritare ekzekutonin priftërinjtë, kthenin kisha në stalla dhe burgosnin këdo që vendoste në qafë kryqin apo lexonte biblën”. Nga ana e saj qeveria pas vendimmarrjes për prishjen e Kishës së Dhërmiut ka bërë të ditur përmes ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndërtimin e një kishe të re, por jo në të njëjtin vend ku ndodhej ai që u cilësua nga Kryeministri Rama si “garazh”.

 

 

Harito: Transparencë me administratën publike, formular për qytetarët

 

Ministrja e Inovacionit dhe e Administratës Publike, MilenaHarito, në shërbim të transparencës u drejtohet qytetarëve, duke i pyetur nëse janë të kënaqur me standardet e administratës publike dhe i jep si mundësi formularin e gatshëm ku mund të japin mendimin e tyre, pasi janë mundësia e një transparence për shërbime më të mira. Ministrja Harito nëpërmjet statusit të saj “Facebook” shprehet: “Transparencë – Ju nevojitet një formular për shërbim publik? Nuk jeni i kënaqur nga shërbimet publike në sportel? Kërkoni standarde nga institucioni ose printoni formularin bashkëngjitur – çdo ditë shtohen shërbime të reja!!” Gjithashtu, Harito sugjeroi klikimin në lingun e ADISA (Qendra e Ofrimit tëShërbimeve Publike tëIntegruara), ku thuhet: “Standarde; Për më shumë informacion mbi Kodimin e Shërbimeve Publike dhe Formularët Standard për Aplikim të shërbimeve publike që ofrohen nga administrata shtetërore”.

 

 

Sot mblidhet komisioni i reformës në drejtësi, diskutohet për të miturit

 

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë dhe grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, pranë këtij komisioni, në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, do të organizojnë ditën e sotme në ora 10:00 në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë tryezën e konsultimit publik me temë “Drejtësia e të miturve në fokus të reformës së sistemit të drejtësisë në shqipëri”. Të ftuar në këtë veprimtari do jenë personalitete, ekspertë dhe profesionistë të fushës nga institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, të spektrit akademik, si dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë në vendin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here