Revoltohen artistët e muzikës live/ “Fund Marrësë 2” kontrolle në lokalet e artistëve

0
261

vellezerit stefiArtistët shprehen të zemëruar me aksionet e papritura dhe agresive të policisë së shtetit në lokalet e natës. Stefi Prifti: Na sulen si hasmi që të zë pusinë…”.

Policia e shtetit pas aksionit “Fund Marrëzisë” në kazinotë e vendit, duket se këtë herë aksioni ka vërshuar mbi lokalet e natës, por tek ato të cilat drejtohen nga artistët, jo prej bandave të krimit.

Pas lokalit të artisitit Elton Deda, radha i ka ardhur vëllezërve Stefi të cilët administrojnë një lokal nate së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe. Kontrollet e tatimorëve javëve të fundit sipas artistëve janë jashtë normales për faktin se përse duhet të ketë aksione agresive të ngjashme me ato për kapjen e lëndëve narkotike. Këto klabe nate ushtrojnë aktivitet prej vitesh. Stefi Prifit në postimin e tij të radhës në rrjetin social Facebook, duket mjaft i indinjuar për situatën e krijuar duke e cilësuar aksionin si “ujku kur ndjek prenë”. Ai kërkon të thotë mendimin e tij dhe artistëve të cilët jetojnë me këto  biznese dhe po ashtu kanë edhe të tjerë persona të punësuar në to.

“Nuk them se shteti nuk duhet të marrë atë që i takon, por ky konflikt interesash, që më rezulton deri tani i pazgjidhur dhe kohët e fundit edhe më i mprehtë dhe i rrezikshëm. Nuk mund të zgjidhet me goditje aksionesh dhe vendimesh me interes të njëanshëm…! Pra, mendoj se, duhet të ketë debat dhe marrëveshje me interes të ndërsjelltë, ndërmjet shtetit dhe biznesit, jo si hasmi që të zë pusinë… as si hajduti që vjedh shtëpinë…?”, shkruan Stefi Prifti.

Më tej ai kërkon të shtojë se: “Tatimet. Sigurimet. TVSH. Qira. Drita. Uje. Pagat e punonjësve etj etj janë shumë pagesa, që nëse ky lloj biznesi, është 100% i rregullt me të gjitha, më besoni, nuk mbetet asgjë për të sakrifikuar në jetën e natës. Në këtë rast e vetmja gjë që mund të bëjë biznesi, është të ngrejë çmimet…! Nuk mund ta bëjë diçka të tillë në këtë moment!! Njerëzit nuk kanë mundësi të paguajnë më shumë… Është diçka që duket dhe ndihet nga të gjithë…!”.

Artisti kërkon me insistim rishikimin e strukturave ligjore dhe administrative. Sipas tij: “Nuk mund të tatohen njëlloj, një biznes me një Dj (një person), qoftë klub, Kafe-bar apo ç’farë do lloji tjetër, me një biznes që ka mbi 10-15 veta, këngëtarë dhe intrumentistë të domosdoshëm, për të nxjerrë një program…!! Rregullator duhet të jetë shteti dhe ç’farë do lloj qeverie, por jo me sëpatë…!! Me njohuri dhe dije…!”.

Vetëm pak ditë më parë ishte Elton Deda ai që shprehu revoltën e tij lidhur më një kontroll blic në lokalin e tij muzikor. Deda u shpreh me zemërim  lidhur me faktin se në këto operacione policia po i trajton si klabe që mbijetojnë me kokainë dhe hashash dhe jo me muzikë. V.Stafa

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here