Retro historike/ Çfarë i nxiti migrimet e mëdha të mijëvjeçarit të parë?

0
144

perandoria romakeTë gjithë “e dimë” se Perandoria Romake “u shemb” për shkak të pushtimeve të barbarëve. Ata që kanë interes për çështje jashtë Evropës, dinë gjithashtu se Perandoria Han e Kinës u shemb përreth të njëjtës periudhë kohore dhe për të njëjtat arsye. Ajo që historianët po debatojnë sot është se çfarë i shkaktoi këto migrime masivë, të përqendruar në vitet 400-800. Ne nuk dimë gjithashtu përse këta eksode zgjatën kaq shumë apo përse disa grupe u vendosën (shpeshherë në vende që duken të papërshtatshme për nga origjina) dhe të tjerë shkuan pothuajse në skajin tjetër të kontinentit evropian. Çfarë i shtyu njerëzit të vepronin ashtu?

Disa historianë vënë theksin te frika. Ndryshimet e klimës apo epidemitë mund t’i kenë bërë fqinjët agresivë edhe më të fuqishëm dhe të kenë dëbuar shumë fise nga vendlindja e tyre. Kur largoheshin, këto fise ndeshnin nga ana e tyre fise të tjera më pak të zotë në luftime – ose thjesht të pamësuar me llojin e luftës që përballeshin.

Më pas, këto grupe mund të grabiteshin dhe plaçkiteshin dhe në disa raste nënshtroheshin. Hunët, që goditën Evropën dhe Lindjen e Mesme në fundin e shekullit të tretë, ndoshta u dëbuan për në perëndim. Por pasi kishin humbur më parë luftën për burime në Azinë Qendrore, e cila ishte vendlindja e tyre (diku aty ku sot ndodhet pjesa perëndimore e Mongolisë), ata nuk ishin më viktima. Atila, kreu i tyre, u bë një prej pushtuesve më të mëdhenj që ka parë bota. Historianë të tjerë flasin për ardhje të grupeve nga Eurazia Qendrore (hapësira mes Mongolisë dhe Detit Kaspik), që shtynë kombe të tjera në lindje, perëndim dhe jug. Kjo mund të shpjegojë pushtimet gjermanike të Evropës Perëndimore dhe Jugore.

Të dëbuar nga vendlindjet e tyre në lindje, popujt gjermanikë pushtuan territore të tjera që zotëroheshin nga njerëz në dukje më të dobët – ose të paktën një alternativë më pak e frikshme krahasuar me ata që shtynin nga lindja. Ishte si një rrip transmisioni gjigant popujsh, që dërgonte grupe të ndryshëm në lindje drejt Kinës, në perëndim drejt perandorisë romake dhe në jug drejt Indisë. Këta pushtues, nga ana e tyre shtynë popuj të tjerë, të cilët – në disa raste – “shpërthenin muret” e perandorive. Volkervanderung, siç e quajnë gjermanët, apo migrimi i madh i popujve, bëri që disa grupe të hidhnin rrënjë në vende nga më të çuditshmit, siç zbulohet nga studimet modernë të ADN. Alanët persisht-folës përfunduan në atë që sot është Franca verilindore dhe Belgjika – gjenet e tyre gjenden edhe sot në popullsinë vendase, ndonëse gjuha është zhdukur.

Vandalët gjermanikë shkuan në Afrikën veriore, aty ku ndërtuan një perandori; berberët vendas kanë ende një përqindje të lartë përbërjeje gjenetike të tyre. Për një farë kohe, migrimi u shndërrua në diçka që do të ndodhte patjetër – edhe popujve që kishin qenë vendosur për një kohë të gjatë diku, nisi t’u shijojë, teksa hapeshin gjithnjë e më shumë mundësira.

Ideja e “rripit të transmisionit” nuk pranohet universalisht. Një tjetër grup historianësh argumenton se dobësia e perandorive krijoi periudhën e migrimit, dhe jo e kundërta. Njerëzit nisën të hynin në tokat e pasura të lindjes, perëndimit dhe jugut sepse mundeshin, sepse perandoritë që zotëronin këto toka ishin dobësuar shumë e s’mund të mbronin territoret e tyre. Në këtë kontekst, një kombinim i ndryshimeve të klimës, epidemive dhe ndryshimeve në fuqinë ushtarake shkaktoi paqëndrueshmëri të perandorive. Kjo rënie e perandorive, nga ana e saj shkaktoi imigrimin e padëshiruar. Fuqia mbron. Dobësia i fton të tjerët të futen.

Po t’u hedhësh një sy migrimeve të mëdhenj, nuk mund të mos ngresh disa pyetje në lidhje me të dy këta shpjegime të përgjithshëm. Për shembull, sa rol kanë patur faktorët jomaterialë, si kultura dhe feja, në atë që ndodhi? Nëse shohim krijimin e perandorive myslimane, ose – para tyre – ekspansionin turk të shekujve pesë deri tetë, duket sikur faktorët materialë kanë qenë më pak të rëndësishëm se sa një fe që ndezi mendjet e njerëzve apo një kulturë që ishte në modë dhe gjithëpërfshirëse. Ushtritë e Muhamedit fshinë çdo gjë që gjetën para jo për shkak të risive ushtarake që kishin sjellë, por sepse komandantët e tyre e dinin që kishin të drejtë. Dhe për një kohë të shkurtër, shumë të rinj në një hapësirë të madhe – nga Mançuria në Anadoll – donin të ishin turq. Nuk e dimë pse. Por, në fund të fundit, ne nuk dimë pse sot, shumë të rinj në të gjithë botën duan që të jenë repistë/gangsterë amerikanë. (historia.al)

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency