Reforma territoriale/ Katër dita para votimit në Kuvend,  pakënaqësi në Mirditë, Bradashesh e Golem

0
102

Florenc Darizari 

protest“Plotësojmë kriteret për njësi me vete vendore. Jemi kundër bashkimit”

Qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në disa zona të vendit si në Mirditë, Bradashesh dhe Golem, kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për hartën territoriale me 61 bashki. Një ditë më parë Banorët e Bradasheshit në Elbasan, protestuan  kundër ndarjes së re territoriale. Ata kërkojnë të mos bashkohen me Elbasanit dhe Bradasheshi të jetë bashki më vete. Kreu i Komunës Bradashesh Sabri Sollaku, tha se banoret jane kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit, duke kërkuar që Bradasheshit t’i bashkohen komunat Paper, Funar dhe Gracen. Ndërkohë kundërshti për projektin qeveritarë ka pasur edhe nga dias banorë të bashkisë së Rubikut, të cilët u mblodhën në një takim për të kundërshtuar shkrirjen në njësi të vetme të bashkive dhe komunave të Mirditës.

Për banorët e Rubikut ndarja e re administrative është e motivuar politikisht ashtu si 50 vite më parë, ndaj ata i kërkuan deputetëve të Mirditës të mos votojnë hartën e re administrative. Edhe kryetari i bashkisë i zgjedhur nga e majta e quan të papranueshme ndarjen e prpozuar nga qeveria. Ndërsa banorët janë shprehur të gatshëm për firmosjen e një peticioni për referendum. Një ditë më parë edhe banorët e zonës së Dukagjinit, Velipojës e Dajçit protestuan në hyrje të qytetit të Shkodrës, kundër ndarjes së Shkodrës vetëm në 2 njësi. Në protestë kundër hartës territoriale u ngritën edhe banorët e komunës Pojan, në Korçë të cilët  kundërshtojnë përfshirjen e kësaj njësie vendore në bashkinë e Maliqit. Ndërsa këshilltarët demokratë të Bashkisë së Himarës u janë bashkuar atyre të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për të kundërshtuar bashkimin e kësaj zone me Vranishtin, pasi sipas tyre Himara duhet të mbetet ashtu si ka qenë.

Të tjera kundërshtime për hartën e re administrativo-territoriale kanë ardhur edhe nga disa banorë të Golemit, të cilët u ngritën në protestë, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndarjes së re. Banorët kundërshtojnë shkrirjen e Golemit, sipas të cilëve kjo komunë plotëson të gjitha kriteret për njësi qendrore më vetë. Sipas tyre, Golemi me 30 mijë banorë, nuk mund të shkrihet. “Plotësojmë kriteret për njësi me vete vendore. Jemi kundër bashkimit me Durrësin apo me Kavajën”-shprehen banorët, pjesëmarrës në protestë. Mësohet se të pranishëm në protestë, në mbështetje të banorëve është dhe nënkryetari i Komunës Golem, përfaqësues të partive politike, si dhe 17 kryepleq të 17 fshatareve përreth.

Në tërësi krerët e ketyre komunave pretendojnë se plotësojnë një sërë kriteresh per te qene bashki me vete, nga marrëdhëniet historike kulturore, traditat e jetesës dhe bashkëjetetsës, zakone dhe doke të njejta. Por përtej këtyre qëndrimeve, qeveria duket e vendosur për ta miratuar hartën e re administrativo-territoriale në Kuvendin e Shqipërisë brenda javës që vjen. Aktualisht përfaqësues të qeverisë janë ne negociata me përfaqësues të zonave minoritare për ndarjen e disa fshatrave në jug të vendit, ndërsa negociata po bëhen edhe për sigurimin votave të nevojshme (84) për ta miratuar këtë reformë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 Reforma territoriale në Konferencë Kryetarësh

Projektligji “Për ndarjen Administrativo – Territoriale të Republikës së Shqipërisë” pritet të kalojë në fillim të javës në Konferencën e Kryetarëve për t’u dërguar më pas në seancën e fundit plenare në 31 korrik. Gjatë këtyre ditëve deputetët do të knë mundësinë të bëjnë edhe ndryshimet e fundit në ligj. Ndërkohë në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar, hartës së re iu bënë edhe, dukepërfshirë dhe sugjerimet e Qeverisë mbi bazën e të cilave Manza i bashkohet Durrësit, Lunxhëria dhe Odria, Gjirokastrës dhe Vangalati Livadhjasë. Me përcaktimin e hartës u miratua dhe projektligji “Për ndarjen administrativoterritoriale të njësive të qeverisjes vendore në republikën e Shqipërisë” i cili do të kalojë më 31 korrik për votim në seancë plenare.

 

61 Bashkitë e shpërndara sipas qarqeve

Qarku i Beratit do të ketë 3 Bashki

Qarku Durrës do të ketë 3 Bashki

Qarku Dibër do të ketë 4 Bashki

Qarku Elbasan do të ketë 7 Bashki

Qarku Fier do të ketë 6 Bashki

Qarku Gjirokastër do të ketë 7 Bashki

Qarku Korçë do të ketë 6 Bashki

Qarku Lëzhë do të ketë 3 Bashki

Qarku Kukës do të ketë 3 Bashki

Qarku Shkodër do të ketë 5 Bashki

Qarku Tiranë do të këtë 5 Bashki

Qarku Vlorë do të ketë 7 Bashki

 

Reforma, Balla: Ndarja e re, rilindje e qeverisjes vendore

Duke folur nga Librazhdi, ku mori pjesë në 70-vjetorin e batalionit të Bërzeshtës, deputeti socialist Taulant Balla theksoi se ndarja e re administrative është historike. Një ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale, komisioni i posaçëm është njohur me përgjigjen zyrtare të qeverisë dhe ka miratuar draftin përfundimtar dhe projektin final të ndarjes territoriale që parashikon një hartë me 61 bashki, që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim. Në hapje të mbledhjes, kryetari i komisionit, Bashkim Fino tha se projekti i miratuar nga qeveria do t’i bëhet i ditur grupeve parlamentare, duke lënë të hapur mundësinë për të dhënë mendime dhe sugjerime.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency