Reforma në drejtësi/SHBA dhe BE rinisin negociatat, takim me Bashën dhe Berishën

0
184

 

Lu-dhe-VlahutinDy diplomatët e huaj, Lu dhe Vlahutin, zhvilluan takim edhe me kreun e Komisionit  të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Xhafajn

Sava Sota

SHBA dhe BE rinisin negociatat pwr tw gjetur konsensusin mes palwve pwr reformwn nw drejtwsi. Diplomatët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, e nisën anxhendën e takimeve ditën e djeshme në selinë blu, me liderin e opozitën Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. Partia Demokratike, duket se nuk rresht së këmbënguluri në zgjidhjen e problematikave që ka ngritur muajt e fundit, duke kërkuar gjithmonë arritjen e një konsensusi politik. Cështjet kryesore për të cilat opozita ka patur në fokus të diskutimeve edhe me eurodeputetët pak ditë më parë, si ajo e dekriminalizimit, reformës në drejtësi, dhe sidomos ngritjen e Byrosë së Hetimit, kanë ndikuar në këmbënguljen e Partisë Demokratike, për zgjidhjen e menjëhershme të këtyre pikave kyce. Por, sa i përket takimit mes Vlahutin dhe ambasadorit Lu në selinë blu, nuk pati një deklaratë zyrtare se në cfarë shtyllash kryesore u mbështet opozita, dhe se cili ka qënë qëndrimi i diplomatëve të huaj. Ndërkaq, më herët eurodeputetët dhe ambasadori Lu, kanë insistuar në domosdoshmërinë e zbatimit të cështjeve që përbëjnë rëndësi të madhë për një shtet demokratik. Ndërkohë, përpos vëmëndjes së këtyre takimeve, diplomatët e huaj zhvilluan një takim dhe me kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Në takimin që zgjati për rreth 90 minuta  ishin të pranishëm dhe ekspertët e OBDAT dhe EURALIUS dhe mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht reforma në drejtësi, dhe se fryma konsensuale ndërmjet palëve politike, mbetet me rëndësi themelore, për sa kohë kërkohet dekriminalizimi dhe një drejtësi e palëkundur.

SHBA apelon për veprime konkrete

Në një reagim të fundit ambasada e SHBA ka deklaruar  se SHBA ka ofruar asistencë teknike për draftin e Byrosë së Hetimit ndërsa apeloi që mbështetjen që kanë shprehur deri tani partitë politike ta kthejnë në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet. Gjithashtu, dy ambasadorët prej disa kohësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike, në lidhje me disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi, procesi i dekriminalizimit si dhe ngritja e Byrosë së Hetimit. Kështu, pothuajse kampet më të mëdha në vend, kanë mirëpritur ditët e fundit jo vetëm eurodeputetët, por edhe dy raporterët  e PE-së për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin, ku nga ambjentet e selisë blu mësohet se i kanë dhënë vëmëndje ngërcit që ka mbërthyer politën shqiptarë për reformën në drejtësi.  Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, ata kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.

 

Miratohet ligji i transportit rrugor: Këshilli Bashkiak do të përcaktojë terminalet

Projektligji për transportet rrugore i cili parashikon përmirësim të standarteve dhe rinovim të flotës së mjeteve u miratua ditën e djeshme, ku në qëndër të debatit mbeti grupimi i operatorëve lokalë. Ndërkohë, opozita më herët ngriti si shqetësim faktin se përcaktimi i terminaleve do të bëhej nga Kryebashkiaku. Ndërsa Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese sqaroi se Këshilli Bashkiak do të përcaktojë terminalet e autobusave. Po ashtu, deputetë të mazhorancës dhe të opozitës ngritën si problem grupimin e operatorëve aktualë të cilët ofrojnë shërbimin e transportit. Në fjalën e tij, Kopliku, sqaroi se: Ti operatori A do ta bësh këtë linjë, operatori C,D o futuni nën hyqmin e operatorit A ose largohuni nga kjo veprimtari. Nuk mund  më duket e drejtë ti ndërpritet një diçka që i është dhënë atyre, një liçensë, një kontratë. Ndërsa Bushati shtoi nga ana tjetër se kjo duket pak problematike. “Duhet të ndajmë dy gjërat, faktin e rinovimit të parkut të automjeve për çdo operator, që nuk ka lidhje me këtë që po themi ne. Ti mund të vësh direktivë dhe janë direktivat për me qenë, nuk mund të quhet se jemi duke e bërë sepse po rregullojmë cilësinë e mjeteve” – theksoi ai duke sqaruar se ky projektligj synon që t’i jap zgjidhje transportit ndërqytetas i cili është përcaktuar në një gjendje kaotike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here