Reagon Policia e Shtetit: Akuzat të pavërteta, s’ka efektivë të shkarkuar

0
141

Pas deklaratës së Partisë Demokratike, ka reaguar Policia e Shtetit.

Kjo e fundit ka hedhur poshtë akuzat e PD se 7 efektivë policie janë shkarkuar pasi reaguan nga kunatit të ministrit Tahiri.

Përmes një deklarate, Policia e Shtetit pohon se akuzat e PD janë tërësisht të pavërteta.

” Në asnjërën prej ngjarjeve të cituara në deklaratë, nuk është shkarkuar asnjë punonjës policie, ndaj pretendimet dhe akuzat e bëra publike, janë thjesht fakte të pavërteta”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, policia thekson se, siç parashikon kuadri ligjor, për të dyja rastet është kryer procedura ligjore e verifikimit të përgjegjësive, procedurë standard që ndodh sa herë që një qytetar ka ankesë për veprimet e policisë.

PD hodhi akuza  publike se 7 efektive policie janë hedhur në rrugë pasi reaguan ndaj kunatit të ministrit Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here