Reagimi / Prifti: Fotot e shpërndara nga Meta nuk më ndalin, nesër e kam radhën sërish unë

0
106

 

 

 

fotot e dritan priftitDritan Prifti reagoi dje ndaj publikimit të fotove intime ku ai shfaqej me një vajzë duke ia faturuar ato kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, i cili, sipas tij, po mundohet ta shantazojë për të heshtur për çështjen e CEZ-it. Prifti tha se prej pesë vitesh shantazhohet me këtë video, e cila, sipas tij, i është treguar edhe bashkëshortes së tij. “E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj. Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter. Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro”, – tha ai. Më tej ish-ministri i Ekonomisë tha se pavarësisht këtyre fotove ai nuk do të tërhiqet nga denoncimet e tij duke shprehur sërish gatishmërinë për të dhënë në çdo hetim dëshminë e tij. “Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojnë t’me bëjnë mua te tërhiqem nga akuzat. Nuk do tërhiqem nga asnjë akuze. Sapo te hapen hetimet do dëshmoj te gjitha ato qe unë di ne lidhje me skandalin e CEZ-it dhe miliona euro te përvetësuara ne mënyrë te jashtëligjshme nga njerëzit e Metës. Do dorëzoj çdo gjë qe posedoj për te zbardhur ketë te vërtetë”. Nga ana tjetër Prifti tha se bashkëshortja e tij ishte në dijeni të fotove që prej 5 vitesh, ndërsa theksoi se tashmë është sërish radha e tij për të bërë publike video apo foto. “Prej 5 vjetësh familja ime është e njohur me këtë çështje. Gruas time nëpunësit e Metës ja kane sjell ne shtëpi këto për ti pare, qe para 5 vjetësh. Do kishte pasur me shume interes për përgjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe përgjonin gratë e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe paratë e harxhuara për përgjimin tim. Këto pisllëqe janë maksimumi qe ata mund te servirin kundër meje. Kijeni parasysh qe unë jam gjithmonë një hap përpara, dhe asgjë ne te shkuarën dhe sot nuk e bej pa mend. Radhën e kam përsëri unë. Nesër është dite e re dhe prova te reja, duke filluar me paratë e marra nga DIA nga soji Gon Çelës, deputetit te LSI, me që sot ai i quajti shpifje këto akuza”, – theksoi Prifti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here