Rama: Askush me një nivel arsyetimi s’mund t’i besojë Asadit, përpjekje e përbashkët për Sirinë

0
91

 

 

rama te selia e PSKryeministri Edi Rama foli dje në një intervistë për kanalin amerikan “Fox Business” për krizën siriane duke shprehur hapur mbështetjen për qëndrimin amerikan rreth kësaj krize. I pyetur rreth regjimit të Bashar al Asadit, Kryeministri Rama u shpreh se askush i arsyeshëm nuk mund t’i besojë Asadit, ndërsa e cilësoi mbështetjen e Rusisë për Asadin si një problem të Presidentit rus Putin. “Nuk është aspak e lehtë dhe pa dyshim që do të kërkojë kohë por besoj fort se Presidenti Obama kishte të drejtë kur theksoi se përtej zgjidhjes ushtarake nevojitet edhe një përpjekje e përbashkët duke përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin. Unë nuk mund të them se çfarë Putin i tha Presidentit Obama, por me siguri Obama kishte të drejtë për një përpjekje të përbashkët, sepse duket që pasojat janë shumë të rënda dhe fluksi i refugjatëve tregon një pjesë të historisë. Askush me një nivel të caktuar arsyetimi s’mund t’i besojë Asadit”, – tha ai.
 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here