QSUT / Pacientët: Nëse nuk paguajmë për çdo mjekim infermierët, jemi në mëshirë të fatit. S’ka ilaçe

0
116

 

gruaja 55 vjecare qe tha se ska sherbim

nje paciente qe shprehui shqetesime per spitalin infermierja qe refuzoi fjalen e tha se i sherbejme pacienteve plaku nga Vlora

 

 

 

 

 

 

Higjiena e spitalit, rrezik për shëndetin e të shtruarve, mjekja: Nuk prononcohem pa marrë urdhër nga lart

 

Vojsava Sota

 

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” prej kohësh ka mungesë barnash dhe pajisjesh për t’u shërbyer pacientëve që shtrohen për t’u kuruar. Gazeta “Standard” lidhur me këtë problem vëzhgoi dje nga afër kushtet e spitalit. I pyetur nëse i kanë munguar ilaçet e duhura, një pacient nga Vlora rreth moshës 60 vjeç me iniciale P. L. u shpreh: “Nuk ka asnjë lloj përmirësimi. Ne kemi ardhur nga Vlora dhe nuk mund të marrim mjekimin e duhur, pasi nuk gjejmë dot ilaçet. Edhe ato që marrim, mjekët na udhëzojnë në farmaci të caktuara ku ata kanë të lidhur ngushtësisht interesat e tyre me njëri-tjetrin. Infermierët këtu nuk përgjigjen për kujdesin tonë, nëse neve nuk i paguajmë në dorë ato. Kush nuk paguan mjekët, lihet në mëshirë të fatit”. Ndërsa në pavijonin numër dy, të shtruarit ndeshen me të tjera probleme madhore, që rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre. Pacientët nga Tirana që e kanë frekuentuar më shpesh këtë spital, u shprehën se higjiena është skandaloze. Më gjerë, një i shtuar aty me inicialet K. S. tha: “Këtu ka shumë papastërti, sepse shumë mbetje spitalore nuk mblidhen, muret janë fare të palyera dhe marrin lagështirë, gjë e cila ndikon negativisht në shëndetin tonë. Korridoret e spitalit kanë shumë pluhur dhe ky ajër i ndotur brenda në spital gati sa s’na merr frymën në këtë gjendje që jemi ne”. Të indinjuar nga këto rrethana të vështira për kurimin e sëmundjeve të tyre dhe indiferentizmin e mjekëve, pacientët pohuan se në spital ka edhe mungesë serumesh. Në këtë kontekst bën të ditur se shëndeti i tyre përkeqësohet në tilla raste kur kanë nevojë urgjente.

 

Mjekët refuzojnë

Për të marrë një përgjigje edhe nga ana e stafit të spitalit rreth kësaj situate, ne pyetëm disa mjekë në pavijone të ndryshme të QSUT-së. Në të shumtën e rasteve hasëm në refuzimin e tyre për të folur për gazetën, duke iu shmangur pyetjeve për mungesën e ilaçeve apo kushteve higjenike. Ndërsa një infermierë e pavijonit numër dy u shpreh me tone të ashpra se nuk mund të prononcohej për asgjë pa marrë urdhër nga lart. Kjo sjellje u vu re edhe nga pacientët që ishin aty pranë, të cilët na bënë të ditur se kjo është një sjellje e zakonshme dhe ndaj tyre, duke mos u konsultuar për asnjë problem gjatë kurimit. Po ashtu infermierja na tha se kujdesi për pacientët nuk mungon, gjë e cila nuk kaloi pa u komentuar nga një grua e moshës rreth 55 vjeçe, që na pohoi: “Askush nuk është afruar për të na dhënë ndihmën e duhur”. Nuk dihet nëse ky nivel shërbimi do të përmirësohet apo jo në vazhdimësi dhe nëse shëndeti i pacientëve do të varet nga pagesat e shpeshta që ato u bëjnë infermierëve për çdo mjekim. Gjithsesi, situata aktualisht në QSUT paraqitet tepër e rëndë, kjo e vërtetuar jo vetëm nga fjalët e pacientëve, por edhe nga vetë vëzhgimi ynë, ku mungesa e higjienës ishte e dukshme në një pjesë të madhe të pavijoneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here