Qindra denoncime në PD /Dekonspirohet plani i UET-së për të uzurpuar Forumin Rinor të PD-së nëpërmjet Salianjit

0
127

salianji-me-cilin

 

Është mbyllur dje procesi i votimit për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike edhe në Sarandë. Tre kandidatët pas diskutimeve janë njohur me rezultatin përfundimtar të votuesve. Kjo garë është fituar nga Belind Këlliçi. Ai mori 112 vota, Ervin Salianji u rendit i dyti me 60 vota dhe kandidatja Orjela Nebijaj 31 vota. Pas kësaj fitoreje, Këlliçi thellon diferencën me rreth 115 vota me Salianjin që renditet i dyti për nga numri i votave, ndërsa Nebijaj është më e distancuar me numër votash. Saranda ishte ndalesa e 12-të për këtë garë e cila ka në total 20 procese zgjedhore. Deri në përfundim të garës kanë mbetur edhe 8 qendra votimi dhe gara duket se do të vazhdojë e fortë deri në fund të saj. Më i favorizuar për të rrëmbyer kreun e FRPD-së është Këlliçi që po fiton terren nga gara në garë. Me sa duket, të rinjtë demokratë e kanë kuptuar lojën e pistë që nisi dhe madje vazhdon e dëshpëruar për zgjedhjen e kryetarit të rinisë së Partisë Demokratike. Ende pa nisur kjo garë në media të shumta por veçanërisht në rrjetet sociale u paralajmëruar se Ervin Salianji ishte “kali i Trojës” i cili po sponzorizohej fuqishëm nga një grup afër Edi Ramës për t’u katapultuar në atë detyrë të rëndësishme. Ky “kalë”, sipas këtyre denoncimeve, e nisi dhe po e vazhdon rrugëtimin e tij i sponzorizuar nga lidershipipi i Universitetit Evropian të Tiranës dhe një grup deputetësh biznesmen të PS-së. Plani duket ishte “kopsitur” mirë fillimisht. Duke përfituar nga e drejta e anëtarësimit online në FRPD, qindra e qindra student të UET vetëm pak kohë përpara nisjes së garës arritën të anëtarësohen duke pasur kështu edhe të drejtën e votës. Dhe gjithçka eci mirë në fillim kur Salianji arriti të fitonte në shumë qarqe. Por në vazhdimësi duket se kësaj skeme i doli boja. Denoncimet e shumta nga të rinjtë demokratë se për Salianjin kanë votuar përveçse studentëve të UET edhe të rinj socialist, të rinj të LSI dhe PDIU, si dhe të rinj të rekrutuar nga call center, por edhe manipulimi i zgjedhjeve duke blerë vota kanë ndikuar në imazhin e Ervin Salianjit, duke kaluar në avantazh kandidatin Këlliçi. Por kush është Ervin Salianji, çfarë kontributi dhe formimi ka ai që të arrijë të vihet në krye të një prej strukturave më të rëndësishme të PD-së? Në pamje të parë duket një njeri me kontribute dhe vërtet një vlerë për PD-në dhe opozitën, por realiteti është krejt ndryshe dhe për këtë ai është kujdesur jo pak. Kjo është një meritë që duhet t’ia njohim djalit nga fshati i thellë i Lozhanit të Bashkisë Maliq. Ai në PD u shfaq në vitin 2013, në Tiranë pak vite më parë. Themi 2013 sepse në vitin 2011, kontribuoi me pagesë në fushatën e zgjedhjeve në Korçë, si i dërguar i UET. Në fakt, më shumë se kontribut ka qenë punë mercenari. Më tej Lulzim Basha e përdori për disa dalje e denoncime publike, por menjëherë e zhduku nga ekrani. Por papritur u rishfaq si kandidat potencial për kreun e FRPD-së. Asnjë sekondë, asnjë ditë, asnjë çast kontribute në organizatën e të rinjve demokratë. Mbahet mend vetëm për gafat dhe të qeshurat që shkaktonte në daljet televizive në emër të PD-së, derisa kreu i saj Basha u detyrua ta largonte nga ai rol. Tani ai synon kreun e organizatës rinore të kësaj partie. U shfaq kandidat për kreun e FRPD i pari, ndërkohë të tjerët ishin të pritshëm prej kohësh. Bëri llogaritë dhe mori makinerinë e UET me vetë, një staf me gati 500 vetë në Tiranë dhe rrethe. 100 bursa universitare dhe një buxhet me miliona lekë. Duket se deri përpara pak ditëve ky plan nuk ka ecur keq. Por tashmë është i dekonspiruar dhe i dështuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency