Qelizat e kancerit në tru

0
148

D71A2F9B-0DAC-4B34-89D8-F14881FD2942_mw1024_s_n

Hulumtuesit e Institutit Neurokirurgjik Cedars-Sinai Maxine Dunitz dhe të Departamentit të Neurokirurgjisë identifikuan objektivat e sistemit imun mbi qelizat amë të kancerit – qelizat nga të cilat besohet se tumoret malinje të trurit e kanë origjinën dhe rigjenerimin – dhe krijuan një vaksinë eksperimentale për t’i sulmuar ato. Rezultatet e studimeve laboratorike dhe në kafshë janë publikuar në edicionin online të “Stem Cells Translational Medicine”, dhe do të paraqitet në shtyp në numrin e marsit 2014. Një studim i sigurisë i Fazës i në vullnetarët njerëz me glioblastoma multiforme të ripërsëritur, tumori më i zakonshëm dhe më agresiv i trurit tek të rriturit, është duke u zhvilluar. Ashtu si qelizat burimore normale, qelizat burimore të kancerit kanë aftësinë të vetëripërtërihen dhe të gjenerojnë qeliza të reja, por në vend të prodhimit të qelizave të shëndetshme, ato krijojnë qeliza të kancerit. Në teori, nëse qelizat burimore të kancerit mund të shkatërrohen, tumori mund të mos jetë në gjendje ta mbajë veten, por nëse burimet e kancerit nuk hiqen ose shkatërrohen, tumori do të vazhdojnë të kthehet pavarësisht nga përdorimi i terapive ekzistuese kancero-vrasëse. Hulumtuesit identifikuan fragmente të caktuara të një proteine – CD133 – e cila gjendet në qelizat burimore të kancerit të disa tumoreve të trurit dhe kancereve të tjera. Në laborator, ata kultivuan kulturuat e proteinave me qelizat dendritike, qelizat më të fuqishme të sistemit imunitar antigjen, të cilat janë përgjegjëse për ta ndihmuar sistemin imunitar që t’i njohë dhe sulmojë pushtuesit. Studimet në minjtë laboratorikë treguan se vaksina rezultuese ishte në gjendje ta stimulojë një reagim imunitar ndaj proteinave CD133 pa shkaktuar efekte anësore si reagimi autoimun kundër qelizave apo organeve normale. “CD133 është një nga disa proteinat e bëra në nivele të larta në qelizat burimore të kancerit glioblastoma multiforme. Për shkak se kjo proteinë duket të jetë e lidhur me rezistencën e qelizave burimore të kancerit ndaj trajtimit me rrezatim ose kimioterapi ose të dyja së bashku, ne e shohim atë si cak ideal për imunoterapi. Kemi gjetur së paku dy fragmente të proteinës që mund të jenë në shënjestër për të shkaktuar një reagim imunitar për t’i vrarë qelizat e tumorit. Ende nuk e dimë nëse reagimi do të jetë mjaft i fortë sa për ta parandaluar kthimin e tumorit, por tani është duke u zhvilluar një test klinik në njerëz për ta vlerësuar sigurinë për studime të mëtejshme,” theksoi John Yu, zëvendëskryesues i Departamentit të Neurokirurgjisë, drejtor i neuroonkologjisë kirurgjikale, drejtor mjekësor i Qendrës për Tumor të Trurit dhe drejtor neurokirurgjik iGamma Knife Program në Cedars-Sinai. Ai është autor i lartë i artikullit të publikuar. Me kujdes standard mjekësor, i cili përfshin kirurgjinë, trajtimin me rrezatim dhe kimioterapi, gjatësia mesatare e mbijetesës është 15 muaj për pacientët e diagnostikuar me glioblastomë multiforme. Hulumtuesit nga Cedars-Sinai kanë studiuar imunoterapinë e qelizave dendritike që nga viti 1997, ndërsa prova e parë klinike në qenie njerëzore është lansuar në vitin 1998.

 

 

Vitamina D rrit funksionin erektil

 

Hulumtimi i ri i shkencëtarëve nga Italia tregon se nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojë negativisht në ereksion, përcjell Prevention. Në studim morën pjesë 143 meshkuj të cilët vuanin nga disfunksioni erektil, por jo në të njëjtën masë. Shkencëtarët i studiuan shprehitë e tyre të jetesës dhe i matën nivelet e vitaminës D në gjak. Kur i analizuan rezultatet, ata erdhën në përfundim se 50% e pjesëmarrësve vuanin nga mungesa e vitaminës D. Sa më të ulëta që i kishin pjesëmarrësit nivelet e vitaminës D, aq më i madh ishte problemi me disfunksionin erektil. Meshkujt me disfunksion erektil të rëndë kishin madje 24% më pak vitaminë D, në krahasim me meshkujt me formë të butë të disfunksionit erektil. “Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D është thelbësore për mirëmbajtjen e një numri të proceseve trupore, ndërsa ky hulumtim e konfirmon këtë,” tha studiuesja kryesore, prof. Alessandra Barassi. Vitamina D e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut, dhe kështu ka një efekt pozitiv në funksionin erektil. Ekspertët u rekomandojnë meshkujve që vuajnë nga mungesa e vitaminës D të fillojnë marrjen e suplementeve, por me konsultim paraprak me mjekun ose farmacistin e tyre.

 

 

Gjelbërimi ka efekt pozitiv në shëndetin mendor

 

Studimet më të fundit të kryera nga hulumtuesit britanikë kanë zbuluar efektin pozitiv për shëndetin mendor, që në trurin tonë e shkakton gjelbërimi apo natyra. Studimi, i cili është publikuar në revistën shkencore “Landscape and Urban Planning”, tregon se banorët e Londrës, të cilët jetojnë në rrugët ku ka gjelbërim, apo lisa të mbjellë përgjatë rrugës, janë shumë më pak nën depresion dhe përdorin më pak tableta kundër depresionit, në krahasim me ata persona të cilët janë të rrethuar me beton të ftohtë. “Tashmë është vërtetuar se prania e sipërfaqeve të gjelbra ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, duke bërë që të përdorin më pak tableta kundër depresionit”, – ka deklaruar dr. Philip Rode. Prania e sipërfaqeve të gjelbra, qoftë fjala për mal, kopsht apo park, paraqet një burim të rëndësishëm të lumturisë, sepse e zbutin stresin e jetës në qytet. Pos kësaj, rrugët me gjelbërim përreth janë më të përshtatshme për të jetuar, nxitin të merreni me aktivitet fizik dhe forcojnë ndjenjën e jetës së përbashkët, që pozitivisht ndikon në jetën dhe shëndetin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency