Publikimi zyrtar/ Buxheti, si ndahen fondet për çdo ministri

0
126

Rriten shpenzimet për institucionet

Ministria-e-FinancaveQeveria “Rama” ka ndërhyrë në buxhetin e vitit 2013, me aktin normativ të miratuar dy ditë më parë. Ndryshimet do të rrisin shpenzimet qeveritare me 35 milionë dollarë. Deri në fund të dhjetorit, deficiti do të rritet me rreth 220 milionë dollarë. Gjithashtu parashikon të mbledhë 321.9 miliardë lekë të ardhura, në krahasim me buxhetin fillestar që parashikonte 360.6 miliardë lekë. Shpenzimet e pritshme deri në fund të vitit janë 405.4 miliardë lekë, në krahasim me 421.5 miliardë që ishin parashikuar.

Nenet që janë ndryshuar me aktin normativ të qeverisë

Neni 1 ishte

Buxheti për vitin 2013:

Të ardhura    360 661 milionë lekë

Shpenzimet  409 594 milionë lekë

Deficiti 48 933 milionë lekë

Neni 1 bëhet:

Buxheti i rishikuar:

Të ardhurat   321 919 milionë lekë;

Shpenzimet 405 408 milionë lekë;

Deficiti            83 489 milionë lekë

Neni 2 ishte:

Të ardhurat 287 742 milionë lekë

Shpenzimet 336 675 milionë lekë

Deficiti            48 933 milionë lekë

Neni 2 bëhet

Të ardhurat 252 113 milionë lekë

Shpenzimet 335 602 milionë lekë

Deficiti 83 489 milionë lekë

Neni 3 ishte

Të ardhurat 29 256 milionë lekë;

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 14 153 milionë lekë;

Të ardhura te tjera 15 103 milionë lekë;

Shpenzimet 29 256 milionë lekë.

Neni 3 bëhet

Buxheti vendor për vitin 2013 bëhet:

Të ardhurat 28 580 milionë lekë;

nga të cilat:

– granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 16 153 milionë lekë;

– të ardhura të tjera 12 427 milionë lekë;

Shpenzimet 28 580 milionë lekë.

 

Neni 4 ishte

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2013 është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:

Të ardhurat, gjithsej 88 876 milionë lekë;

Nga të cilat:

– kontributet   51 399 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit 37 477 milionë lekë;

Shpenzimet 88 876 milionë lekë

Neni 4 bëhet

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2013 bëhet:

 

Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej 88 876 milionë lekë;

nga të cilat:

– kontributet               50 669 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit 38 207 milionë lekë;

Shpenzimet              88 876 milionë lekë.

Neni 5 ishte

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2013 ishte:

Të ardhurat, gjithsej 30 743 milionë lekë;

Nga të cilat:

– kontributet dhe të tjera 7 617 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit            23 126 milionë lekë;

Shpenzimet  30 743 milionë lekë.

Neni 5 bëhet:

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2013 është:

Të ardhurat, gjithsej             30 736 milionë lekë;

nga të cilat:

– kontributet dhe të tjera      7 310 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit            23 426 milionë lekë;

Shpenzimet 30 736 milionë lekë.

Neni 6 Ishte

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2013 është:

Të ardhurat, gjithsej 1 800  milionë lekë;

Nga të cilat:

– të ardhura të tjera   1 500  milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit            300     milionë lekë;

Shpenzimet  1 800  milionë lekë.

 

Neni 8 ishte:

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, ishin:

Grantet                       11 995            milionë lekë;

Të ardhurat tatimore            255 169          milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore         20 578            milionë lekë.

Neni 8 bëhet

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet           7 880 milionë lekë;

Të ardhurat tatimore            220 105 milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore         24 128 milionë lekë.

Neni 9 ishte

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 48 933 milionë lekë, nga i cili 500 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 48 433 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale dhe/ose uljen e huamarrjes, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit

 

Neni 9 bëhet:

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 83 489 milionë lekë, nga i cili 12 465 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 71 024 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.

Të ardhurat nga privatizimi, mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet, përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale dhe/ose uljen e huamarrjes, e cila, nëse shkon për shpenzime kapitale, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2, të këtij ligji.

Neni 10 ishte:

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, ishin:

Shpenzimet korrente           260 705 milionë lekë;

Shpenzimet kapitale           71 170 milionë lekë;

Fondi rezervë           1 500 milionë lekë;

Kontingjenca            800     milionë lekë;

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve        2 500  milionë lekë.

Neni 10 bëhet

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzimet korrente           256 119 milionë lekë;

Shpenzimet kapitale           74 283 milionë lekë;

Fondi rezervë           2 000 milionë lekë;

Kontingjenca            800 milionë lekë;

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 400 milionë lekë.

 

Neni 11 ishte

 

Neni 11 bëhet

Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87 710 veta. Numri maksimal i punonjësve, i dhënë me hollësi për çdo ministri dhe institucion qendror, është sipas tabelës 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm për institucione të reja të krijuara me ligj. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 100 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij”.

Neni 18 ishte

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2013, është 70 519 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:

1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore, deri në 27 418 milionë lekë.

2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 36 370 milionë lekë.

3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 6 471 milionë lekë.

4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të huaja, të papaguara, deri në 260 milionë lekë.

Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë deri në 860 722 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë 70 023 milionë lekë. Përjashtohen nga kufijtë e sipërpërmendur garancitë që mund të jepen për sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Autorizohet Këshilli i Ministrave që në këto raste të japë garanci përtej limiteve të parashikuara më sipër.

Neni 18 bëhet:

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2013, është 101 018 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:

1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore, deri në 52 820 milionë lekë.

2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 39 497 milionë lekë.

3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 8 441 milionë lekë.

4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të huaja të papaguara, deri në 260 milionë lekë.

Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë deri në 867 105 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë në 61 894 milionë lekë.

Përjashtohen nga kufijtë e sipërpërmendur garancitë që mund të jepen për sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Autorizohet Këshilli i Ministrave që në këto raste të japë garanci përtej limiteve të parashikuara më sipër”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency