Proteston biznesi i tre vendeve ndaj barrierave doganore të Kosovës

0
169

Ervin Kaduku

Përfituesi i vetëm në këtë situata të krijuar nga autoritetet fiskale të Prishtinës është vetëm Serbia

 

DOGANA-KAPSHTICE-800x533Barrierat doganore ndaj biznesit kanë sjellë dje protestën e biznesit në zonën neutrale në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, në doganën e Morinit. Pjesëmarrës në këtë protestë  ishin më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Ata protestuan për shkak të barrierave doganore që po zbatohen mes dy vendeve ndaj biznesit, i cili realizon import-eksportin e mallrave të ndryshëm për tregun mbarëshqiptar.

Përfaqësues të kompanive të ndryshme kërkuan krijimin e një organi të vetëm doganor,  heqjen e tarifës prej 40 euro për qëndrimin në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private, fatura unike nga të dyja palët si dhe dhënien fund të ‘luftës’ tregtare e cila po dëmton biznesin e të tria vendeve.
Përfaqësuesit e biznesit thonë se që nga 1 gushti eksporti është bërë i vështirë. Fituesi i vetëm në këtë situatë është Serbia, që rrit mundësinë e futjes së mallrave të saj në Kosovë.
Përmes pikës kufitare dhe doganës së Morinit në Kukës kalojnë çdo ditë qindra automjete të tonazhit të rëndë, të cilat importojnë dhe eksportojnë mallra të ndryshme në të 3 vendet.  Ndërsa me barrierat  doganore të krijuara një kompanie i shkaktohet një dëm prej 100 mijë eurosh në vit,  kosto që ndikon në çmimet në treg, por edhe shkurtimin e vendeve të punës.
Pikërisht për të parandaluar këto pasoja negative dje u organizua kjo proteste në zonën neutrale në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Kjo nuk është e vetmja masë penguese për tregtinë e lirë midis dy vendeve. Që prej fillimit të këtij muaji, Autoritetet Doganore të Kosovës në mënyrë të njëanshme, pa asnjë paralajmërim dhe arsyetim, kanë anuluar aplikimin e kësaj dispozite doganore të tyre duke detyruar eksportuesit nga Shqipëria që mallrat t’ia nënshtrojnë një regjimi tjetër doganor. Konkretisht, nga data 1 gusht 2013 të gjitha automjetet transportuese të mallrave që vijnë nga Shqipëria duhet të ndryshojnë destinacionin e tyre nga distributorët apo konsumatorët drejt terminalit doganor privat në qytetin e Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinës ku duhet të kryejnë veprimet doganore (zhdoganime etj.).

Sipas eksportuesve, detyrimi i tyre që të dërgojnë automjetet me mallrat e tyre fillimisht në terminalin doganor privat të Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinës shkakton humbje kohe për dërgimin e mallrave në destinacionin fina1 dhe kosto direkte të transportit. Gjithashtu, mungesa e kushteve minimale për kryerjen e veprimeve doganore në këtë terminal (nuk ka as bankë aty!) përbën një tjetër kosto shtesë për operatorët eksportues. Përpos këtyre faktorëve, dërgimi i automjeteve me mallra në destinacionin ‘terminal privat’ në Prizren, shoqërohet edhe me një kosto shtesë të drejtpërdrejtë që është tarifa prej 40 eurosh në ditë për çdo kamion. Vetëm kjo e fundit (tarifa prej 40 eurosh në ditë për çdo kamion), duke marrë në konsideratë shpeshtësinë e eksporteve dhe vlerën totale të mallit që eksportohet për çdo kamion, përbën një kosto të papërballueshme dhe krejt demotivuese për vijimin apo jo të eksportit të mëtejshëm atje.

Kështu, p.sh. për një kamion me tulla që eksportohet rëndom drejt Kosovës, ka vlerë totale rreth 780 euro. Për kamionët e destinuara p.sh për në Gjakovë, detyrimi i ri që kamioni të shkojë paraprakisht në terminalin e Ferizajt, rrit koston e transportit me vlerën rreth 200 euro.

 

 

Ulet sërish kostoja e borxhit të brendshëm, bonot në minimum historik

Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të Ministrisë së Financave 10.9 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12 dhe 3 mujor. Kërkesa e lartë për të blerë letra me vlerë të qeverisë, kryesisht nga bankat tregtare ka bërë që yield-i (interesi) të zbresë sërish, duke shënuar një tjetër minimum historik.

Për bonot me maturim 12 mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 8.6 miliardë lekë, ndërsa ajo e kërkuar ishte rreth 14.2 miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 4.58%, nga 4.87%, që ishte në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturiteti.

Për bonot 3 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 2.3 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 3.6 miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.69%, nga 4%, që ishte në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturiteti.

Interesat e bonove janë ulur vazhdimisht gjatë këtij viti, me bankat që kanë përqendruar investimet e fondeve të lira në blerjet e letrave me vlerë të qeverisë, në një kohë që stoku i kredisë për ekonominë pothuajse ka qëndruar në vend. Sipas të dhënave të fundit, në raport me dhjetorin 2012, stoku i kredisë për biznesin dhe individët është rritur vetëm me 2.73 miliardë lekë apo 0.49%. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin 10.8 miliardë lekë dhe 2%. Në të kundërt, Zëri “Veprimeve me letrat me vlerë”, në bilancet e bankave 12.3%, apo 31 miliardë lekë, për të njëjtën periudhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency