Tragjedia   / Atentat mafioz në Tiranë, ekzekutohen me kallashnikov dy të rinj, një i tretë i plagosur  

0
125

 

 

vrasja ne tirane atentati nate (6)

 

E reja Aurora Oskian dhe i riu Kevin Rugova, që të dy pasagjerë në automjetin tip “BMW”, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që është plagosur rëndë shtetasi Elvis Gaçaj, drejtues i mjetit

 

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një breshërie automatike të ndodhur pas lulishte “1 Majit”, pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes, kur tre persona që po udhëtonin me një automjet tip “BMW” kanë rënë pre e breshërisë së armëve të zjarrit. Për pasojë, shtetasja Aurora Oskyan dhe Kevin Rugova, që të dy pasagjerë në automjetin tip “BMW”, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që është plagosur rëndë shtetasi Elvis Gacaj, drejtues i mjetit.

 

Përplasja me armë

Dy të rinj kanë mbetur të vrarë e një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndaj tyre, teksa udhëtonin me makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, pranë lulishtes “1 Maji” përballë ish-Ekspozitës në kryeqytet. Autori i ngjarjes dyshohet se i ka bërë atentat të rinjve, pasi ka qenë duke i pritur në rrugë me një armë zjarri tip Kallashnikov, të cilën e ka patur të mbështjellë me një batanije. Pasi ka qëlluar mbi drejtuesin e mjetit Elvis Gacaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, dhe më pas mbi dy pasagjerët të cilët kanë humbur menjëherë jetën, autori është larguar drejt lumit të Lanës. Në këto momente vetë drejtuesi i mjetit i është kundërpërgjigjur atij duke qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, por autori është larguar duke kaluar në këmbë në anën tjetër të Lanës. Viktimat, të moshës rreth 30 vjeç, po lëviznin me një automjet tip “BMW” me targë AA675JS në momentin kur janë qëlluar. I plagosuri Elvis Gacaj është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën shtetasit Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, të dy pasagjerë në mjetin në pronësi të me inicialet A. Gj. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Ndërsa në gjithë kryeqytetin janë ngritur postblloqe për të kapur autorin.

 

“Dëgjova 10 të shtëna arme”

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në këtë zonë ka pasur shumë njerëz, mes tyre fëmijë e të moshuar. Njëra nga të pranishmet në vendngjarje ka rrëfyer për momentet kur janë dëgjuar të shtënat. “Ndodhesha aty afër me vajzën time të vogël, dhe për një moment dëgjova rreth 10 të shtëna armësh. Ktheva kokën dhe pashë që u mblodhën shumë njerëz. U afrova dhe teksa pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë që kanë mbetur të vrarë dy persona. Në atë moment aty ndodheshin shumë njerëz, edhe lokalet ishin plot. U mundova të largohem dhe të mbroj vajzën. Kishte edhe shumë fëmijë e të moshuar aty pranë. Shumë shpejt erdhën forca të shumta policie”, – rrëfen dëshmitarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here