Procesi / Banka Botërore asiston për rregullat e bërjes biznes

0
153

 

renie e depozitave bankare
Qeveria shqiptare parashikon të nisë një proces reformimi tërësor të legjislacionit dhe rregullave të të bërit biznes në Shqipëri. Në këtë proces, qeveria shqiptare do të asistohet nga IFC, Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e Bankës Botërore. Marrëveshja parashikon pagesën e një shume që kalon shifrën 1.7 milion dollarë për konsulencën. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kjo korporatë (IFC) do të ofrojë mbështetje në forcimin e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht në fushat e tregtisë, investimeve, mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë, me fokus të veçantë në agrobiznes. Referuar anekseve të marrëveshjes, qeveria shqiptare do të marrë konsulencë për reformën e lejeve të ndërtimit, për krijimin e sportelit unik për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve, reformimin e politikave dhe ligjeve për investimet e huaja direkte, për planin e tërheqjes së investimeve të huaja kryesisht në agroindustri etj. Procesi i nisur këtë vit parashikohet të zgjasë deri në vitin 2019.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here