“Presidenti nga populli” i “rebelit”, për 24 orë arrin shifra rekord

3
143

Deputeti socialist Ben Blushi, prej gati një jave i ka propozuar zyrtarisht parlamentit shqiptar zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga Populli.

“Rebeli” i Ben Blushi dhe një grup deputetësh nga forca politike të majta dhe të djathta propozuan që të ndryshohet kushtetuta dhe zgjedhja e Presidentit të mos kalojë më nga procesi kushtetues me tre raunde me 3/5 dhe dy raunde me 71 vota nga parlamenti shqiptar, por zgjedhja e tij të bëhet direkt nga populli, me garë të drejtpërdrejtë ku fitues të shpallet kandidati i cili merr 51 % të votave të vlefshme. Në rast se asnjë prej kandidatëve këtë numër votash, do të ketë një balotazh midis rivalëve që kanë fituar shumicën.

Ky propozim i Ben Blushit, dhe ndryshimeve kushtetuese të propozuara prej tij, dje janë vendosur në formën e një peticioni online tek faqja change.org.  Blushi ju ka kërkuar shqiptarëve të mbështesin me votën e tyre online përmes rrjeteve sociale apo adresave të e-mailit propozimin “President nga Populli”.

Nga një vëzhgim i citynews, rezulton se në 24 orë, Ben Blushi ka mundur të sigurojë jo pak, por 5 mijë firma nga qytetarët shqiptarë, të cilët hapur, të identifikuar, mbështesin iniciativën për zgjedhjen e presidentit nga Populli. Duket një mbështetje reale e fortë dhe e drejtpërdrejtë e shqiptarëve, të cilët kërkojnë një President nga vota e tyre e drejtpërdrejtë, por jo gjithçka përfundon këtu. Ka mjaft qytetarë të cilët shkruajnë dhe komentojnë në rrjetet sociale, se presidenti jo vetëm duhet të zgjidhet nga populli, por atij duhet ti shtohen kompetencat për të qenë garant i të drejtave të tyre, për të mos lejuar palët politike, qeveritë apo institucionet e ndryshme të jenë shkelës të ligjit me qytetarët.

Peticioni i Blushit, duket të ketë një ritëm spektakolar që tregon se shqiptarët janë të lodhur nga sjella e partive politike këto 25 vite dhe kërkojnë që Presidenti të mos jetë në dorën e tyre, por të qytetarëve.

Më poshtë linku i peticioni për të votuar “President nga Populli”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Duhet zgjedhur nga populli dhe vetem nga ai; gjithmone. Edhe deputeti duhet zgjedhur nga zona qe ai perfaqeson dhe jo me liste si te duan kryetaret e partive.
    Kushtetuta e shqiperise sot nuk ka sovranitet por ka popull te shkelur.
    Shpresojme qe Reforma ne drejtesi te behet…

  2. Cfar na duhet nje president nga populli,kur ai eshte nje “Kukull” dhe asgje me shume,po dhe ky BLUSHI eshte nje njeri i pavendosur ,ka filluar te zbuse gjuhen kundrejt qeverise dhe merret me gjera qe nuk kane vlere

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here