Porta e Prevezës Ali Pasha tregti me anglezët, jashtë ligjeve të pashallëkut

0
156

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët na bën me dije studiuesi apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

Ali_PashaSi Ali Pasha bënte tregti të jashtëligjshme me britanikët

Dokumenti nr. 1:

Dokumenti i mëposhtëm, që mban datën 6 qershor 1804, eshtë një letër e shkruar prej nje personi me nënshkrimin “Geo…” në fund të fletës. Nga përmbajtja e dokumentit, nuk përjashtohet mundësia që autori të jetë Xhorxh Kaning.  Prej tij nuk eshte shkruar emri i plote, por jane shenuar vetem tre germat e para “Geo…”, ndersa mbiemri nuk eshte shkruar fare. Ne teresine e saj letra eshte shkruar shume shpejt, me nje shkrim here – here te

pakuptueshem. Prandaj, ne shume raste teksti behet i palexueshem. Sido qe te jete, duket se autori eshte nje funksionar ne sherbim te strukturave ushtarake apo diplomatike britanike dhe me kete rast e informon z. Aleks (Aleksander) Boll me zhvillimet e fundit nga frontet e luftimeve ne Europe, nisur nga fakti se, sikunder shkruan ai ne kete leter “ai i njeh privacionet e tij ne kete ishull…”.

Nuk perjashtohet qe “njeriu me privacione ne ishull…” te kete qene Morieri apo edhe U. M. Liku, te cilet pikerisht ne kete kohe paten mberritur me mision ne territoret ishullore dhe kontinentale joniane. Ne keto rrethana Kaningu ka komunikuar me Ambasadorin britanik ne Stamboll, qe permes tij te lidhej me dy agjentet ushtarake britanike, pasi lidhjet e drejtperdrejta ne rrethanat e kohes qene te pamundura. (Angleze. Ne materialet ne vazhdim do te shihet se, Kaningu duke qene ne funksionin e M-nistrit te Jashtem dhe ne hierkanine e larte politike, ishte marre intensivisht edhe me problemet e Ballkanit, me Ali Pashen dhe me interesat britanike ne keto ane. Ndoshta per keto shkaqe ruhet dhe publikohet edhe nje tablo me ngjyra me nota humoristike, ku Xhorxh Kaningu paraqitet me fustanelle! – IK.)

Ne kete informacion behet fjale per gjendjen ne frontet e ndryshme te luftimit qe trupat franceze ishin duke zhvilluar ne territoret austriake apo ne ato spanjolle, si dhe per shkaterrimin e 9 anijeve luftarake “te armikut”, qe nenkuptonte te flotes franceze. Dokumenti ben fjale gjithashtu per informacione te pasakta apo te vonuara nga frontet e luftimit qe ka njera pale apo tjetra.

Ajo qe ndoshta e ben te veçante kete dokument eshte fakti se aty permendet Porti i Prevezes, qe siç dihet ka qene pjese administrative e territoreve te Pashallekut te Janines. Drejt brigjeve te ketij qyteti bregdetar, siç nenvizon ne leter autori i saj, eshte drejtuar anija me emrin “Pilades” per t’u furnizuar me mallra. Kjo padyshim nenkupton faktin se Pashai ka qene i gatshem per te ndihmuar furnizimin me ushqime te forcave ushtarake britanike. Natyrisht, nga ky dokument, nuk arrihet te kuptohet nese keto mallra bliheshin prej britanikeve me para ne dore apo ne “klering”, pra ne kembim te ndihmave ushtarake qe britaniket mund t’i ofronin Ali Pashes. Nga ana tjeter, duhet kuptuar se ky akt, shitja e mallrave ushtarakeve britanike, keto kohe, nuk eshte nje kembim tregtar i rendomte. Tregtia e Ali Pashes me kete subjekt merr rendesi pasi territoreve te pashallekut dhe banoreve te ketyre aneve u ndalohej tregtia me anglezet, si armiq te francezeve te cilet kishin ne zoterim ishujt joniane dhe ishin aleate te Perandorise Osmane. Tregtia e realizuar ne kete rast nga Pashai i Janines eshte nje akt i paligjshem. Por, ky veprim tregon edhe nje here prirjet e hapura te Ali Pashes per t’u afruar ne aleanca te ngushta dhe te qendrueshme me Angline, me gjithe sfidat dhe pasojat e rrezikshme qe kercenonin akte te tilla.

 

Maympent off Muth.. 6 Qershor 1804

 

I dashur Zoteri,

Une porsa kam marre keto çaste letren e 3 qershorit dhe me kete rast me jepet mundesia e pare per te percjelle informacione sekrete ne pergjigje….te Z. Aleks Boll per te cilat une e

falenderoj qe ai eshte tanime i ndergjegjshem per kufizimet e krijuara nga mbyllja ne kete Ishull. Une kam frike se eshte shume larg nga stacioni im…..pak anije qe une kam per te ndermarre dhe per te derguar ndonje (gje! njeri!) ne te qysh tani…..Une kam shume frike se lajmet per sukseset e

austriakeve qe ju kini marre gjate rruges per ne Kostandinopol e verteta eshte se ato (ndeshjet) kane qene shoqeruar nga beteja shume te ashpra per te cilat gjykoj se ju duhet te keni qene te informuar shume kohe me pare per to ose une do te kem marre (me pare) ato. Por megjithate……ne me date l0 te muajit te kaluar me njoftimin nga Z. Malthunt…. ne brigjet (mendoj une) sa me date 6 te muajit maj, e cila permend disfaten e plote te Arek Puke Charko ne Ratiston – dhe lthimin e tij ne Bohemi x qe Vjena ishte e gjitha e hapur per francezet; kostua e larte e kesaj kohe e detyroi te largohet ne Hungari –Por, ne nuk kemi degjuar asgje nga keto prej (shume) kohesh.

Porj une jam i lumtur t’ju bej te njohur nje pjese te…..Une jam …  mire per t’ju dhene kenaqesine se nga anijet e armikut te kesaj linje ose jane djegur ose janë shkaterruar plotesisht dhe bere te paperdoreshme. Ne rruget Baske nga flota nen komanden e Gambierit – “Pilades” eshte duke ardhur per te marre mallra nga Preveza dhe Patra te strehohet per transporte te renda ne shume nga vendi (lake…) i cili ceft… nje … me pare ku armiku . . . Ilogarise zyrtare te z. A. Duke …

Une jam…

I  juaji shume i besuar

Geo… 

 

Une jam ne ekspediten e perditeshme ne pritje te mberritjes se “Leonides”, gjer kur Papoje te kthehet per te hyre ne gji dhe letrat e Madherise Suaj do te jene dorezuar. “Pylidesi” eshte duke u larguar nga Cerigo per pak dite.

 

 

(Fjalet ne kllapa jane vene nga ana jone per te ndihmuar kuptimin e tekstit. Pikat ne mes apo ne fund te fjalise tregojne se teksti eshte i palexueshem – IK.)

 

 

 

Dokumenti nr.2:

Dokumenti i meposhtem me numurin arkivor 78/44, i cili mban daten 30 qershor 1804, eshte nje informacion i hollesishem i Agjentit Ushtarak Britanik, Xhon Morier, qe i drejtohej Lordit Haëkusburi, i cili ate kohe mbante funksionin e Ministrit te Jashtem ne Britanine e Madhe. Sikunder kemi permendur edhe me siper, Morieri ishte njeriu i pare i perzgjedhur nga Qeveria Britanike qe u dergua me mision ne territoret e Ballkanit jugor per te studiuar me kujdes relievin e ketyre aneve, bregdetin, kapacitetet portuale, karakteristikat e terrenit, popullsine, situaten politike, religjioze, dhe per te informuar rreth zonave qe ofronin mundesi me te medha zbarkimi ne rastin e nje perpjekjeje per invazion prej trupave franceze.

Autori i kesaj letre, Xhon Morier, duket qarte se ishte nje ushtarak profesionist shume i kujdesshem, i vemendshem dhe nje analist racional i terreneve dhe kapaciteteve qe ato ofronin ne pikepamje strategjike. Pershkrimin e tij rilevues ai e fdlonte nga brigjet e Artes ne jug, duke shkuar mandej drejt veriut, si territore te cilat ai i konsideronte se i takonin Shqiperise. Ne analizen e tij ai i vleresonte keto terrene si mjaft te veshtira per zbarkim nga nje ushtri e mundshme pushtuese, e cila mund te kercenonte keto vende nga ana e detit. Faktoret qe e benin te veshtire nje pushtim te tille, sipas Morierit, ishin kushtet e terrenit (mjaf i ashper dhe i thyer) dhe popullsia, e cila ne pikepamje fetare ishte myslimane.

Megjithese, ky informacion ne te gjithe permbajtjen e tij ofronte te dhena qe i shkonin per shtat qellimit dhe misionit ushtarak per te cilin ai ishte ngarkuar, por edhe ushtaraket e tjere te mevonshem britanike duke ardhur nga shkolla ushtarake me tradita te vecanta, por edhe me kulture te thelle, kane perpiluar dokumente brenda te cilave gjenden te dhena me interes te vecante edhe pertej gjuhes militareske. Ne keto informacione gjen te dhena me interes historik,

etnografik, gjuhesor, arkeologjik, toponimik, identifikues etj. Vlera e ketyre materialeve i shtohet per me teper faktit, se autoret “jane nje pale e trete”, e paanshme ne gjykimin apo vleresimet e ceshtjeve nacionale ballkanase, qe jo rralle jane ishin molle sherri dhe pretendimesh nacionaliste.

Duke folur per territoret ne jug te Gjirit te Lepantos, autori bente te njohur se ato banoheshin kryesisht nga greke dhe ne vazhdim ofronte edhe te dhena rreth natyres dhe karakterit te tyre. Duke dhene detaje rreth formimit politik te kesaj popullsie, Morieri nenvizonte se:

 

“ata nuk kane as idene nne te vogel rreth kercenimit qe u paraqitet territoreve te tyre nga nje invazion i mundshem prej trupave franceze”,

 

duke lene nen kete fraze te nenkuptohet indiferentizmi i tyre politik. Nga ana tjeter ai ben te njohur se ndjeshmeria e tyre e vetme lidhej me emrin, autoritetin dhe pushtetin e Ali Pashes, emer i vetem ky qe mund t’i zgjonte dhe mobilizonte ata ne rastin e nje kercenimi apo invazioni te mundshem nga jashte.

Ky informacion i Morierit, ndoshta eshte i pari raport zyrtar britanik, ku percaktohen kufijte gjeografike te Shqiperise. Sipas tij, keto territore fillojne ne jug nga Gjiri i Lepantos dhe perfundojne ne veri ne derdhjen e Bunes. Duhet nenvizuar, megjithate, se gjer ne kete kohe njohja e Morierit per shtrirjen e territoreve shqiptare ka qene ende e kufizuar dhe percaktimet e metejme te tij plotesojne boshlleqet qe le ne menyre te natyrshme ky raport.

Duke analizuar keto territore ne kendveshtrimin strategjik te nje ushtaraku, ai vleresonte vijen bregdetare te ketij vendi dhe territoret ne afersi te kesaj vije si teper te veshtire per t’u invaduar nga nje ushtri e huaj, per shkak te terrenit te thyer dhe mjaft te ashper qe dominon keto ane. Por, “edhe nese kjo bariere e pare mund te kalohet, – theksonte ai, – avancimi i metejme i ushtrive pushtuese per te shkuar drejt Maqedonise apo fushave te Thesalise eshte pothuaj ipamundur per shkak te terrenit te thyer dhe vargmaleve pothuaj tepakalueshme.”

Nje karakteristike qe e dallon kete vend nga pjeset e tjera te Perandorise Osmane, sipas Morierit, eshte fakti se njesite admini-strative, pashalleqet dhe sanxhaqet shqiptare administroheshin dhe drejtoheshin nga funksionare vendas, c’ka nuk ndodhte tjeterkund ne kete perandori. Ky fakt ka bere qe autoriteti i hierarkeve shqiptare (pashallareve) te rritej nga nje kohe ne tjetren, kjo edhe per arsyen se funksioni i tyre ishte bere i trashegueshem.

Duke folur per pashalleqet shqiptare, Morieri, bente te njohur se dy prej tyre ishin me te fuqishmit ai i Shkodres dhe ai i Janines, natyrisht, pa neglizhuar ato te Vlores, Beratit etj.

Mandej, ne informacionin e tij, Morieri, nje pjese te konsiderueshme ia kushtonte figures se Ali Pashes, biografise se tij familjare, te kaluares dhe rruges se ngjitjes se tij ne pushtet. Ka folur per aleancat dhe lidhjet e tij familjare qe i sherbenin interesave te tij politike si dhe per ndeshjet me krahina dhe popullsi lokale qe i sherbenin zgjerimit te territoreve dhe te fuqise se tij. Informacioni ben te njohur gjithashtu konfliktet e pergjakshme per marrjen dhe nenshtrimin perfundimtar te Sulit dhe suljoteve, “nje popullsi e vetme e krishtere “, siç, thoshte Morieri, por qe ne fakt ajo nuk ishte e vetmja popullsi shqiptare e krishtere ne Epir, pasi ne te kishte edhe mjaft krahina te tjera kristiane. Duke folur per fuqine ushtarake dhe territoriale te ketij njeriu, informacioni na njeh me shtrirjet e pushtetit te tepelenasit ne kufijte lindore dhe jugore te tij. Ishin territoret e Beotise greke ne jug dhe ato te te Vardarit – Maqedoni ne lindje, kufijte ekstreme ku shtrihej pushteti i ketij Pashait te Janines.

Me interes jane gjithashtu faktet qe ofron Morieri rreth emrit te Sulit, toponimi i kesaj krahine malore shqiptare te çamerise, etimologjine e se ciles, ky ushtarak mjaft i kulturuar, e lidhte me emrin (toponimin), “Selli” qe na e sjell ne menyre te çuditshme dhe mjaft interesante Homeri ne vepren e tij dhe historiani i lashte grek Straboni. Nga studiues te ndryshem, etnologe dhe linguiste, ky toponim homerik per kete krahine, “Selli”, veshtrohet si baze dhe burim i formimit te fjales “Elli”, “Ellina”, term me te cilen u identifikuan me pas greket dhe Greqia. Sic dihet greket e therrasin veten e tyre sot “elinas” dhe atdheun e tyre “Elladha”. Duke folur per gjuhen e suljoteve, Morieri flet qarte se ajo nuk ishte greqishtja, por mbetje e ilirishtes me huazime dhe perzjerje te osmanishtes, vllahishtes etj., e thene ndryshe dhe sikunder behet e qarte ne informacionin e tij, gjuha e suljoteve ishte gjuha shqipe, ç’ka rrezon ne menyre te natyrshme pretendimet e pabaza dhe antishkencore te rretheve nacionaliste dhe shoviniste te huaja.

Duke iu referuar popullsise shqiptare, vetem ne dy fraza te paragrafit te fundit te informacionit te tij, Morieri bente te qarteidentitetin nacional e gjuhesor te kesaj race.

 

“Arnautet (keshtu thirren tani banoret e Shqiperise), per nga menyra sesi ata vishen apo veçohen ne ndarjet fisnore (tribute) ben fare te qarte dallimet pershkruese qe ende mbeten te dukshme ne origjinen e Epirit dhe te Ilirise”

 

Po ashtu, shtrirjen e kesaj popullsie, qe ne origjinen e saj, ushtaraku britanik e shikonte qarte te vendosur me banim ne Epir dhe ne Iliri. Duke iu referuar historise bashkekohore te kesaj krahine, Morieri permendte luftrat, qendresen dhe rebelimin e kesaj krahine kunder Ali Pashes. Njoftonte se forcën luftarake të kësaj krahine e përbënte një trupë prej 1500 burrash, ndërsa gratë suljote me aktet e tyre kishin shkruar faqe të lavdishme heroizmi dhe sakrificash. Ne kohen kur Morieri hartonte kete informacion, Suli kishte rene perfundimisht ne duart e Ali Pashes. Sikunder dihet, fushata e trete dhe perfundimtare per marrjen e kesaj krahine malore te rebeluar u zhvillua dhe perfundoi pergjate vitit 1803.

Nga informacioni mesojme gjithashtu rreth tendencave separatiste ne keto kohe, te klaneve dhe fiseve te ndryshme ne Cameri, si ato te Margaritjoteve etj., rreth fuqise ushtarake qe mund te mobilizonte Ali Pasha ne rastet e nevojave per lufte apo tensioneve ushtarake, qe mund te krijoheshin. Fuqine ushtarake te Ali Pashes, Morieri e perllogariste ne nje force burrash nen arme gjer ne 50 000 trupa.

Duke folur per origjinen familjare dhe rrugen neper te cilen kishte kaluar kariera e tepelenasit, Morieri ofiroi te dhena te shkurtera, ndoshta te njohura, por jo pak me interes per historine e ketij njeriu.

Gjithsesi, raporti i ketij ushtaraku, ndoshta nder te paret e hartuar nga nje britanik dhe derguar institucioneve te Britanise se Madhe, ka dhe ofron vlera te veçanta. Nga menyra si eshte hartuar dhe si analizohen subjektet e renditura ne te, ky informacion i Morierit paraqet interes te veçante jo vetem per rrethet ushtarake te kohes, por ai mund te sherbeje edhe sot si nje burim dhe dokument me vlera historike dhe shkencore referimi.

Siç do te shihet edhe me pas, metodologjia e punes se ketij njeriu, aftesia e rralle e qemtimit dhe studimit te situatave, terreneve, popullsive, individeve, kultura e analizes, konkluzioneve dhe pro-gnozave, do te linte gjurme te thella edhe tek vartesi dhe pasardhesi i tij, kapiteni i ri i Artilerise Mbreterore Britanike, Uilliam Martin Lik.

Informacioni i Morierit i drejtohej Lordit Haukesburi, i cili aso kohe ishte Minister i Jashtem i Britanise se Madhe dhe me pas edhe Kryeminister i saj.

 

Nr. 4

Nr. Arch. 78/44

Informacion i Xhon Morierit

per Lordin Haëkesbury

 

Janine, Qershor, 30, 1804

 

Imzot,

 

Kjo hapesire e vendit, e cila zgjerohet ne Veri nga Gjiri i Lepantos gjer ne kufijte e Dalmacise, ekspozon sot mjaft veshtiresi per nje ushtri pushtuese, gje qe me ben te dyshoj nese synimet e saj Franca vertet mund t’i realizoje duke zbarkuar ne ndonje pjese te kesaj hapesire, sa per qellime pushtuese, aq edhe per te siguruar nje korridor kalimi ne disa pjese te dominioneve (zoterimeve) Otomane. Kjo gje mund te kryhet ne pjesen e territoreve qe shtrihen menjehere pas ekstremit Verior te Gjirit te Artes, qe eshte i varfer, i mbrqjtur mire ne pikepamje natyrore dhe qe popullsia perbehet kryesisht nga turq (eshte fjala per popullsi me fe myslimane-IK).

Pjesa e territoreve, e cila shtrihet ne jug te atij Gjiri, eshte me e begate, pjellore, me pak e nderprere nga malet dhe ofron nje komunikim me te lehte me Morene (Peloponezin) permes Gjirit te Lepantos, nese nuk do te kete ndonje force detare te stacionuar ne ate ane per te kontrolluar ndonje levizje te tille. Popullsia e vendit, ne jug te vijes qe zgjatet nga Aktiumi ne Zeituna (afer Termopileve) perbehet nga Greke dhe Turq (nenkupton nga greke me fe ortodokse dhe myslimane zakonisht nenkuptohen shqiptare te fese myslimane – IK), por ne raport me te madh te ketyre te fundit. Sigurisht qe edhe keta kane kontribuar po aq sa edhe greket e tjere ne pangopesine e hierarkeve te tyre; megjithate ata nuk ankohen per shfrytezimin.

 

 

Vetëm duke parë këto dokumente thotë studiuesi Koçollari mund të vlerësohet e rivlerësohet objektivisht historia e këtyre anëve dhe Pashait, lëvizjet e tij politike, ushtarake dhe ato diplomatike, ku ndriçohen shumë dilema, anë të errëta apo ngjarje që jo rrallë kanë deformuar figurën dhe dimensionin real të Ali Pashës.

Përgatiti: V. M.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency