“Politico”: Edi Rama lideri më i dobët dhe i parëndësishëm i Europës, më keq se Gruevski

0
146

edi-rama-9-700x471

Kryeminsitri shqiptar Edi Rama konsiderohet si lideri më i dobët më i parëndësishëm i Europës. Vlerësimi vjen nga revista presigjoze “Politico”, e cila njihet gjerësisht si një organ mediatik afër Bashkimit Europian.

Në një artikull të titulluar Matrica e pushtetit: të rendisësh liderat dhe ambasadorët e Europës”, revista e cilëson Ramë si liderin më të parëndësishëm në Europë. Njësoj si ai konsiderohet edhe ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina.

Në këtë renditje Rama figuron edhe më poshtë se lideri autoritar i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Në fund të artikullit “Politico” jep edhe metodologjinë e përdorur për vlerësimin e liderave europianë, duke marrë në analizë shumë aspekte.

Renditja paraqet se cilët lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE. Sa i përket kryeministrave dhe presidentëve matrica u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?

A kanë këtë udhëheqës një strategji koherente dhe pozita të forta negociuese në Europë?

Vendi i parë në këtë klasifikim i takon kancelarës gjermane Angela Merkel, vendi i dytë kryeministrit britanik David Cameron dhe vendi i tretë presidentit francez Francois Hollande.

Kjo renditje në fund të listës për Ramën, vjen dhe në një moment kur kryeminsitri shqiptar është shfaqur shpesh në mediat ndërkombëtare, sidomos për deklaratat e ashpra kundër Donald Trump, apo së fundi kundër ministrit britanik të drejtësisë Michael Gove. Më poshtë artikulli i plotë në “Politico”

(http://www.politico.eu/interactive/power-matrix-charting-the-eu-players-by-country-european-council-national-capitals-leaders-ambassadors/)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here