Përjashtimi nga Gjirokastra/ Ministria e Kulturës dhe politika të mos tallen me lahutarin 105-vjeçar

0
128

Gjovalin Nonaj

lahutarin 105-vjeçarPër “Standard” reagon një prej trashëguesve të lahutarit 105-vjeçar, që po i mohohet Festivali i Gjirokastrës

Deri me datën 8 mars, çdo gjë ishte në rregull. Ne do të merrnim pjesë me 4 lahuta, xhaxhai Gjok Nonaj 105 vjeç, Lumturie Nonaj, Gjeto Nonaj dhe unë. Drejtori aktual Mark Gjoka ishte shumë i kënaqur me këtë zgjedhje, por mbas datës 10 mars e larguan zotin Mark dhe si dëgjova kanë vendosur një tjetër drejtor për festivalin dhe ky drejtor kuptohet me politikanët e tij thotë se nuk do të vijnë 4 lahuta. Një version: të vijnë, por dy me pagesë dhe dy pa pagesë. Ne jemi një familje dhe po transmetojmë nga brezi i vjetër tek i riu këtë instrument të lashtë. Shumë pak njerëz kanë mbetur në këtë mjeshtëri duke shkruar drejt asimilimit. Ministria e Kulturës, mendoj, jep fonde për këtë Festival të rëndësishëm Kombëtar, më të madhin në vend, si ka mundësi që drejtuesit e kulturës së Lezhës tallen me artistët tashmë të njohur dhe që kanë fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare t’u thonë le të vijnë po deshën dy po, dhe dy jo!? Nuk është fare serioze, është detyrë e Ministrisë së Kulturës, si organi më i lartë, të tërheqë vëmendjen dhe të mos lejojë të prishë atmosferën e Festivalit, duke mos angazhuar artistët më të mirë dhe të përgatitur e me një përvojë të madhe. Lahuta është e trashëguar në familjen tonë nga katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi si dhe xhaxhai që më 13 shkurt ka mbushur 105 vjeç. Kështu edhe babai, motra, vëllezërit vazhdojmë t’i biem me shume kënaqësi. Një familje që kangën e kemi për pasion. Është mirë që shteti të caktoje njerëz të mirëfilltë dhe mos t’i zbehë këto vlera të rëndësishme të folklorit, duke lënë në drejtim të kulturës njerëz joprofesioniste, të cilët përfitojnë nga forca politike në dëm të artit dhe duke bërë të pakënaqur artistët me vlera reale kombëtare e ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency