Për zgjedhjet e 21 qershorit/ Zbardhet marrëveshja mes PS-së dhe LSI-së, ja si do ndahen bashkitë

0
133

Gëzim Saliu

Rama-Meta1Partia e Metës do të marrë kandidatët në bashkinë Gjirokastër, Pogradec, Lezhë, Kukës, Berat, Lushnje, Kuçovë dhe Bulqizë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se janë në mbyllje të marrëveshjes për zgjedhjet vendore të 21 qershorit pasi kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kanë thuajse të plotë ndarjen e bashkive. Pasi ranë filimisht në konsensus për përqindjet e ndarjes së pushtetit, kryesocialisti dhe kreu i LSI-së kanë zhvilluar takime të shpeshta gjatë gjithë kësaj jave, duke synuar zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjes mes tyre. Burimet pranë dy partive bëjnë të ditur për gazetën se ende nuk ka një marrëveshje të plotë të firmosur nga palët, pasi edhe pretendimet ende nuk janë përmbyllur. Por se në takimin e djeshëm në pjesën më të madhe PS dhe LSI kanë rënë dakord për ndarjen e bashkve, kur dihet se dy forcat e koalicinit të majtë do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Megjithatë në këtë negociata nuk ka munguar debati dhe kundërshtia mes Ramës dhe Metës, pasi pretendimet e LSI-së kanë sjellë pakënaqësi në krahun e PS-së. Duke marrë shkas edhe nga pozitat e partisë së drejtuar nga Meta, duket se ka qenë kryeministri ai që ka bërë më shumë lëshime, pasi LSI pritet të marrë kandidatët për katër bashki të mëdha dhe një sërë më të vogla. Ndërkaq pretendimet për Fierin qëndrojnë ende, ndonëse PS duket e vendosur të mos i lëshojë këtë bashki, pavarësisht presionit të LSI-së.

 

Ndarja

Sipas marrëveshjes paraprake mes Ramës dhe Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë kandidatë të saj për bashkinë Gjirokastër, Pogradec, Berat, Lushnje, Lezhë, Kukës, Kuçovë dhe Bulqizë. kështu në bashkinë Lezhë pritet rikandidimi i Viktor Tushajt, i cili prej dy mandatesh e drejton këtë njësi vendore. Po ashtu edhe në bashkinë Kukës pritet rikandidimi i Hasan Halilajt, i cili është zgjedhur për dy mandate nën siglën e Partisë Demokratike. Ai tashmë ka kaluar tek LSI dhe duket se do të kërkojë një mandat të tretë për drejtimin e kësaj njësie vendore.  Ndërkaq me këtë ndarje, LSI do të marrë  kandidatët edhe në disa bashki që njihen si bastion të së majtës. Përkatësisht kandidati i koalicionit të majtë në Bashkinë Berat dhe në atë Gjirokastër pritet të jenë nga LSI. Ndërsa deri më tani këto bashki janë drejtuar nga përfaqësues të PS-së, ku si Flamur Bime në Gjirokastër ashtu edhe Fadil Nasufi në Berat janë kryebashkiakët drejtonë prej tre mandatesh. Kjo ndarje vërteton atë që vetë gazeta kishte publikuar ditë më parë sipas së cilës, Rama i kishte premtuar kreut të LSI-së se në bashkitë ku drejtojnë prej tre mandatesh socialistët do ti kalojnë forcës së drejtuar nga Meta, duke bërë përjashtim për Durrësin ku duket se Vangjush Dako ka ende mbështetjen e Ramës si  edhe Vlorën, qytetin ku vetë kryeministri është deputet. Ndërkaq me ketë marrëveshje, PS do të përfitojë kandidatët në të gjitha bashkitë e tjera, por se ende nuk është mbyllur përfundimisht marrëveshja mes palëve, kjo edhe si pasojë e pretendimeve të LSI-së.

 

Bashkitë që do marrë LSI

Bashkia Berat

Bashkia Gjirokastër

Bashkia Pogradec

Bashkia Kukës

Bashkia Lezhë

Bashkia Lushnje

Bashkia Kuçovë

Bashkia Bulqizë

 

PD këtë javë vendos me aleatët për kandidatët, cfarë pritet nga vendimi i Bashës

Partia Demokratike  ka marrë angazhim të plotë organizativ në cdo njësi të vendit lidhur me proccesin e përzgjedhjes së kandidaturave për 61 bashkitë e vendit. Kjo përzgjedhje në bazë do të duhet të përmbyllet brenda datës 10 Mars, për të kaluar më pas në filtrin e kryesisë së Partisë Demokratike. Udhëzimi i kryetarit Basha përcakton qartë se kandidatët që do të zgjidhen nga strukturat e bazës do kalojnë përmes konsultash, e më pas do të jetë kryesia ajo që do të vendosë. Ndërkaq vëmendja më e madhe është e përqendruar në Tiranë, ku ende kryeopozitari nuk ka vendosur nëse do rikandidojë për postin që mban si qytetarë i parë i kryeyqytetit apo do të vendosë një kandidaturë tjetër në garë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se do të preferonte që Bashën ta shihte si kryeministër. “Sigurisht që z. Basha mund të ishte një kandidat shumë i mirë për Tiranën, por kjo duhet të vendsrt nga strukturat dhe ka të bëjë me vendimin e tij. Unë personalisht do preferoja ta shikoja kryeministër”, tha ai për Klan. Ndërkaq ai sqaroi se në këto zgjedhje nuk do të mungojë dalja me kandidatë të përbashkët që do të përzgjidhen nga konsultat me aleatët. “Proccesi janë ngritur grupet e punës poër ccdo njësi të qeverisjes vendore, bnashkëpunimi me aleatët për të marrë kontributet e vyera që mund të kenë, do jetë një procces konsultimi dhe me ta”- u shpreh ai.

 

 Protesta e banorëve të Insitutit/ Banori rrëfen dhunën, Paloka: Policia, jo me urdhra politikë. Ministria: PD në krah shkelësve të ligjit

Partia Demokratike  denoncoi  dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së banorëve të zonës së Institutit, të cilët prej disa ditësh vuajnë mungesën e energjisë. Përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës ishte kreui Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka i cili deklaroi se policia dhe qeveria po punojnë kundër qytetarëve. Paloka i bëri apel efektivëve që të mos zbatojë urdhërat e epërorëve ndryshe do të përgjigjen për aktet e dhunës: “Kjo nuk është më policia e qytetarëvë shqiptarë, kjo është policia e ramës kundër qytetarëvë shqiptarë. Që sot e në vazhdim të mos vazhdojnë më tju binden urdhrave politikë të ramës apo të Tahirit, sepse kushdo që do zbatojë urdhrat politike që nesër do mbajë përgjegjësi penale”- tha ai.  Ndërkohë një nga të shoqëruarit në policinë e Tiranës rrëfeu dhunën e ushtruar nga policia. “Nuk jam as banorë i asaj zone, unë isha rastësisht aty. Morën dy civilë dhe më futën në xhip pastaj me cuan në komisariat. Aty vjen shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve. Aty me shanë më dhunuan”- u shpreh ai. Menjëherë pas këtyre deklaratve ka reaguar ministria e Brëndshme e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar theksoi se opozita tentoi të mbajë të fshehtë identitetin e personit, i cili quhet Orest Deda dhe pretendimet e tij për dhunë nga ana e policisë nuk janë të vërteta. “Pasi janë kryer veprimet procedurale për këtë shtetas është vendosur ndjekja penale në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, vepra penale të parashikuara nga neni 262 dhe 293, i Kodit Penal. Megjithëse Edi Paloka pretendoi se Orest Deda është dhunuar nga Policia, e madje tregoi edhe nje foto me shenja në fytyrë, përfaqësuesi i opozitës nuk shpjegoi se si këto shenja ishin zhdukur nga fytyra e Dedës brenda pak orësh”, theksohej në deklaratën e ministrisë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency