PD: Rama e bëri bashkëshorten e tij “kurbanin” e radhës, të zbardhi faturat

0
165

Florenc Drizari

zedhensjaPartia Demokratike sheh vërtet keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit-pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda, por nga Edi Rama.

 

Partia Demokratike vazhdon t’i quajë të pazbardhura akuzat e bëra në drejtim të kryesocialistit Edi Rama lidhur me “100 milionët” e bashkëshortes së tij Linda Basha dhe ndërtimin e një pallati pesë katesh. Një ditë më parë zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se deklaratat e bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama, të bëra mbrëmjen e së enjtes në një intervistë televizive, nuk sqarojnë pyetjet e ngritura nga Partia Demokratike, por thellojnë hijet e dyshimit për pasuritë e familjes Rama. Zëdhënësja Vorpsi deklaroi se zonja Rama nuk sqaroi origjinën e 100 milionë lekëve të kredisë pa interes dhe ndërtimin e pallatit. “Jam sot para jush së pari për të falënderuar znj. Rama për pohimin e saj për bashkëpunimin me Barjabën dhe sqarimin që bëri për personin që i ka dhënë 100 milionë lekë, megjithëse ne si tironca, nuk ia japim borxh motrës me akt noterial. Opinionit që priste transparence, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash katrorë të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar. Po kështu, znj. Rama, nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para’ gjaku duke ngritur kështu më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100-milionëshe që i ka dhënë së motrës”, – u shpreh Vorpsi.
Partia Demokratike e quajti kurbanin e radhës nga kryesocialisti Rama nxjerrën bashkëshortes së tij në një intervistë për tu përballur me akuzat. Sipas PD-së, dy lejet e pallatit të bashkëshortes së tij, mbajnë firmën e kryetarit të PS-së. “Mbrëmë në dallim nga i shoqi znj. Rama, tha se z. Rama nuk është i pastrehë, por i pëlqen të flejë tek shokët dhe na sqaroi se pse janë të varfër 80% e qytetarëve të vendit kur u shpreh se çifti Rama ishin një familje me të ardhura mesatare, pasi ajo merrte 5 milionë lekë në muaj dhe i shoqi rrogën e punës, pra sipas tyre ata që marrin nën 7 milionë lekë në muaj, qenkan të varfër. Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama”, – u shpreh zëdhënësja e PD-së.
Ndërkaq, pyetjes së gazetarit se cili është historiku i pallatit 5-katësh ndërtuar në lulishten e pallateve, të firmosur nga Edi Rama, kur ishte në krye të Bashkisë, Linda Rama iu përgjigj: “Kjo është një shtëpi banimi për dy familje, 3 kate, një papafingo dhe një bodrum. Sa i përket historikut, është ndërtuar në një truall që i përket familjes Basha. Babai im është lindur në një shtëpi që është ndërtuar që në vitin 1930 në atë truall. Në vitin 1995 kjo tokë iu kthye trashëgimtarëve dhe u ndërtua një mur, ka qenë e rrethuar gjithë kohës, që tregon se asnjëherë ajo fushë nuk është përdorur për shesh mes pallateve”, – ka thënë Linda Basha.
Partia Demokratike vijoi më teje duke kërkuar bërjen publike të faturave të tjera që kanë lidhje me pronat e z. Rama.
“Mbrëmë në dallim nga i shoqi znj. Rama, tha se z. Rama nuk është i pastrehë, por i pëlqen të flejë tek shokët dhe na sqaroi se pse janë të varfër 80% e qytetarëve të vendit kur u shpreh se çifti Rama ishin një familje me të ardhura mesatare, pasi ajo merrte 5 milionë lekë në muaj dhe i shoqi rrogën e punës, pra sipas tyre ata që marrin nën 7 milionë lekë në muaj, qenkan të varfër. Sot, mediat e kontrolluara prej jush hoqën nga intervista e bashkëshortes suaj deklaratën e saj se vilën e re luksoze në një prej zonave më të kushtueshme të periferisë së Tiranës, po e ndërtoni me të ardhurat nga shitja e librit tuaj. Ndaj, ne po ua drejtojmë sërish këtë pyetje që shqiptarët të mësojnë se si mund të ndërtohet një vilë nga shitja e një libri”, – deklaroi Laura Vorpsi.

 

Bregu: Çfarë kuptuam nga intervista e znj. Rama

Deklaratat e bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama janë komentuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, njëherësh edhe ministre e Integrimit. Në profilin e saj në internet, znj. Bregu ka ironizuar deklaratat e Linda Bashës në lidhje me shpjegimet e saj për pasuritë e familjes.“1. Që pallati 5-katësh “nuk është pallat, por godinë banimi, vetëm me 3 kate dhe 1 papafingo dhe 1 bodrum!” 2. Që shtëpia e re e çiftit Rama në Surrel nuk kuptohet, por nuk është e shtrenjtë. Është bërë me një beton që s’ka nevojë të lyhet kurrë”. Derisa u gjet ky betoni Edi shkonte flinte te miqtë, se kështu është Edi!” 3. Që Edi Rama “ka zgjedhur të mos jetë i pasur, por që vjet është pasuruar nga “Kurbani”. 4. Që kur i jep 70 mijë euro borxh motrës, motra do të t’i kthejë. Deri atëherë, ILDKP s’ka punë. Ideja e parë kryesore: tironcit e vërtetë i bëjnë veprimet ligjore para noterit. Ideja e dytë kryesore: tironcit i thonë stërgjyshit Babagjysh!!!!!!”, – është shkruar në profilin e znj. Bregu në internet.

 

Zgjedhjet e 23 qershorit, PS mbledh kryesinë të dielën

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e diel një nga forumet më të larta të saj drejtuese, kryesinë e PS-së. Kryesia pritet të diskutojë në lidhje me 4 pika ku mes tyre pritet të kenë në fokus organizimin e strukturave për zgjedhjet e 23 qershorit. Pikat që do të diskutohen kanë të bëjnë me strategjinë e komunikimit që do të ndjekë opozita në 6 muajt në vazhdim, gjithashtu censusi i brendshëm për identifikimin e votuesve është një pikë e rëndësishme e diskutimit. Dy pikat e fundit të diskutimit kanë të bëjnë me fushatën që do fillojë së shpejti dhe situata e përgatitjes së zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është takimi i parë elektoral i forumit të lartë të opozitës, ku përveç axhendës do të vendoset edhe data e mbledhjes së asamblesë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency