PD, kundër dy emrave të PS-së/ Mazhoranca ndryshon mendje: KQZ duhet riformatuar, shumicën duhet ta marrë e majta

0
141

Gëzim Saliu

 kandidatet e majte per KQZDebatet për kandidatët në Kuvend, PD: Jorgaqi dhe Biba, të papranueshëm. Braho: Formatimi i KQZ-së 4 me 3 për opozitën, i gabuar. Subashi: Të ndalim skenarët që hedhin në erë zgjedhjet

Mes debateve dhe akuzave mes palëve u zhvillua dje seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me kandidatët e propozuar nga mazhoranca për të zënë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opozita u shpreh kundër emrave të Denar Bibës dhe Edlira Jorgaqit, të cilat ishin kandidatura të PS-së, duke i cilësuar si të papërshtatshme. Nga ana e saj mazhoranca në kundërpërgjigje të opozitës, duke hedhur poshtë akuzat për kandidatët, pohoi përmes deputetëve Spartak Braho dhe Armando Subashi mundësinë e ndryshimit të formatit aktual të KQZ-së, duke synuar shumicën e së majtës në këtë institucion. “Skenari i kësaj KQZ-je të sotme ku i ka opozita e sotme dhe tre i ka mazhoranca për mua është shumë i rrezikshëm, sepse po ta analizojmë të gjitha deklarata e këtyre kohëve të PD-së, për mua me këtë KQZ zgjedhjet mund të hidhen në erë në çdo kohë, kjo duke pas parasysh qëndrimin që ka mbajt opozita qoftë në raport me ndarjen territoriale qoftë për situatat të tjera. Prandaj unë e kam thirrje qoftë për kolegët e Komisionit të Ligjeve, qoftë edh për dy bashkëkryetarët e mazhorancës së sotme që është momenti që çështjen e përbërjes së KQZ-së duhet ta shohim me shumë qetësi dhe nuk duhet lënë asnjë mundësi për hedhjen në erë të zgjedhjeve”, – u shpreh deputeti socialist Subashi. Më parë në diskutimin e tij, deputeti i LSI-së Spartak Braho theksoi: “Ajo dua që dua të çoj më tutje diskutimin është se unë nuk jam dakord me këtë përbërje të KQZ. KQZ-ja në këtë formatim 4 me 3 për opozitën është e gabuar. Duhet ta rregullojmë në të ardhmen me qëllim të zbatohet drejt ligji”.

 

Debatet

Në nisje të diskutimit, deputetët e opozitës në komisionin e Ligjeve shprehën kundërshti ndaj dy kandidaturave të PS-së për KQZ-në, duke sjellë edhe argumente për këtë qëndrim. “Dy nga njerëzit e propozuar për të plotësuar KQZ, nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe morale për të qenë anëtarë të KQZ-së. Konkretisht zoti Biba ka qenë i zgjedhur nga parlamenti, ka qenë nënkryetar dhe në mënyrë të paligjshme është dorëhequr dhe ka braktisur detyrën sigurisht duke shkelur ligjin në kundërshtim me moralin, me kornizën institucionale që duhet të kishte. Zonja Jorgaqi ka gënjyer para parlamentit kur u propozua për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pruri një CV të falsifikuar që parlamenti e verifikoi dhe nuk e pranoi të ishte anëtare e kësaj gjykate”, – u shpreh Ristani. Në përgjigje të këtyre kritikave, mes debatit, deputetët e mazhorancës pohuan se kandidatët plotësonin kriteret ligjore të përcaktuara në ligj. Ndërkaq në fjalën e tij deputeti Subashi nuk ngurroi të hidhte akuza edhe ndaj ligjvënësit demokrat Ristani, gjë e cila solli replika të forta mes palëve. Në fund të mbledhjes, mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj katër kandidaturat e saj për të plotësuar vendet vakante, ku dy i përkasin PS-së dhe një LSI-së, e cila prezantoi dy kandidatë edhe vetëm njëri prej tyre do të marrë votën në Parlament.

 

Kandidatët e propozuar nga mazhoranca

Denar Biba – PS

Edlira Jorgaqi – PS

Gëzim Veleshnja – LSI

Arben Shkëmbi – LSI

(Tek LSI vetëm një kandidat do të votohet për t’u bërë pjesë e KQZ-së)

 

Debati

Ristani: Ju thoni se atëherë mazhoranca në vlerësimin tuaj veproi gabim politikisht dhe ju dhatë dorëheqjen. Tani mendoni se mazhoranca nuk do veprojë më gabim politikisht dhe nuk do jepni dorëheqjen?

Biba: Jo kjo është seancë dëgjimore dhe jo inkuizitor, jetojmë në një demokraci i nderuar deputet…

Fino: I doni dhe këto të tre t’i bëni 7?

Halimi: Zonja Jorgaqi ju keni qenë dhe njëherë tjetër në këtë sallë, ju jeni sjellë kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe pretendimi juaj ka qenë se në deklaratën para parlamentit keni thënë se keni punuar si avokate por nga sistemi tatimor rezultonte se ju nuk kishit punuar asnjë ditë avokate, as nuk ishit regjistruar. Tani kam CV para dhe nuk e ka këtë element. Cila është e vërteta ajo që na keni thënë atëherë në parlament apo ajo që po na thoni sot?

Jorgaqi: Në CV time që është paraqitur sot në fakt mungojnë dhe shumë të dhëna të tjera, fakti për shembull që unë vitin ’96, në zgjedhjet vendore kam qenë këshilltare në KQZ. Kjo është përgjigjja.

Braho: Ajo dua që dua të çoj më tutje diskutimin është se unë nuk jam dakord me këtë përbërje të KQZ. KQZ-ja në këtë formatim 4 me 3 për opozitën është e gabuar. Duhet ta rregullojmë në të ardhmen me qëllim të zbatohet drejt ligji.

Subashi: Nëse flasim për moral para zgjedhjeve të 2013-ës ne nuk duhet të kishim dhënë pëlqimin për ata që propozoi PD për të vazhduar punën në atë komision sepse ishin pikërisht ata që vodhën zgjedhjet e 2009-ës, ishin ata që vodhën zgjedhjet e 2011-ës, bashkë me kolegun tim që foli këtu z. Ristani e megjithatë ne prapë nuk diskutuam për moral. Skenari i kësaj KQZ-je të sotme ku i ka opozita e sotme dhe tre i ka mazhoranca për mua është shumë i rrezikshëm. Sepse po ta analizojmë të gjitha deklarata e këtyre kohëve të PD, për mua me këtë KQZ zgjedhjet mund të hidhen në erë në çdo kohë. Çështjen e përbërjes së KQZ-së duhet ta shohim me shumë qetësi dhe nuk duhet lënë asnjë mundësi për hedhjen në erë të zgjedhjeve.

Xhafaj: Faleminderit…

Ristani kërkon fjalën

Xhafaj: Po s’ke çfarë replike të bësh.

Ristani: Më përmendi emrin, nuk mund të më përmendi ai.

Xhafaj: Po mirë mo të gjithë përmendim emra këtu, z. Strazimiri ju lutem keni fjalën.

Ristani: Një moment se unë fola për një çështje që po shqyrtojmë, unë hodha situata për ata njerëz që po votojmë sot dhe zotnia nuk ka pse të merret me mua personalisht.

Xhafaj: Sepse ata i ka propozuar PS.

Ristani: Nqs do të merret me mua personalisht do të marrë përgjigje.

Debate në Komision

Ristani: Njerëz të korruptuar që vijnë dhe dalin këtu… Njeri që gënjen nga mëngjesi në darkë dhe njeri që ka edhe shumë zakone shumë të këqija, s’po i them këtu.

Xhafaj: Po lëre se nuk është serioze me këtë gjuhë. Edhe dje edhe sot bëni të njëjtën gjë kërkoni ti acaroni gjërat. Mos provokoni dhe mos acaroni.

Ristani ndërhyn pa mikrofon

Lutaj pa mikrofon: Dhe kush po flet për këtë… (drejtuar Ristanit).

Ristani pa mikrofon: Po mbylle ti e mbylle.

Strazimiri: Znj. Jorgaqi edhe sot si në ditën kur u propozua si kandidate e Gjykatës Kushtetuese, ka sjellë një CV tjetër nga ajo që solli në atë kohë. Zonja tha se na paska eksperiencë pasi paska qenë këshilltare në zgjedhjet e 1996, ato të këqijat fare. Në qoftë se e keni zgjedhur për këtë, kur ju i keni anatemuar hapur zgjedhjet e 96-ës, atëherë edhe kriteri për të cilin e keni zgjedhur ju bën që ose të thoni na falni për zgjedhjet e 1996 ose duhet të thoni që kjo zonja është e papërshtatshme.

Manja: Në fund të fundit nuk ka shkruar ku ka qenë në 1966 apo në 2007, por në cv e asnjërit prej tyre nuk ka vendime penale të formës së prerë të dënuar për korrupsion ose për vjedhje në këtë vend.

Bashkim Fino: PS është parti e lirë dhe i lë njerëzit të marrin vendime personale.

Nard Ndoka: Kush e ka thënë këtë…

  1. Fino: E ka thënë Bashkim Fino. Ky komision nuk bën diskutim politik, ky komision kandidaturat që plotësojnë kriteret profesionale.
  2. Halimi: PS nuk duhet të përqendrohet vetëm tek dy vetë, merr Edlirën sot dhe hiq Edlirën nesër, merr Denarin sot ço Denarin nesër.

Largohet nga salla E. Halimi dhe A. Ristani

Fino: Rri se do të votosh kundër, qëndro se e ke personale me atë.

Halimi: Këtu jemi nuk po ikim.

Fino: Na jepni emrat që ti votojmë ne.

  1. Xhafaj: Anëtarët e KQZ shprehin vullnetin e grupeve që i përfaqësojnë. Znj, Jorgaqi që thotë z. Halimi, ka në Ministrinë e Drejtësisë që nga viti 1992 nga specialiste shkon drejtore e Kodifikimit. Z. Biba ka punuar në institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese, si Gjykata e lartë. Ajo që duhet të marrë fund në këtë komision është inkuizicioni në këtë komision, nuk do të ketë më, do të marrë fund dhe ka marrë fund në zgjedhjet e 23 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency