Pas gjurmëve të “Motra Tone”, homazh për restauratoren Agolli

0
187

KolIdromenoMotraTone1883E botojmë këtë artikull për të kujtuar momentin historik për Galerinë Kombëtare të Arteve, që lidhet me restaurimin e veprës “Motra Tone”, e Kol Idromenos me të cilën fillon historia e arteve pamore. Bashkë me këtë kujtesë ne sjellim vëmendjen në homazh të restauratores Majlinda Agolli, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Për vite ishte shefe e laboratorit të restaurimeve në Galeri, e cila mori përsipër ndërhyrjet në tablo e famshme shqiptare, duke e shoqëruar atë në Francë

 

Serge Lemoine

Kam nderin t’ju pres sot ne Muzeun d’Orsay, per nje rast krejt te jashtezakonshem, qe shenon bashkepunimin artistik midis Shqiperise dhe Frances dhe qe eshte njekohesisht nje mundesi per te afirmuar realitetin e Evropes, e cila eshte duke u ndertuar. Per Muzeun d?Orsay, kjo perben zbulimin e nje pikture te panjohur nga Evropa Juglindore, perpjekje qe ben pjese ne politiken e zbulimit apo te rizbulimit artistik te shkollave te huaja, nje politike e ndjekur nga Muzeu yne, prej shume vitesh. Ne jemi mbledhur rreth nje vepre shume te rendesishme te piktorit Kol Idromeno, lindur ne Shkoder me 1860, kur Shqiperia ishte nen pushtimin e Perandorise Otomane dhe vdekur me 1939. Ai eshte formuar ne Itali dhe konsiderohet si Piktor i Popullit. Shume patriot, ai internohet nga autoritetet turke me 1897, per idete e tij subversive. Personalitet kompleks, ai ishte nje artist i kompletuar qe nuk kenaqej me pikturen. Ai ben pjese ne nje orkester (luan ne trompe dhe violine), hap nje studio fotografike, bashkepunon me vellezerit Lumiere dhe importon aparate per te perhapur filma, punon ne fushen e arkitektures, urbanistikes si dhe interesohet per skulpturen, zdrukthtarine dhe skenografine. Vepra e tij ne pikture eshte e shumellojshme, portrete, peizazhe, afreske, piktura fetare… por pikturat realiste, zene vendin e pare. Vepra qe paraqitet sot, eshte tabloja qe themeloi pikturen realiste shqiptare. E quajtur? Motra Tone?, dhe qe mban daten 1883, ajo perben portretin e pare profan dhe psikologjik te artit shqiptar: vepra paraqet motren e artistit me kostum tradicional. Eshte veper e rinise se tij, qe shenon njekohesisht kthese dhe shkeputje, sepse eshte vepra e pare e rendesishme me subjekt jo fetar. Realizuar nga Idromeno mbas kthimit te tij nga Venecia, kur ishte vetem 23 vjec, ne veper ndihet ndikimi i piktures italiane, kryesisht butesia e drites dhe pozicioni i modelit. Operacioni i restaurimit te ketij portreti, ka filluar 1 vit e gjysme me pare, dhe tani qe ai eshte kryer, prezantimi i tij ne kete vend, perfaqeson nje tjeter forme te hapjes drejt artit evropian te periudhes, mbuluar nga koleksionet e Muzeut d?Orsay. Ky projekt, eshte nje marreveshje e DMF (Drejtorise se Muzeve te Frances), e cila i kerkoi C2RMF (Qendra e Kerkimeve dhe Restaurimeve te Muzeve te Frances), te bashkepunoje me Galerine Kombetare te Tiranes. Restaurimi i kesaj tabloje, i dha mundesi nje muzeu shqiptar i cili nuk dispononte mjetet e nevojshme per kete operacion te gjere, te perfitonte asistence dhe ndihme konkrete nga C2RMF. Cilesia e larte e ketij restaurimi delikat, eshte nje shembull i shkelqyer i bashkepunimit artistik dhe profesional. Z. Jean-Francois Hulot, nga CRMF-ja, fillimisht shkoi ne Tirane per te bere proces-verbalin e gjendjes se vepres, per te pergatitur operacionin dhe per te vleresuar kohen e nevojshme. Zonja Majlinda Agolli-Mato, e formuar ne Akademine e Arteve te Bukura dhe ne Galerine Kombetare te Tiranes, punoi me pas ne krah te tij. Shefe e laboratorit te konservimin dhe restaurimit te kesaj Galerie, ajo erdhi ne Paris per te restauruar kete veper emblematike. Gjate veres, konservues dhe personalitete kaluan nga ateljete e restaurimit dhe e vune re kete veper. Vete une, kam qene i ftuar nga Nathalie Volle per ta zbuluar ate dhe pranova me shume deshire qe te organizohej ky prezantim i vecante, para se vepra te kthehej ne Shqiperi. Kjo pikture, themeluese e rrymes se re, deshmon per influenca perendimore shume te forta, sidomos italiane dhe per shqiptaret, te cilet ndjehen thellesisht evropiane, restaurimi i kesaj vepre ne France si dhe prezantimi ne Muzeumin d’Orsay sot, jane nje menyre per te treguar simbolikisht perkatesine e piktures shqiptare ne nje rryme perendimore, evropiane, shume para ndryshimeve te historise.

*Drejtor i Musee d’Orsay Dhjetor 2005/(Ttitulli është redaksional)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency