Partizani feston ndaj Kukësit, Flamurtari bën detyrën në Lushnje

0
123

Skuadra e kuqe ka mposhtur verilindorët duke e ngushtuar në -2 pikë diferencën me shpresën se mund të arrij vendin e  dytë që e çon në europë

Vlonjatët kanë mundur lehtshëm Lushnjen duke marrë një tre pikësh shumë të vlefshëm për luftën për të qëndruar në Superligë

 

partizani kukesiDy ndeshjet e tjera të luajtuara ishin dhe ato midis të kuqve të Partizanit dhe verlindorve të Kukësit e cilat u luajt në Tiranë. Ndërsa në Lushnje, myzeqarët pritën vlonjatët që kishin ardhur me synim fitoren. Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo midis Partizanit dhe Kukësit. Kjo pasi të dyja skuadrat duelojnë për të zënë vendin e dytë. Një pozicion shumë i rëndësishëm pasi e çon ekipin në zonën euopiane. Ndërsa në Lushnje nuk luhej për kreun por për luftën për të qëndruar në superiore. Nuk gaboi dje Vllaznia, Tirana morri tre pikëshin në tavolinë me Bylisin, dhe të njëjtin hap ruajti edhe Flamurtari. Skuadra e Gjokës morri një tre pikësh shumë të rëndësishëm që e çon në pozicionin e gjashtë të renditjes.

 

Partizani-Kukësi

Një ndeshje derbi midis dy më të mirave. Partizani dhe Kukësi po zhvillojnë një supersezon. Verilindorët deri javën e kaluar ishin kthyer në skuadrën e cila frikësonte të gjithë. Ndërsa Partizani po ruan një temp mjaft të mirë dhe vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm. Me një Skëndebe të shkëptur tashmë të dyja ekipet duelojnë për të zënë vendin e nënkampionit. Përpara qëndron Kukësi por Partizani ishte më i motivuar për të fituar dhe me fitoren e marrë dje arriti që të ngushtoi diferencën në -2 pikë. Me këtë humbje kështu Kukësi do të duhet t’i thotë lamtumirë Skënderbeut duke e lënë vetëm në krye. Një supergol i Migen Memellit në pjesën e parë rikltheu te fitorja Partizanin me objektivin Europa Ligë që është edhe më pranë. Sfida e Qemal Stafës nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkuan fillimisht të studionin njëra-tjetrën. Për të shënuar rastin e parë duhej të kalonon 20 minuta lojë. Pas një kombinimi të saktë mes Memellit dhe Nexhipit, shqiptaro-maqedonasi nuk arrin të kordinohët si duhet në goditje. Kundërpërgjigjet Cikalleshi dy minuta më pas me një finalizim potent nga distanca me topin që kalon pak centemetra mbi tra. Të kuqtë pretendojnë për një prekje  të topit me dorë në zonën e Kukësit, por për gjyqtarin Pashaj gjithcka është e rregullt. Takimi u zhbllokua në minutën e 30-të me një supergol të Migen Memellit, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi të fituar nga Nexhipi. Pjesa e parë u mbyll me fluturimin e Alban Hoxhës, i cili i mohoi golin Cikalleshit nga distanca. Pjesa e dytë nis me ritëm të ulët me skuadrën verilindore që mundohet të ushtrojë presion në gjysmëfushën e të kuqve, të cilët sapo gjejnë rastin kërkojnë të godasin nëpërmjet kundërsulmit. Tentativa e parë e Kukësit në këtë pjesë vjen në minutën e 65 me Allmuçën, por topi përfiton mbi tra. Nw tw 67-twn goditja e Cikalleshit kontrollohet lehtësisht nga Hoxha kur gjyqtari Pashaj ndëshkon me karton të kuq Labinot ibrahimin i cili futet në fushë pa marrë sinjalin e kryesorit. Në të 82-tën një goditje me dy takime në zonën e Partizanit nuk shfrytëzohet nga Cikalleshi, i cili nuk gjen kuadratin. Në minutat e fundit edhe pse në inferioritet numerik formacioni Sampaios arrin ta administrojë lojën duke shkuar e qetë drejt fitores.

Lushnja-Flamurtari

Flamurtari mund të marri frymë qetë. Në fushën e një skuadre të dorëzuar tashmë dhe të rënë në Kategorinë e Parë. Abilaliaj ka zhbllokuar shifrat në minutën e 3-të, duke përvijuar fatin e këtij 90-minutëshi, që ka folur për Flamurtarin. Ardit Shehaj ka dyfishuar rezultatin për të tijtë, para se Gjoni të ngushtojë shifrat në 2-1 në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta ka vijuar dominimi kuqezi përballë skuadrës vendëse pa dëshirë dhe pa grintë, çka ka bërë të mundur edhe golin e tretë. Ka qenë Nijaz Lena, ai që ka vulosur “tripletën” e të tijve në këtë javë të kampionatit, ndërkohë që për t’I dhënë përmasat e goleadës ka menduar kavajasi Mihani. Pesë minuta para mbarimit të këtij ballafaqimi, mesfushori i Lushnjës ka ngushtuar diferencën e rezultatit përfundimtar 3-2 për kuqezinjtë. Del duarplot nga kjo transfertë skuadra vlonjate, që barazohet me pikë, nga 41 të tilla, me Vllazninë, duke qenë për momentin larg zonës së rrezikshme, por jo i sigurtë përfundimisht. Do të duhet shumë mund që vlonjatët të dalin me sukses deri ën fund ku kanë mbetur edhe disa ndeshje nga fundi.

 

 

Skënderbeu mposht Besën dhe i afrohet titullit, Laçi fiton ndaj Teutës

 Janë mbyllur dje ndeshjete  vlefshme për javën e 29 të Superligës shqiptare. Sfida që patën një domethënie shumë të rëndësishme. Kjo pasi në përballje ishin skuadra të cilat luanin për fatet e tyre në kampionat. Në Korçë ekipi i “ujqrve të dëborës” është ndeshur me Besën në një sfidë shumë të rëndësishme për ta. Kjo pasi një barazim ose humbje do ta rëndonte pozicionin e tyre për sa i përket mbajtjes së kreut të tabelës. Ndërsa Besës i duhej një rezultat pozitiv për të qëndruar e qetë se do të jetë në Superiore edhe sezonin tjetër. Mirëpo ka qënë Pejiç ai që ka përcaktuar këtë ndeshje. Kroati arriti të shënoi golin për skuadrën e Josës duke i dhënë kësthu një trepikësh shuam të rëndësishëm. Ndërsa në Laç, skuadra vendase ka arritur që të marrë një fitore të madhe. Kjo pasi kanë arritur të mposhtin durrsakët në një sfidë jo të lehtë. Të mbështetur edhe nga tifozeria ekipi Nicës triumfoi përballë një rivali direkt duke krijuar një fije shpresë për tu ngjitur edhe pak më lart në tabelë.

 

Skënderbeu-Besa

Korça në festë. Ekipi kuqebardhë është kthyer te triumfi pas tre sfidash radhazi të humbura. Një tërmet i vërtet u ndje te ekipi korçar, tre javët e kaluara që dukeshin sikur po ishin fundi i mbretërimit në Superligë. Mirëpo duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet pasi Josa i ka marrë frenat në dorë. Në përballjen e djeshme Skënderbeu arriti që të mposhte me rezultatin 1-0 Besës e cila duket se nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Ka qënë sulmuesi Pero Pejiç ai që i ka dhënë fitoren skuadrës  tij duke i’u afruar edhe më shumë trofeut të “këpucës së artë”. Me 15 golat e realizuar deri tani prej tij, kroati kryeson listën përkatëse, duke shpresuar se në katër javët e mbetura të kampionatit do të jetë i aftë të mbajë pas vetes Cikalleshin apo Xhafaj. Goli shënuar në minutën e 54-të ka qënë i vemti që duket se i ka dhënë fitoren ekipit vendas. Besa u përpoq me të gjitha forcat që mos të dilte pa pikë nga kjo sfidë, mirëpo dalja e Fejzullahu me të kuq në minutën e 30-tw  i vështirësoi më shumti gjërat duke e bërë të pamundur suksesin ndaj “ujqërve”.

 

Laçi-Teuta

Pas katër ndeshjesh edhe Laçi arrin që të triumfojë. Ekipi i Stavri Nicës e nisi që në fillim fortë ndeshjen duke dashur të tregojë se ka ardhur momenti për të rigjetur fitoren. Që në minutën e katërt, Alfred Osmani reagoi mjaft mirë pas goditjes së Nimanit, ndërsa në të tetën miqtë u kundërpërgjigjën me anë të Ahmatajt por Bakaj u tregua i saktë. Në të 13-tën pati një moment tensioni në fushë, kur Batha u përplas fizikisht me Kehinden. Të dy futbollistët u ndëshkuan me të verdhë. Dominimi i Laçit u bë i dukshëm pas minutës së 25-të, kur Xhejms, Nimani dhe më pas dhe Kehinde kërkuan të tre me radhë portën por gardiani i bluve ishte i pakalueshëm. Megjithatë Osmani nuk mund të bënte asgjë në minutën e 35-të kur pas një kombinimi me Xhejms, Nimani u shfaq i lirë përballë portës duke goditur saktë për avantazhin e bardhezinjve. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në të dytën Teuta u përpoq të vendoste barazpeshën duke rritur dhe presionin. Në të 63-tën, Daniel Xhafaj pati mundësinë për të rikthyer barazpeshën por nuk u tregua i saktë. Laci e menaxhoi mjaft mirë lojën deri në fund duke ruajtur avantazhin e duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency