Parashikimet e ndeshjeve për bastvënësit shqiptarë

0
150

skedinaLivorno-Milan                                   2                      1.8

Sauthempton-Man. Siti                  2                      1.85

Bolonja-Juventus                            1X                   2.3

Arsenal-Everton                               3+                    1.9

Sampdoria-Katania                         1                      2

 

Livorno-Milan

Duket se Milani është rikthyer një ekip i madh, që di të fitojë. Pas fitores në transfertë një javë më parë, këtë radhë do të jetë radha e Livornos që duhet të përballet me “inatin” e Milanit, i cili ka humbur shumë pikë në renditje. Në këtë ndeshje skuadra e Alegrit nuk do të ketë mungesa dhe do të jetë e plotë në një sfidë, e cila nuk pritet të jetë e vështirë. Livornoja nga ana e saj është treguar një ekip i paqëndrueshëm dhe me skuadrat e mëdha nuk ka arritur të marrë ndonjë pikë. Koefiçenti për fitoren e Milani varion nga 1.7 deri në 1.95. Aktualisht, si Alegri, por edhe lojtarët kyçë të Milanit kanë kërkuar një sërë fitoresh, me synim arritjen e vendit të tretë, në renditje, që i kualifikon për në Kupën e Kampioneve.

Sauthempton-Mançester Siti        

Skuadra e Manuel Pelegrinit nuk di të ndalet. Pas disa fitoreve rresht Mançester Siti do të përballet këtë fundjavë me Sauthemptonin. Kjo do të jetë një ndeshje decizive për Agueron me shokë të cilët në rast të një dështimi do të ngelen shumë mbrapa në luftën për titullin kampion. Ndeshja pritet të jetë e vështirë por duke parë kualitete që Siti ka në skuadër pritet që të fitojë. Sauthemptoni nga ana e tij ka qenë një surprizë në kampionat, duke u renditur në vendet e para dhe duke konkurruar denjësisht me skuadra si Junajtid apo Totenhem. Koefiçenti për fitoren e Sitit është 1.8 dhe është një mundësi e mirë për të marrë një trepikësh të artë.

Bolonja-Juventus

Nëse ka një ndeshje e cila do të jetë për jetë apo vdekje, ajo do të jetë midis Juventusit dhe Gallatasarajit. Juvja luan ditën e sotme në Bolonja, por me mendjen në Turqi aty ku i pret ferri “Gallata”. Kjo do të bëjë që skuadra e Kontes të tolerojë në ndeshjen e sotme duke mos u përqendruar maksimalisht. Diferenca prej 3 pikësh me Romën dhe mungesa e konkurrencës do të sjellë që Juventusi të kërkojë një barazim në Bolonja. Nga ana tjetër, skuadra e Bolonjës do të kërkojë të vërë në vështirësi Juven, duke qenë se nuk pritet të luajë me të gjithë titullarët.

Arsenal-Everton      

Evertoni vjen këtë fundjavë pas fitores surprizë në fushën e Mançester Junajtidit. Në fushën e Arsenalit, Evertoni do të kërkojë të bëjë një tjetër surprizë, pse jo, duke fituar. Kjo pritet të jetë një ndeshje me gola, duke qenë se të dyja ekipet do të luajnë hapur. Arsenali do të kërkojë fitoren, por do të duhet të ketë kujdes në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, pasi do të luajë në fushën e Napolit dhe një humbje me 3 gola diferencë do t’i skualifikonte. Bastvënësit e kuotojnë këtë ndeshje me gola si dhe me mundësinë, gol/gol, që të dyja ekipet të shënojnë nga një gol.

Sampdoria-Katania

Vendet e fundit nuk janë për një ekip si Sampdoria. Aktualisht, Sampdoria renditet në vendin e parafundit të tabelës dhe një trepikësh të dielën do t’i japë mundësi për largimin nga zona e ftohtë. Katania nga ana e saj nuk është ekip i fortë jashtë fushe dhe gjithë forcën e saj e tregon kur luan në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency