Parandalohet krimi në familje/ Fier,dhëndri 30-vjeçar tentoi të vrasë gruan dhe vjehrrën

0
157

automatikKrimi në familje për pak ka shënuar tragjedinë e radhës në fshatin Fermë Çlirim në rrethin e Fierit. Fatmir Jonuzi në gjendje të dehur me një armë tip automatike në dorë ka shkuar në banesën e familjarëve të bashkëshortes tij, Eriselda Vizioni, me qëllim për të vrarë këtë të fundit dhe nënën e saj. I ati i 25-vjeçares, Faik Vizioni, teksa ka parë dhëndrin e armatosur që i drejtohej shtëpisë tij dhe duke nuhatur rrezikun ka ndërhyrë së bashku me të birin për ta neutralizuar atë. Faiku rrëfen momentet e tmerrit, ku fati i familjes tij varej nga veprimi i një dehuri më kallash në dorë. Ndërkohë kunata e 25-vjeçares pohon se Fatmir Jonuzi gjatë ditës ishte nën efektin e kanabisit, teksa shton se kjo ngjarje ishte paralajmëruar. Vete Eriselda e tronditur e ka të vështirë të shprehet, tek shprehja që ka marrë fytyra e saj tregon gjithçka. Policia e Fierit ka shoqëruar Fatmir Jonuzin, sakaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Vetëvrasjet/ Alarm për Ministrinë e Brendshme, shkresë për hetime profesionale nga policia

Vetëvrasjet, kambanë alarmi në veshin  Ministrisë së Brendshme, e cila i kërkon policisë hetime më të thelluara. Me anë të një shkrese ministria i është drejtuar të gjithë policive të rretheve, duke i kërkuar që të tregojnë më shumë kujdes në trajtimin e këtyre lloj ngjarjeve. Shtimi i numrit të tentativave për vetëvrasje si dhe shtimi numrit të vetëvrasjeve për shkak të largimeve nga puna apo arsyeve të tjera gjatë dy muajve të fundit, si dhe ankesat e shumta nga tq afërm të viktimave, të cilët hedhin dyshime se ngjarjet mund të kenë ndodhur si pasojë e trajtimi të keq financiar apo moral që iu është bërë viktimave. Sipas sinjalizimeve të ministrisë për disa raste vetëvrasjesh ka pasur ankesa nga familjarët, të cilët hedhin dyshime se shkaktimi i vetëvrasjes mund të ketë ardhur si pasojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera që kanë prekur rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdo lloj vartësie tjetër. Për këtë Ministria e Brendshme kërkon nga të gjitha drejtoritë e qarqeve rritjen e profesionalizmit në marrjen e deklarimeve, ndërsa për çdo rast vetëvrasjeje të bëhen verifikime të detajuara në lidhje me viktimën. Ministria e Brendshme kërkon nga oficerët e policisë që të verifikohen dhe të gjitha pretendimet që ngrihen nga familjarët lidhur me motivin e vetëvrasjes, ndërsa për çdo rast familjarët duhet të informohen në lidhje me ecurinë e hetimit. Në këtë pikë kërkohet dhe rritja e bashkëpunimit me prokurorinë kur për raste ankesash nga të afërmit të bëhen analiza të veçanta. Departamentit të sigurisë publike i është kërkuar që të rrisë bashkëpunimin me prokurorinë, si dhe për rastet që kanë dyshime ose ankesa nga familjarët, apo persona të tjerë, të bëhen analiza të detajuara. Mosha mesatare e viktimave sipas burime të policisë është nga 18 deri në 55 vjeç. Sipas ministrisë është kthyer në shqetësues trendi rritës i vetëvrasjeve veçanërisht në qarqet Tiranë, Korçë, Fier, Durrës , Vlorë dhe Lezhë ku familjarët kanë pretenduar se viktima ta ketë kryer aktin e rëndë vetëflijues si pasojë e heqjes nga puna nga institucionet shtetërore dhe private. Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë si edhe në vendin tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit. Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës. Po sipas OBSH, çdo vit, rreth 1 milion njerëz vdesin nga vetëvrasja e cila është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç.

 

Korçë/ Tentojnë të grabisin argjendarinë, përleshen me pronarin

Tentojnë të grabisin argjendarinë, por ia mbathin pas përleshjes me pronarin. Ngjarja është regjistruar paraditen e djeshme në qytetin e Korçës, kur dy djem të armatosur janë futur në një argjendari në zonën e Pedonales. Me armë zjarri në dorë ata kanë kërcënuar punonjësin dhe pronarin, duke i kërkuar lekët dhe bizhut. Por në mbrojtje të biznesit të tij Roland Topi është konfrontuar fizikisht me dy hajdutët, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me tytën e armës në kokë duke e plagosur lehtë. Duke parë rrethanat dhe frika nga mbërritje e policisë, e cila ishte sinjalizuar për ngjarjen, dy grabitësit janë larguar me duar në xhepa. Autorët nuk kanë mundur që të marrin gjë dhe janë larguar me shpejtësi me një automjet të tipit “Benz”. Ndërsa nga ana tjetër është dërguar me ambulancë për në spital pronari i argjendarisë, i cili është mjekuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Roland Topi ka dëshmuar për policinë se çka ka ngjarë, duke dhënë detaje rreth identikit të dy grabitësve. Nga ana e bluve ka dyshime se dy djemtë mund të jenë larguar në drejtim të Elbasanit, ndërsa pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të arritur në identifikimin e autorëve. Gjatë gjithë ditës patrulla policie kanë lëvizur në aksin rrugor Korçë-Elbasan, ku janë ndaluar për kontrolle makina të dyshimta, të ngjashme me atë të autorëve.

 

Sarandë/ Rrëmbimi i 18-vjeçares për prostitucion, pranga autorit të 6-të

Policia e Sarandës ka arrestuar autorin e gjashtë të dyshuar për rrëmbimin e një 18-vjeçareje nga Tirana. Pas hetimeve të policisë në pranga ka përfunduar Endri Kabili, 24 vjeç, lindur e banues Shijak, Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të shtyjë për ushtrim prostitucioni shtetasen me inicialet M. I.,18 vjeç është shpallur në kërkim i si e larguar nga banesa në Tiranë. Dy ditë më parë Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 5 persona që ishin të përfshirë në ngjarje: Ermal Adem Taka 26 vjeç, banues në Shijak; Përparim Ismail Brecani 26 vjeç, banues Durrës; Arlind Shaqir Maroshi 21 vjeç; banues në Hamallaj Durrës; Amaril Shaqir Maroshi 19 vjeç, banues në Hamallaj Durrës; Ramiz Kujtim Cenaj, 19 vjeç, banues në Manëz. Të arrestuarit kanë shfrytëzuar faktin që 18-vjeçarja ishte e vetme në mes të Sarandës dhe e kanë rrëmbyer duke e mbajtur me forcë në banesën e tyre. Gjashtë të arrestuarit duke ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime me armë të ftohta, i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18-vjeçares nga Tirana me inicialet M.I, e cila punonte kameriere në Bar-kafe në qytetin e Sarandës. Në fakt, e reja rezultonte e shpallur në kërkim pasi prindërit e kishin denoncuar të humbur, pasi ishte larguar nga familja pa dijeninë e tyre.

 

Tiranë/ Sulmohet efektivi i policisë, i vuri gjobë një automjeti

Një efekt i linjave të Komisariatit të Policisë është sulmuar nga të paktën 3 persona për shkak të një gjobe 1 mijë lekëshe të vendosur një fugoni. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Kasharit kur Arben Hajdari, me një fuoristradë ku ndodhej një femër dhe 2 adoleshentë kanë shkuar dhe kanë gjetur në shërbim policin me inicialet E.S. Sipas burimeve, tre persona e kanë fyer, nga të cilët Hajdari e godiste dhe njëri prej tyre i filmonte me celular. Shkak ishte gjoba që polici i kishte vendosur njërit nga furgonat e linjave për pasagjerë që ka Hajdari. Polici ka reaguar dhe ka sinjalizuar sallën operative. Sipas burimeve është shoqëruar dhe ndaluar femra që ndodhej në fuoristradë, ndërsa është shpallur në kërkim Arben Hajdari për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës.

 

Tiranë/ Aksidenton 2 të mitur, largohet nga vendi i ngjarjes

Dy fëmijë janë përplasur nga një automjet në Tiranë, e cila pas aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën e Dibrës në kryeqytet, teksa dy fëmijët që po luanin me biçikletë janë përplasur nga makina. Automjeti nuk ka ndalur, por edhe larguar pas aksidentit, por është ndalur nga policia në afërsi të Rrugës “Bardhyl”. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Agush Shkëmbi, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency