Paralajmërimi i opozitës / Ligjet me 3/5 drejt Gjykatës Kushtetuese

0
119

Florenc Drizari

Seanca e 31 korrikut nën sitën e ekspertëve të PD-së, Halimi: Do vendosim kur të hyjnë në fuqi

 

ImagesPartia Demokratike pritet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha ato projektligje të miratuara nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë, për të cilat ajo i ka cilësuar më parë si antikushtetuese. Edhe pse prej mëse një muaji deputetët e PD-së nuk kanë marrë pjesë në seancat plenare, ekspertë të kësaj force politike mësohet se po përgatisin dosje të veçanta për të kundërshtuar disa nisma ligjore të mazhorancës në kushtetuese. Deputeti i opozitës, Eduart Halimi, tha se PD do të ndjekë çdo hap në mënyrë që ato të mos zbatohen asnjë ditë, pasi disa ligje janë në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ish-ministri i Drejtësië, Eduard Halimi tha se grupi i juristëve pranë PD po pret që ligjet të përfundojnë të gjitha etapat deri në hyrjen e tyre në fuqi, për të marrë vendimet përkatëse.

“Cështjet e tjera të ligjeve të miatura të ciolat gjithë fajtori ndërkombëtar i ka kundërshtuar, aktorët e drejtësisë në vend i kanë konsideruar si të pakonsultuara në kundërshtim me parimet kushtetuese, në momentin që ato do të kenë efekte ligjore. Do të ndiqet cdo rrugë kushtetuese për të pamundësuar kapjen poltike të pushtetit gjyqësor”,-tha Halimi.

Në fund të korrikut demokratët kanë depozituar dhe dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, një për rrëzimin nga mazhoranca të kërkesës së opozitë për të hetuar lëvizjet në administrate. Ndërsa kërkesa tjetër është ajo për të shpallur antikushtetues vendimin e qeverisë për IMEI e aparatëve celularë, i denoncuar për ditë me radhë nga Partia Demokratike. Sipas saj shkel privatësinë e individit, ç’ka bie ndesh me disa nene të Kushtetutës dhe konventat ndërkombëtare.

Aktualisht në Kuvend janë rikthyer ligjet e drejtësisë, ndërsa presidenti Bujar Nishani ende nuk e ka hedhur zytarisht firmën mbi ndarjen territoriale dhe kontratën për Çez. Mësohet se edhe këto dy nisma do të kundërshtohen nga kreu i shtetit, ndërkohë që mazhoranca është shprehur e vendosur që do ti miratojë me fillimin e sesionit të ardhshëm parlamentar pa i ndryshuar ato. Dy ditë më parë Presidenti i Republikës ktheu në Kuvend ligjin për “Policinë e Shtetit”, për Gjykatat Administrative dhe disa ndryshime në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë pas hyrjes në fuqi të ligjeve të miratuara kryesisht në seancën e fundit plenare të datës 31 korrik, opozita pritet ti ankimojë ato në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Në seancën e 31 korrikut u miratuan disa projektligje me shumicë të cilësuar votash, kryesisht në fushën e drejtësisë dhe të rendit. Një nismë që ka shkaktuar konflikte mes pozitës dhe opozitës ka qenë edhe miraëtimi i ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit. Më herët për këtë nismë deputetë të PD-së nuk kanë përjashtuar edhe ndjekjen e referendumeve, ndërkohë që mundësia për ti ankimuar në Gjykatës Kushtetuese ka qenë një variant i hapur i cili është ndjekur edhe për nisma të tjera të mazhorancës.

 

 

PD: Rama, hesht sërish për faktet tronditëse të inkriminimit të parlamentit

Deputeti i PD-së, Roland Keta, në kuadër të denoncimeve të bëra këto ditë nga opozita për atë që ajo e quan inkriminimi i Parlamentit, kërkoi nga Kryeministri Rama një reagim zytar.

“Edi Rama ka hyrë në ditën e 37 të heshtjes, duke treguar me kryeneçësi se dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës, se inkriminimi i parlamentit, janë për të normalitet. Për Edi Ramën nuk është arsye e mjaftueshme të reagojë kur instrumentat e tij të dhunës detyrojnë Partinë Demokratike të ndërpresin marrdhëniet me parlamentin”,-tha deputeti Keta. Në mbyllje të deklaratës së deputetit të PD-së, thuhet se Kryeministri nuk lahet dot nga mosllogaridhënia dhe mbrojtja që i bën krimit, sado të përpiqet të krijojë vatra mjegulle me paradat e tij propagandistike.

 

Tri ligjet e kthyera nga Nishanit për KLD-në, Policinë dhe Gjykatat

Dy ditë më parë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi kthimin e tri ligjeve të miratuara nga mazhoranca në seancën e fundit plenare. Me dektere të veçanta kreu i shtetit vendisi për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, rishqyrtim për  projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar” si dhe ligjin nr. 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””. Presidenti i Republikës argumenton në dekretin e tij për kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” është konstatuar jo vetëm nga institucioni që ai drejton, por dhe nga organet e tjera kushtetuese dhe ligjzbatuese me të cilat ndaj të njëjtin shqetësim për shkak se kjo bie ndesh me parimin e paanësisë politike në të cilën bazohet e gjithë veprimtaria e Policisë së Shtetit. “Kjo lloj varësie mbetet tërësisht e paqartësuar për qëllimin që kërkohet të arrihet, sa kohe qe funksioni i Ministrit është një funksion politik dhe rrezikon politizimin e Policisë së Shtetit”,-thuhet në dekretin e Nishanit.“Ndryshimi që sjell neni 7 i ligjit nr. 101/2014, duke parashikuar se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi një Zëvendëskryetar”, bie ndesh me nenin 147 pika 3 të Kushtetutës. Ky ndryshim përbën shkelje të parashikimeve kushtetuese në dy plane: Kufizon kompetencën e Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të propozuar si Zëvendëskryetar cilindo nga anëtarët e këtij Këshilli, dhe heq të drejtën që i ka dhënë kushtetuta anëtarëve nga radhët e gjyqësorit për t’u propozuar në postin e  Zëvendëskryetarit të KLD-së”,-argumenton Nishani. Një ndër tri dekretet e Nishanit ishte edhe ligjin nr. 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””. Dekreti kërkon rishqyrtimin e nismës nga deputetët e Kuvendit, ndërsa kritikohet përzgjedhja e ndihmësve ligjor nga kancelari i gjykatës.

 

Përplasje PD-PS

Qeveria: Në universitete ka vend për të gjithë maturantët me mesatare mbi gjashtë

Pas mbylljes së 31 universiteteve private dhe disa shkollave në vend, pozita dhe opozita vijojnë shkëmbimin e akuzave në distancë për vendimin e marrë dhe pasojat që pritet të reflektohen tek studentët dhe familjarët e tyre. Replika ne distance kanë shkëmbyer zëvendësministri i Arsimit Arbër Mazniku dhe ish-ministri Genc Pollo. Mazniku shprehet se demokratet kur ishin ne pushtet aprovuan kuota pranimi për në universitet për populizem elektoral, ndërsa Pollo thotë se qeveria mbylli universitetet, por nuk publikon shkeljet. Në universitete ka vend për të gjithë ata maturante me mestare mbi noten gjashte. Sipas zevendesministrit te Arsimit Arber Mazniku per vitin e ri akademik jane miratuar rreth 19 mije kuota, rreth 2800 me pak se kerkesa, te cilat shperndaheshin ne 25 programe me më pak se 10 studente, në 14 degë ku studentet ishin me mestare nën noten 5.5 të tjerat në programe të filialeve publike të pezulluara pasi nuk plotesonin standardet. Ndersa sipas Partise Demokratike qeveria ke mbyllur rreth 39% te universiteteve private dhe ende ska publikuar shkeljet nderkohe qe vazhdon te quaj piramida edhe ato institucione te arsimit te larte qe ka lejuar te vijojne normalisht.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency