Paloka: Askush nuk mund të merrte miliona euro pa mbështetjen e policisë

0
150

Për opozitën, grabitja në Rinas nuk mund të bëhej pa mbështetjen e policisë.

Kreu grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se krimi tashmë hyn me lehtësi deri në shkallët e avionit, duke marrë miliona euro.

Paloka:  Ngjarja e djeshme në Rinas është dëshmi e shkallmimit të çdo standardi sigurie në vend dhe konfirmim se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të ekspozuar se kurrë nga krimi. Persona të armatosur dhe me maska shkuan deri tek shkallët e avionit dhe morën me dhunë miliona euro. Pa bashkëpunimin e një shefi të madh asnjë grabitës nuk do të mund të bënte atë që ndodhi dje. Gjendja është katastrofike. Në kohën kur alarmi për terrorizmin është në kulmin e vet dhe kur të gjithë shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, në kontrast të plotë në vendin tonë ka rënë çdo standard i sigurisë. Është e kotë që dikush nga klani Rama-Tahiri të mbajë përgjegjësi për ngjarjen pasi kjo dyshe është zhveshur tashmë nga çdo normë e ndërgjegje morale.

Ai tha se Shqipëria është mbuluar nga kanabisi dhe se kumbarët e drogës janë pranë ministrit të Brendshëm, Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here