Pakënaqesia e gjerë popullore, dhe përgjegjësia e klasës politike

0
133

Artan Fuga

Artan_Fuga(Nga rrjeti social)

Unë e di se është e padrejtë që qytetaret në mënyrë direkte të mos kenë mundësi të ndërhyjnë mbi institucionet ekonomike apo financiare dhe politikat e tyre, ose kundër skandaleve që fshehin ato.

Shumë e padrejtë.

Por, nga ana tjeter di se ky sistem që jeton bota e sotme, përfshi edhe Shqipërinë, e sapo dalë nga luftrat dhe diktatura, e çfarë janë pesëdhjet apo njeqind vjet, nuk mund të përfshijë të drejtën për masat qytetare për të vepruar direkt kundër kupolave drejtuese insitucionale në fushën e financave kundër padrejtësive, skandaleve dhe trafiqeve.

Veprimi nga poshtë do të fshinte përndryshe të gjitha diferencat në pasuri që atyrë që janë poshtë me të drjetë u duken të padrejta.

Por, ky sistem jeton mbi pabarazitë e rënda.

Prandaj, poqese pyeten të papunët, ata konsiderojnë se të gjithë ata që janë në punë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë.

Po të pyeten ata që bëjnë punë fizike, të gjithë ata që bëjnë punë, mendore kanë pozitë të padrejtë.

Fshatarët mendojne se qytetarët janë të padrejtë.

Të varferit urrejnë të pasurit.

Që këtu bllokohet veprimi i justifikuar i masave që direkt revoltohen ndaj skandaleve të rënda financiare.

Poqese në një çast është levizja në rrugë që ndërhyn direkt në hierarkinë e institucioneve financiare, sado të korruptuara të jenë, me këtë shënohet edhe fundi i të gjitha mekanizmave financiarë të këtij modeli.

Masat e qytetarëve mendoj unë, munden që vëmendjen e tyre ta drejtojnë fort te ata që u kanë deleguar sovranitetin, pra te politika dhe deputetët, duke u kërkuar atyre të marrin vendime që janë në përputhje me moralin dhe ligjin.

Politika është si shteti, nuk mund të njohë pushime vere, apo dimri..

Autorët e skandaleve duhet të japin llogari përpara ligjit, kurse përgjegjësit nëse nuk janë të përfshirë në krim, llogari përkatëse politike, administrative dhe pasojat e saj.

Përgjegjësia administrative e shërbetoreve tanë publikë është ajo që na mungon si ajri.

Por, fatkeqësisht, dhe fatmirësisht njëherazi, gjykimi kompetent i çështjeve administrative nuk mund të behet direkt nga sheshet publike dhe nga rruga, sado respekt dhe perulje të kemi për veprimin dhe motivet e njerëzve.

Përndryshe do të kalonim në sistemin e vetgjyqësisë.

Ata kanë votën dhe duhet të kërkojnë një sistem që vota e tyre të mos shkojë në det.

Ne nuk kemi vetëm pandëshkueshmëri ligjore, por edhe pandëshkueshmëri administrative, nuk kemi gjoba, pushime nga puna, sanksione për të mos ushtruar funksione publike, sekuestrime pasurish, etj.

Përgjegjësit janë bërë të papërgjegjshem..

Rrugët e tjera, direkt mbi institucionet financiare, duken të bllokuara nga sistemi që këtë ves e ka në zemër, e nuk mund të ishte ndryshe.

Çdo pistë tjetër veprimi fatkeqësisht e them nuk ka pasoja pozitive afatgjata dhe afatshkurtra..

Por qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë presion mbi politikanët dhe të zgjedhuit politikë në mënyrë që ata të ushtrojnë kompetencat që u ngarkon kushtetuta.

Kushtetuta nuk parashikon pushime vere për kompetencat e deleguara nga sovrani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency