Ora e shenjtë e seksit!

0
226

seks (1)Ora e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes – shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit, është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Liebe & Beziehungsblog konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, – përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.

 

Të rrimë larg për t’u rigjetur më të afërt

Lidhja absolute është një ëndërr e pamundur. Sa më e madhe të jetë nevoja jonë për të ndenjur, aq më shumë rrezikojmë të mbysim tjetrin dhe bëhemi agresivë e jotolerantë ndaj partnerit. Atyre që diskutojnë gjithnjë për gjithçka, por që nuk ndahen kurrë. Ose i atyre që s’bëjnë më dashuri prej kohe, por që t’i shohësh duken si binjakët siamezë. E megjithatë, mjafton që të ftojmë disa miq për darkë apo të ndahemi për një fundjavë në vende të ndryshme, për të rigjetur distancën e duhur. Doje një burrë të impenjuar, por tani ankohesh se rri pak në shtëpi? Ndoshta duhet të rifillosh të interesohesh për pasionet e dikurshme. Mundohu të ngresh vetëvlerësimin. Kur të jesh e kënaqur me vetveten, nuk ekzagjerohet me të priturat prej tjetrit dhe dashuria nuk është tjetër veçse fruti i shijshëm i dëshirës. Përkundrazi, nga pema sterile e nevojës rriten shigjetat e “kur do të kthehesh” dhe “mos më lër”, pikërisht ato që na transformojnë në shoqe të mërzitshme e të bezdisshme.

 

 Humori për lidhjet romantike

Një sens humori është gjithnjë i mirë për çdo person, por nganjëherë mund të bëjë më shumë keq se mirë, e sidomos kur e tejkaloni linjën.

Ka dy lloje humori: humori i mirë dhe ai i keq. Nëse përdorni tipat e mirë të humorit, ju do ta bëni partnerin tuaj t’ju dashurojë edhe më shumë, kurse përdorimi i humorit të keq mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj.

 

Tipat e humorit të mirë:

 

Shakatë vetëkritike

Këto janë shakatë më të mira, për shkak se nëpërmjet tyre ju e vini veten poshtë, duke pranuar një gabim nëpërmjet humorit. Në këtë mënyrë ju e pranoni gabimin dhe i tregoni partnerit se nuk jeni e zemëruar.

Shakatë praktike

Këto shaka janë shumë të lezetshme. Mund ta lagni me ujë partnerin dhe të fshiheni diku si një fëmijë, derisa t’ju gjejë dhe t’ju ‘dënojë’. Kjo funksionon më së miri për t’ju afruar edhe më shumë mes vete.

Shakatë momentale

Këto shaka ndodhin në momente kur jeni në mes të bisedës dhe varësisht nga ngjarja që tregohet ju e ktheni atë në një shaka. Kjo do ta bëjë edhe atë të ndihet me fat që ju ka, për shkak se mund ta bëni të qeshet në çdo moment.

 

Tipat e humorit të keq:

 

Sarkazma

Kjo është diçka që vjen natyrshëm, sidomos kur jeni duke u grindur, por ju mund të largoheni shumë me njëri-tjetrin nëse filloni ta përdorni atë.

Humori ofendues

Ndonjëherë ju mund të bëni shaka thjesht për ta ngacmuar partnerin tuaj, apo për ta nxjerrë zemërimin tuaj në të, por keni kujdes, sepse shakatë ofenduese, edhe pse thuhen në formë humori, mund të merren seriozisht nga ana e partnerit tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency