Njerëzit e së ardhmes çfarë do të ndryshojë në fizik dhe në mendje

0
291

robote 2Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël? Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë herë më të fuqishëm, por me dhëmbë tepër të dobët, për shkak se do të ushqehemi vetëm me kimikate? Apo do të jemi të shëndoshë, me muskuj të atrofizuar dhe me një tru më të vogël? Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë pamje do të ketë mashkulli dhe femra e së ardhmes pas miliona vitesh. Fantashkenca ka provuar shumë herë të nxjerrë versione pak a shumë fantazioze në lidhje mekëtë çështje, por tashmë duket se edhe shkenca ka filluar të mendojë rreth disa hipotezash logjike. Pikërisht, këtë ka bërë edhe publikimi më i fundit i revistës “Neë Scientist”, i cili ka komentuar disa nga studimet më prestigjioze të evolucionit të njeriut 50 vite pas publikimit të “Origjinës së Specieve” nga Charles Darwin.

 

Çështje mbijetese

Nuk e dimë me siguri nëse Darëin ka patur në kokë ndonjë teori të njeriut të së ardhmes, por Maurizio Casiraghi, drejtues i Shoqatës italiane të Biologjisë Evolucioniste, thekson se: “Darëin fliste për pasardhës, të cilët kishin pësuar modifikime, por jo për evolucion të vërtetë, për shkak se një term i tillë të jep idenë që speciet kanë tendencën të përmirësohen me kalimin e viteve. Nuk është e thënë që të ndodhë pikërisht kështu, pasi ata që dalin ‘fitimtarë’ nga procesi i përzgjdhjes natyrore nuk janë racat më të mira, por ata që mbijetojnë dhe përshtaten më mirë. Evolucioni nuk është aspak inovacion, është mbijetesë”. Me pak fjalë, nuk duhet të presim që njeriu i së ardhmes të jetë patjetër një “supernjeri”, përkundrazi. Është e logjikshme të mendosh që do të jemi më të gjatë, për shkak se gjatësia mesatare e popullsisë perëndimore është rritur me 10 centimetra. “Gjatësia nuk do të vazhdojë domosdoshmërisht të rritet për shkak se rritja e shtatit tek njerëzit nuk është vërejtur si një ndryshim gjenetik, i cili është elementi thelbësor kur flitet për evolucion”, kundërshton Antonio Torroni, pedagog i gjenetikës në Departamentin e Biologjisë dhe Bioteknologjisë në Universitetin e Pavias.

 

Njeriu robot

Një fabrikë e re kërkimore në Chemnitz tregon si do të prodhohen produktet pa shpërdoruar energji dhe material. E veçanta: njeriu  dhe robotët bëhen partnerë. Para rreth njëqind vjetësh, ishin oxhakë që nxirrnin tym dhe trena të mëdhenj mallrash plot me çelik dhe qymyr që simbolizonin përparimin industrial. Një çerek shekulli më parë ishin linjat e automatizuara plotësisht, plot me robotë dhe pa punëtorë. Fabrika e së ardhmes sot duket krejt e ndryshme: atje, robotët dhe njerëzit punojnë dorë për dorë, oxhakët preferohet që të mos nxjerrin më fare tym. Veç kësaj, synohet që në proces të hyjë po aq material pune, sa del në fund të tij si produkt. Më 15 maj, Instituti Fraunhofer për Makineri për Vegla dhe për Teknikën e Formësimit hap në Chemnitz një fabrikë të tillë. Kjo fabrikë, përmban në emrin e saj shkurtimin E3. E-ja e parë është për efikasitet energjish dhe burimesh, e dyta për neutralitetin e emisioneve që nxjerr fabrika dhe e treta për integrimin e njerëzve në prodhim”, shpjegon Michael Cherkaskyy, inxhinjer ekonomie.

 

Shpërdorimi

Një shembull për E-në e parë, pra për energjinë dhe efikasitetin energjetik, e mban në dorë Cherkassy: një bosht cilindrik i valëzuar me një rrotë të dhëmbëzuar mbi të. “Zinxhiri i prodhimit për një bosht të tillë shkurtohet. Kështu ne mund të kursejmë hapa në proces dhe kohë.” Deri tani, pjesë të tilla makinerish futen në torno, ku u jepet forma. Në këtë proces, bien sasi gjigande ciflash metali, të cilat duhet të riciklohen më vonë me shpenzime. Në fabrikën e së ardhmes, këto mbeturina as nuk krijohen. E gjithë copa e metalit farkëtohet, pra nxehet dhe i jepet forma, derisa duket siç dëshirohet. “Ne jemi të mendimit se me një teknikë të tillë mund të prodhohen rreth 30 përqind e valëve të boshteve me dhëmbë të tillë të mëdhenj”, thotë drejtori i Institutit, Matthias Putz.

 

Sa më pak emisione që të jetë e mundur

Në rastin e E-së së dytë, pra për neutralitetin e emisioneve, bëhen përpjekje që të nxirren sa më pak gazra të dëmshëm, për shembull duke e administruar më mirë energjinë. Menaxhim i energjisë 2.0 quhet kjo në zhargonin profesionist dhe do të thotë se prodhimi i energjisë dhe prodhimi duhet të koordinohen dhe sinkronizohen më mirë me njëri-tjetrin. “Ne kemi furnizimin me energji nga furnizuesit e mëdhenj. Pastaj kemi termocentralin tonë”, thotë drejtori i Insititutit Putz. Kësaj i shtohet edhe energjia diellore. “Ne do të kemi edhe rezervuarë të energjisë, në mënyrë që të provojmë vërtet menaxhimin e energjisë.” Kurse E-ja e tretë është për njerëzit dhe integrimin e tyre në prodhim. “Njeriu u spostua gjithnjë e më shumë nga prodhimi”, thotë inxhinjeri i ekonomisë Cherkassy. Por ai beson se një fabrikë, ku punojnë vetëm robotë, por jo më punëtorë, hedh dëm shumë shanse. Për shembull në prodhimin e produkteve individuale. Nësenë të ardhmen një klient do të ketë mundësinë të marrë pj në dizajnimin e karrocerisë së automjetit të tij, atëherë kjo nuk bëhet dot pa bashkëpunimin me njerëzit dhe me vegla të zhdërvjellëta. Aktualisht robotët mbahen të mbyllur në kafaze, që të mos plagosin pa dashur njerëzit. Një sfidë për shkencëtarët, edhe për shkak të sigurisë në punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency