Nga taksa e tokës/ Skema si do kompesohen ish-pronarët

0
110

Ndërhyrje në ligjin 7501. Marrja e certifikatës së pronës do të kushtojë 300 mijë lekë të vjetra

 

 

Toka_Bujqesore-300x224Të ardhurat që do të mblidhen nga taksimi i tokës do të shkojnë për kompensimin e pronarëve. Ka qanë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ka konfirmuar ndërhyrje në ligjin 7501 dhe propozimin e një skeme të re për ish-pronarët. Gjatë një interviste në “A1 Report”, Panariti bëri të ditur se i ka propozuar Kryeministrit që të ardhurat e taksës së tokës të shkojnë 100% për fondin e kompensimit financiar të ish-pronarëve. “Ligji 7501 është ligji i reformës agrare, i ndarjes së tokës bujqësore. Ky ligj është përgjegjës kryesor për fragmentimin e bujqësisë shqiptare dhe për atë që duhet bujqësi e mbijetesës, dhe jo bujqësi e shkallës së gjerë që ne duam të promovojmë. Ministria e Bujqësisë ka administruar dhe çështjen e ndarjes së titujve të pronësisë. Problemi i konfliktit midis brezave sa i takon pronarëve dhe përfituesve nga ana e ligjit 7501, i cili ka është krijuar pas ndarjes së tokave. Në të dy rastet janë të ligjshëm. Por ka diskutime. Ligji ka perspektivën të shkojë drejt finales, pra të jepet titujt e pronësisë për përfituesit, dhe të gjendet zgjidhje për kompensimin e pronarëve, sa më parë. E kundërta mund të krijonte një kaos të madh në vend. ne nuk kemi hequr nga kompensimi fizik i pronarëve, dhe janë venë në dispozicion 25 mijë hektarë. Por kjo tokë nuk është në bllok, megjithatë është e përshtatshme për t’u dhënë për kompensim. Shumë shpejt do bëjmë publike hartën ku ndodhen këto toka. Ato janë pranë zonave turistike. Megjithatë, kërkohen 60 mijë hektarë tokë që të kompensohen. Shteti nuk mund të gjejë edhe 35 mijë hektarë, por do të bëhet kompensimi financiar i pronarëve. Ata që marrin certifikatën e tokës, kanë të drejtë ta shesin, blejnë, ta përdorin si kolateral etj. Por nëse bëhesh pronar i tokës do t’i nënshtrohen taksimit. Nëpërmjet sistemit të tatimit shteti krijon të ardhurat e tij, dhe unë propozoj që këto të ardhura që vijnë nga tatimi i tokës të shkojë 100% për fondin e kompensimit financiar të ish-pronarëve”, – përmendi Panariti gjatë intervistës në emisionin “Tete a tete”.

 

Tokat

Po kështu, ministri i Bujqësisë foli edhe për disa ndryshme për përdorimin e tokës, duke nisur që nga humbja e të drejtës së pronësisë. “Në krye të dy muajve 100-150 certifikatat e para të pronësisë. Ne vëmë në dispozicion të përfituesve grante, mbështetje me fondet IPA që të kuptohet vlera reale e pronësisë. Ndërsa nga taksimi dhe vjelja e të tatimeve, do të shkojnë të ardhurat tek fondi i kompensimit financiar të pronarëve. Në rast se toka bujqësore mbetet më shumë se dy vite djerrë do të humbë e drejta e pronësisë. Këtë do ta propozojmë. Pra këto toka do të futen në cikël ekonomik. Kostoja financiare e marrjes së certifikatës së pronësisë 300 mijë lekë të vjetra”, – theksoi Panariti. Propozimet e ministrit të Bujqësisë pritet të mbërrijnë shumë shpejt në Këshillin e Ministrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency