Nëse mbroheni nga dielli, dukeni më të rinj në moshë

0
121

Protect-yourself-from-sunNjë studim shkencor i kryer nga shoqata e dermatologëve Skineco, rezulton se ata që mbrohen në mënyrë adekuate nga dielli, duken katër vjet më të rinj. Nëse e mbroni lëkurën siç duhet, ajo do të marrë rreze në mënyrë të barabartë dhe ngjyra do të zgjasë më gjatë. Kjo nuk do të thotë vetëm mbrojtje në plazh apo në mal, por edhe në qytet. Shtresa mbrojtëse e kremit/vajit, në fakt, lëkura nuk rrezikon djegien nga dielli, ndërkohë fillon të aktivizojë melaninën, substancën që i jep ngjyrën qelibar lëkurës suaj. Njollat kafe janë akumulime të melaninës – “ngjyruesja e trupit” – një fenomen që vjen nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit dhe medikamentet e caktuara që përkeqësojnë gjendjen. Kushdo që ka problem me njollat, duhet të zgjedhë krema me SPF (filtrues diellor) të lartë, në mënyrë që të minimizohet depërtimi i rrezeve UV, dhe të aplikohen produkte që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja.

 

Antibiotikët ulin rrezikun e abortit

Mjekimi i infeksioneve të lehta gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e abortit, tregojnë studimet britanike. Një studim kishte analizuar afro 500 gra të cilat kishin dalë pozitive në infeksione vaginale me natyrë bakteriale ose kanë pasur shenja të hershme të infeksionit. Shtatzënat për pesë ditë kishin marrë placebo ose trajtim me antibiotikë. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë marrë antibiotikë kishin 10 për qind rrezik më të ulët për të abortuar ose për të lindur para kohe krahasuar me gratë që kanë marrë placebo (substancë pa efekt). Në grupin e grave që kanë përdorë antibiotikë janë shënuar 13 raste të aborteve ose lindjeve para kohe, derisa te grupi që ka përdorë placebo, ka pasur 38 raste të tilla.

 

Dielli ndihmon në ruajtjen e peshës

Dalja në diell të orët e paradites mund t’u ndihmojë të keni një peshë sa më ideale trupore, tregojnë disa studime të realizuara së fundmi. Sipas studimeve të fundit, drita e mëngjesit ndikon në vendosjen e ekuilibrit energjetik dhe hormonal, duke favorizuar stabilitetin e peshës trupore. Studiuesit kishin përcjellë 54 persona, të cilëve u ishte vendosur një instrument për matjen e pulsit. Personat po ashtu kanë regjistruar edhe orët e ekspozimit në diell si edhe kaloritë e konsumuara gjatë ditës. Rezultatet kanë treguar se personat e ekspozuar në dritën e diellit në oraret 8-12 të mëngjesit, kishin pasur një indeks trupor në vlerat normale. Sipas autorëve të studimit, drita e mëngjesit harmonizon ritmin e zemrës, rregullon ekuilibrin energjik dhe ka efekte pozitive tek hormonet, të ngjashëm me atë të melatoninës, duke vendosur një ekuilibër më të mirë të peshës trupore, e cila ka efektet e saj tek obeziteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency