Nëna i theu këmbën vajzës më shumë se 300 herë në muaj, ja arsyeja

0
144
Preferoi që të thyente këmbën e vajzës, në vend që ta shikonte me një gjymtyrë të prerë. Jackie, është një 28- vjeçare amerikane, e cila ka bërë një zgjedhje të pazakontë për vajzën e saj, Elsie Moravek, 4 vjeçe, e lidhur me një defekt në këmbë, e cila çoi në deformim të këmbës së majtë, duke u bërë në një kohë të shkurtër shumë më e shkurtër se këmba e djathtë.

Përballë frikës se mund ta shihte të bijën pa një këmbë, Jackie vendosi që t’i thyente njërën këmbë vajzës, më shumë se 300 herë në katër muaj, në mënyrë që ta zgjasnin, duke ndjekur një teknikë të veçantë mjekësore.

Jackie dhe bashkëshorti i saj Matt, 31 vjeç nga Michigan, kishin tre opsione, ose t’i prisnin këmbën Elsie, të vendosnin një protezë, ose të zgjasnin gjymtyrën e saj me 11 centimetra.

Pas një torture të vërtetë për të bërë zgjedhje, u mor vendimi i thyerjes së këmbës.

Ishte mjeku Shawn Standard, një ekspert i kësaj procedure në Sinai Hospital të Baltimora, ai i cili ndoqi procedurat, duke zgjedhur të zgjasnin njërën këmbë.

Pas një operacioni që zgjati gjashtë orë, për rindërtimin e gjurit, kaviljes dhe shputës, Elsie, më në fund mundi të ecë kur ishte 21 muajshe, shkruan noa.al.
Më pas në gusht të vitit 2015, vogëlushja ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të bërë fiksimin e këmbës. Aktualisht ajo ka 10 vida që penetrojnë në lëkurë, muskuj dhe kockë.
Tre herë në ditë, nëna e saj Jackie, duhet të xhirojë me dorë vidat, në mënyrë që procedura të funksionojë.
“Ishte një agoni për të. Kemi bërë shumë sakrifica dhe më në fund po arrihet qëllimi”, tha Jackie për “The Sun”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here