Nëna denoncon se i ndërruan fëmijën e sapolindur, duke i dhënë një të vdekur

0
139

femija (1)Një nënë ka denoncuar në policinë e kryeqytetit mjekët e maternitetit ku ka lindur, pasi thotë se ata i kanë ndërruar fëmijën.

Sipas denoncimit të gruas me inicialet M.Ç, mjekët i kanë ndërruar fëmijë, duke i dhënë një tjetër të vdekur.

Ata i kanë thënë se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në maternitetin e Tiranës.

Por, ajo nuk është e bindur për këtë gjë dhe për këtë arsye ka bërë denoncim në polici.

Kjo konfirmohet nga ana e Policisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet për pretendimet e gruas në fjalë.

Foshnja e vdekur është dërguar në Institutin e Mjekësisë, për të përcaktuar AND-në dhe shkakun e vdekjes së fëmijës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency