Në Komisionin e Ligjeve/Opozita braktis mbledhjen. Mazhoranca thyen rregulloren, miraton pa kuorum ligjin për pronat

0
135

komisioni i ligjeve

 

Xhafaj, kritika ndaj ligjit për lojërat e fatit, abstenon në votim së bashku me Muhedinin e PDIU

 

Gëzim Saliu

 

Në shkelje të rregullores së Kuvendit, mazhoranca miratoi dje pa votat e nevojshme te kuorumit për prezencën në mbledhje, projektligjin e qeverisë për pronat. Ndërsa në bazë të numrit të deputetëve në komisionin e ligjeve, kuorumi i domosdoshëm për votim duhet të jetë 11 vota të nevojshme, por drafti i qeverisë u miratua dje me vetëm 9 vota të deputetëve të majtë. Më parë opozita kishte shprehur kundërshtinë e saj për këtë ligj, duke theksuar se ai e përkeqëson me tej situatën me pronat, dhe rëndon financiarisht pronarët. “Qeveria do ta mbyllë historinë e faturës së vet dhe ne ti themi ta marrim pronën edhe një herë. Ky është skandal me përmasa të jashtëzakonshme. Po e rishpronësoni. Kaq e thjeshtë është”, – tha ai. Kundërshtia e vazhdueshme dhe refuzimi i mazhorancës për të reflektuar propozimet e demokratëve, detyroi ligjvënësit e djathtë të braktisin mbledhjen. “Kjo është një tallje gjigante me të gjitha shtresat. Vota jonë është kundër”, – tha Bylykbashi dhe u largua nga mbledhja. Nga ana e tij ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili mbrojti reformën e pronësisë tha se mbetet i hapur për ndryshime. “Nuk ka asnjë kuptim që të përdorim dy kritere. Një hartë për pronarët, një hartë për ish-pronarët. Prandaj po themi që të vijmë në një standard unik. Edhe Gjykata Kushtetuese në tërësi kanë folur për shpërblim të drejtë, për kompensim të drejtë e të arsyeshëm. Asnjëherë për shpërblim të plotë. Sigurisht që standardi ku është e mundur të kthehet fizikisht ruhet nga ky ligj, ”- tha ai.

 

fatmir-xhafajXhafaj dhe Muhedini kundër lojërave të fatit

 

Ndërkohë në diskutimin e ligjit tjetër të qeverisë për lojërat e fatit, ashtu si edhe në mbledhjen e parë, kreu i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa shprehu kritikën e tij duke kërkuar forcim të kritereve për kompanitë e basteve dhe kazinove. Po ashtu edhe deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini, abstenoi pasi kërkoi që zhvendosja e lojërave të fatit jashtë qendrave të banuara të shtyhet deri në 30 dhjetor 2017 dhe jo siç parashikon drafti brenda vitit të ardhshëm. “Se nuk ka kuptim njerëz me probleme, me shqetësime, janë administratorë, drejtorë të lojërave të fatit ndërkohë që janë gjëra që kanë krijuar mjaft shqetësime”, – u shpreh Xhafaj. Në të njëjtën linjë deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, kërkoi që të shtyhet afati për zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara. “Ka kompani që derdhin rreth 1 milion euro në muaj taksa, t’u japim dhe mundësi këtyre që të investojnë, të përgatiten për infrastrukturën. Dhe unë them nga 17 janari që thotë relatori t’i çojmë deri me 30 dhjetor 2017”, – theksoi ai. Ligji i ri i qeverisë parashikon që të gjitha lojërat elektronike të zhvendosen jashtë qendrave të banuara brenda vitit 2016, me përjashtim resorteve turistike që vlerësohen me 5 yje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency