Ndryshimet e Kodit Rrugor/ Ndalimi i makinave me krah të djathtë e kontrolli teknik kthehen sërish në Kuvend

0
150

Ndalimi i makinave me krah të djathtëNë diskutimin e djeshëm të ndryshimeve të Kodit Rrugor në Parlament, u vendos që tri nene të rikthehen për shqyrtim në Kuvend. Përkatësisht, pika që lidhet me ndalimin e makinave me timon në krah të djathtë gjatë vitit të ardhshëm do të rishihet edhe një herë nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, pasi, sipas kreut të tij, Shalsi, nuk është përcaktuar se për cilat makina ndalohet. “Neni 9 pas sugjerimit të ministrit mendoj se duhet riparë. Ne si Komision kemi marrë vendim mosregjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë, por nuk kemi specifikuar se cilat makina. Në fakt, bëhet fjalë për automjetet, por jo makinat industriale dhe e gjej me vend shqetësimin e ministrit për ta saktësuar që ka të bëjë vetëm për autoveturat gjithsesi meqenëse se janë 2-3 sugjerime do t’i sugjeroja Parlamentit ta rishohim nenin në Komision”, – tha ai. Ky propozim u pranua nga ministri i Transportit, i cili u tërhoq nga amendamenti i tij. Po ashtu edhe neni 11 i ligjit do të rishikohet duke marrë për bazë amendamentin e deputetëve Gaçi, Baraj, Kopliku, Gjylameti, Toçi. “Kemi paraqitur amendament që konsiston në krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut të shërbimeve në qendrat e kontrollit teknik. Amendamenti synon ndryshimin e neni 79 të Kodit Rrugor, ku thuhet që ky kontroll që kryhet nga qendrat e kontrollit teknik i shtojmë edhe distributorët ligjor të automjeteve të licencuar, vendas ose të huaj, privat ose shtetëror”, – u shpreh Gaçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency