Ndërhyrja në grevën e studentëve/ Basha: Nuk guxoi ta bënte as Ramiz Alia, ky ishte fillimi i fundit për këtë qeveri

0
99

Gëzim Saliu

Basha per studentetKreu i PD-së mbledhje me kryesinë: Ram u ndaloi të drejtën e grevës studentëve, duhet të ikë

Partia Demokratike  akuzoi direkt kryeministrin Rama si urdhëruesin e dhunës së ushtruar ndaj studentëve. Kryetari opozitës Lulzim Basha përmes një deklaratae te posaçme për media, deklaroi dje nga selia blu se Rama ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike duke ndërmarrë një veprim që as Ramiz Alia nuk guxoi ta bënte. “Në historinë 25 vjeçare të vendit nuk ka pasur njeri në këtë vend, sado i sëmurë në papërgjegjshmërinë e tij, që t’ia dilte t’u mbyllte gojën studentëve. Me aktin e djeshëm, ai jo vetëm që ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike por vetë legjitimitetin e tij si kryeministër, me guximin për të bërë me studentët atë që nuk guxoi Ramiz Alia, ka vulosur fatin e tij më keq së të Ramiz Alisë.    Revolta ka pushtuar çdo qytetar, këtë revoltë nuk ka dhunë që ta ndalë. Largimi i kësaj qeverie nga pushteti, është zgjidhja e vetme për vendin dhe qytetarët”, u shpreh Basha.

 

Deklarata

Sipas kreut të opozitës, me veprimin e marrë në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, kryeministri tregoi se ka vendosur pra të mos lejojë protestën,mendimin ndryshe dhe kundërshtimin e qeverisë së tij. “Ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën më themelore në demokraci, oksigjenin e saj, që është e drejta për t’u organizuar, për të shprehur kundërshtimin me qeverinë, për të kërkuar drejtësi. Prej një viti këta studentë kërkojnë të drejtën e tyre, por janë trajtuar me përbuzje e janë shpërfillur e poshtëruar sistematikisht. Dhe në fund, vendosën të bëjnë grevë urie, sepse zëri i tyre, kërkesa e tyre u refuzua. Ata u refuzuan si qënie humane nga qeveria, por jo rrallë nga shoqëria, e nga media. Të gjithë jemi pak fajtorë para kauzës së tyre të paqortueshme”, deklaroi kryedemokrati. Më tej, Basha shprehu një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe uniformave blu që ndërmorën aksionin kundër grevës së urisë së studentëve. “Mbrëmë ishte nata e thyerjes së xhamave në Tiranë. Skalionet e policisë të armatosur rëndë, që kanë harruar ligjin dhe udhëhiqen vetëm nga porositë politike, thyen dritaret e dyert e godinës, u futën me dhunë në atë ambjent ku studentët po mbanin gjallë të drejtën e fundit që u kishte mbetur, i morën zvarrë duke i lidhur duart me fasheta të mprehta plastike, i përplasën duke i kapur nga flokët, djem e vajza, i futën në makina private me targa falso, i goditën dhe në komisariat në qeli, i kërcënuan, i poshtëruan, e çuan deri në fund porosinë e kryeministrin për frikësimi dhe terrorizimin përsëgjalli”, theksoi Basha. Nga ana tjetër, kreu i selisë blu  paralajmëroi  se për ngjarjen e ndodhur do të mbajnë përgjegjësi të gjithë duke nisur që nga ministri ndërsa I kërkoi prokurorisë që të nisë sa më parë hetimet.  “Unë angazhohem sot para jush, para opinionit publik, në emrin tim, në emër të Partisë  Demokratike, në emër të opozitës, në emër të standardeve demokratike europiane, më emër te ligjit demokratik se do të bëjmë drejtësi;  secili prej dhunuesve me uniformë shtetërore, nga zbatuesit në errësirën e hajnave e cubave, e deri tek urdhëruesit, ministri e shefi i tij do të përgjigjen deri në fund për dhunimin e poshtërimin që u kanë bërë të rinjve. Përsëris kërkesën time drejtuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës ndaj studenteve”, u shpreh ai. në fund të deklaratës së tij, duke bërë të ditur se PD dhe opzoita do të jenë gjithnjë në krah studentëve derisa kauza e tyre e drejtë të triumfojë, theksoi se,: “Demokracia nuk do të ndalet me urdhër të askujt, aq më pak të Edi Ramës”.

 

 Reagimi/ Balla: Basha kërcënoi punonjësit e policisë

Menjëherë pas deklaratës së Bashës ka reaguar dje nënkryetari  i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili akuzoi kreun e PD-së për kërcënime ndaj punonjësve të policisë.  “Basha kercenon punonjesit e policise se shtetit nderkohe i thote edhe prokurorise mos te rrije duarkryq. I akuzuari, i padenuar ende per 230 milione euro vjedhje. I akuzuari, i padenuar ende per vrasjen e 4 shqiptareve, kercenon punonjesit e ndershem te policise dhe guxon te shantazhoje edhe prokurorine te ciles i shmangej nga hetimi me raporte mjekesore fallse apo me vizita jashte shtetit, sa here qe thirrej nga prokuroret per tu pyetur”, pohoi Balla.

 

Greva për tarifat/ Këshilli studentor: Do bojkotojmë mësimin

Këshilli Studentor deklaroi dje se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe do të braktisin provimet derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.  Me këtë deklaratë Këshilli ka dalë për të mbështetur kauzën e studentëvë të Universiteteve private të mbyllura, të cilët u transferuan në Universitetet Publike, por me një tarifë më të lartë.Këshilli Studentor dënoi ashpër dhunën e policisë për të ndërprerë grevën e urisë.  Studentët denoncuan trajtimin çnjerëzor, sipas tyre që iu bë në ambientet e komisariatit. “Greva e urise, forma e vetme qe ju kish mbetur studenteve per te detyruar qeverine te plotesoje kerkesat e tyre te ligjshme, u perdhos sot ne oret e para te mengjesit. Studentet perfunduan ne spitale dhe rajone te policies deri ne mesdite me plage ne trup dhe policia bllokoj deren e ambjenteve te infermjerise qe ata te mos mund te rikthehen ne greve. Greva e urise si forme proteste perben te drejte themelore te cdo njeriut, dhe askush nuk mund te preke te drejtat themelore te studenteve. Ata gjithashtu jane torturuar dhe i jane nenshtruar trajtimit cnjerzor e poshterues ne ambientet e komisariateve. Qeveria  qe duhet te jete e para per te garantuar te drejtat e tyre themelore eshte e para qe i perdhos ato, duke nderprere me dhune greven dhe duke trajtuar ne menyre cnjerzore te rinjte nga uniformat blu”, thuhej në një deklaratë publike përfaqësues të Këshillit Studentor.

 

Mbyllja e grevës/ MAS: Studentët e shtyrë politikisht. PD: U bëtë pjesë e dhunës ndaj studentëve

Pas mbylljes mes forcë të grevës së studentëve nga ana e policisë dhe pas publikimit të disa videove ku shihej dhuna ndaj tyre dje reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. MAS i quajti studentët të shtyrë politikisht, ndërsa nuk harron të akuzojë ish qeverinë që licensuan universitetet e mbyllura tashmë. “Në respekt të qytetarëve shqiptarë, ndjejmë të nevojshme të shpjegojmë pesë gjëra të rëndësishme mbi grevën e 32 studenteve. Së pari grupi i yshtur politikisht, tashmë edhe publikisht, janë studentë të institucioneve që i’u hoq licenca në korrik të vitit 2014. Ndërsa këta që u vunë në korr për ti qarë hallin, janë të njëjtët që i licencuan kundër ligjit, dhe i lanë të funksionojnë jo vetëm kundër ligjit por kundër çdo lloj arsyeje minimale. Këta që i qajnë hallin janë ata që i lanë institucionet të ndërrojnë diploma me këpucë të përdorura, apo dru zjarri. Sot i dalin në mbrojtje sistemit që vetë kishin ngritur. Ky është vizioni i tyre për arsimin, ky është vizioni i tyre për Shqipërinë”, theksoi MAS. Pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit reagfoi edhe PD, e cila theksoi se MAS u bë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj studentëve grevistë. “Ministria e Arsimit mbajti një qëndrim racist, duke i stigmatizuar studentët grevistë, duke i ndarë ata në qytetarë të dorës së dytë, që nuk paskan të drejta si gjithë të tjerët. Partia Demokratike e konsideron të turpshëm këtë qëndrim, aq më tepër kur studentët po protestojnë pikërisht për një të drejtë që u është mohuar nga Ministria e Arsimit. Vetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, vjen nga radhët e studentëve të universiteteve private, dhe është e neveritshme se si ajo sot, mban qëndrim fyes, tallës e poshtërues ndaj studentëve që kanë të njëjtin status si ajo në të shkuarën e saj”, theksoi PD.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency