Mustafaj në Dibër: “Rama nuk do rini por pleqëri të nënshtruar”

0
126

Partia Demokratike ka hapur sot fushatën elektorale në mbështetje të kandidatit të saj Sherefedin Shehu për postin e kryebashkiakut.

Nga sheshi kryesot i Dibrës, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, iu drejtua qytetarëve të mbledhur me fjalët: “Më 11 shtator,  dibranët do të rrëzojnë Ramën në Dibër dhe Ramën në të gjithë Shqipërinë. Me Shehun në Dibër dhe Bashën Kryeministër ne do të punojmë për ta bërë Shqipërinë siç ëndërruam, si gjithë Europa.”

I ftuar të flasë në mitingun e organizuar, ishte edhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj.

“Në këto ditë shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës si në 1990. U shpërndaftë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë lum njerëzor që ka vërshuar sot këtu shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e rinisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimin. Rinia nuk mund të pajtohet me dëshpërimin. Dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim. Përmes mashtrimit qeveria do ta zbrazë Shqipërinë nga Rinia dhe do të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar”, tha Mustafaj në nisje të mitingut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here