“Më grabitën xhiron e javës e më lidhën”, por arrestohet për kallëzim të rremë

0
114

grabitje dhe lidhje2Punonjësi i një pike bastesh në Pukë është vënë në pranga për kallëzim të rremë, pasi pretendonte se e kishin grabitur, por në fakt lekët e xhiros së lokalit i kishte humbur në loto. Siç kanë bërë të ditur burime zyrtare nga Policia e Shkodrës, në pranga gjatë pasdites së djeshme është vënë Edison Kurtaliaj, 26 vjeç, banues në qytetin e Pukës, i punësuar në një lokal “Top Bast” në qytetin e Pukës, lokal në pronësi të shtetasit D. H. Policia ka bërë të ditur se 26-vjeçari ka telefonuar inspektorin e zonës duke i thënë se “kur ishte duke shkuar për në shtëpi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes “Zezaj” dy persona të panjohur i kanë dalë para dhe më pas e kanë lidhur me tel me gjemba dhe sipas tij i kanë marrë shumën prej 100 mijë lekësh dhe janë larguar. Ai ndodhej i lidhur tek pishat”. Menjëherë me marrjen e informacionit në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë së Komisariatit të Pukës si dhe grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë Shkodër. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, personi i cili kishte telefonuar është gjetur pas disa minutash, i lidhur me tel me gjemba dhe i shtrirë në tokë. Menjëherë është dhënë ndihma e parë këtij personi si dhe janë marrë masat për sigurimin e vendit të ngjarjes. Më pas personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për t’i marrë kallëzim mbi ngjarjen e ndodhur. Edison Kurtaliaj në kallëzimin e dhënë ka thënë se, “pasi kam mbyllur lokalin rreth orës 23:00 jam nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i kanë dalë para dy persona të panjohur dhe i kishin marrë shumën prej 100 mijë lekë të reja dhe më pas e kishin lidhur me tel me gjemba dhe janë larguar. Lekët ishin shuma e xhiros javore që ishte bërë në lokal”. Fillimisht kjo ngjarje nga ana jonë është trajtuar si vjedhje me dhunë. Menjëherë mbas marrjes së kallëzimit është këqyrur dhe sekuestruar kompjuteri ku bëheshin regjistrimet për lotot e hedhura. Në bashkëpunim me Prokurorinë janë bërë edhe disa veprime të tjera procedurale dhe hetimore, ku në përfundim të hetimeve si dhe nga tërësia e fakteve dhe provave të grumbulluara rezultoi se Edison Kurtaliaj këtë ngjarje e kishte improvizuar vetë nisur nga fakti se shumën prej njëqind e tridhjetë mijë lekësh, para të xhiros së “Top Bast”, e kishte shpenzuar për llogari të veten. Policia ka bërë të ditur se, këtë fakt e ka pranuar edhe vetë i riu. Pas zbardhjes së ngjarjes, specialistët për Krimet në Komisariatin e Pukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të Edison Kurtaliajt, 26 vjeç, banues në qytetin e Pukës. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pukës për veprën penale “Kallëzim i rremë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency