Mblidhet Këshilli Bashkiak pa njoftim, PD e Krujës: Refuzojmë kryebashkiakun kriminel

0
136

bashkia KrujeAnetaret e djathte te keshillit Bashkiak Kruje refuzojne kryebashkikun e dale nga zgjedhjet e 21 qershorit pasi sipas tyre mazhoranca fyu qytetaret kur propozi nje individ me rekorde kriminale.  “Në një akt të pashembullt arrogance dhe papërgjegjshmërie institucionale, pa përmbushur kërkesat ligjore për njoftimin zyrtar të mbledhjes së parë, është thirrur për konstituim Këshilli Bashkiak i Bashkisë Krujë. Në shenjë proteste, sensibilizimi dhe përgjegjshmërie qytetare e institucionale ndaj këtij akti të kundraligjshëm, ne, këshillëtarët e opozitës kemi vendosur të refuzojnë këtë praktikë fyese, e cila i shtohet poshtërimit që iu bë qytetarëve me kandidimin e një individi me rekorde kriminale, të denoncuar publikisht nga mediat ndërkombëtare dhe partnerët më të rëndësishëm euroatlantikë. Në emër të qytetarëve të bashkisë Krujë, të cilësive më të mira morale e qytetare që ata përfaqësojnë, shprehim vendosmërinë për të vazhduar betejën për dekriminalizimin dhe rikthimin e sovranitetit të popullit nëpërmjet paprekshmërisë së votës së lirë, larg blerjes së votës, tritolit dhe shantazheve të pushtetit.Anëtarët e Këshillit Bashkiak/ Krujë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here