Mbërrin në Tiranë ekipi i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së

0
129

Byroja Kombëtarë e Hetimit, institucioni i parë që ngrihet në procesin e zbatimit të reformës në drejtësi. Jashtë këtij institucioni ata që kanë qënë pjesë e sistemit në regjimin komunist

 

Kush ka qëne pjesë e sistemit të drejtësisë gjatë regjimit komunistë nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Nis me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, reforma në drejtësi në Shqipëri. Menjëherë pasi presidenti Bujar Nishani do të firmosë ndryshimeve kushtetuese nis ngritja e institucioneve për zbatimine reformës. Procesi mund të nis të konkretizohet në shtator me  zgjedhjen e organeve të reja të gjyqësorit. Ndërkohë Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit.  Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit. Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç. Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi. Një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Procesi i zbatimit të reformës në drejtësi do të instensifikohet në shtator. Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë. Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here