Maturantët/ Publikohen koefiçentët e shkollave dhe lëndëve me zgjedhje, si do të llogariten pikët

0
319

Nis sot aplikimi me formularin A1 dhe A1Z

 Publikohen koefiçentët e shkollave dhe lëndëve me zgjedhje, si do të llogariten pikëtMinistria e Arsimit publikon koefiçentët e shkollave dhe lëndëve me zgjedhje. Nëpërmjet koeficentëve maturantët mund të bëjnë llogaritjen e pikëve për të fituar universitetin. Formula për llogaritjen është: M, D1, D2, ZI dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. K, FI dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën: s={[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x(ZlxFl+Z2 x F2)}x5

 

Si plotësohet formulari A1

Ndërkohë sot nis aplikimi me formularin A1 dhe A1Z. Formulari A1 plotësohet online. Formularin A1 e plotësojnë vetëm maturantët e vitit shkollor 2014 –2015. Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në Portalin Matura Online në shkollën që caktohet nga DAR/ZA. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2015.

 

Formulari A1Z

Formulari A1Z plotësohet nga: Maturantët para Maturës Shtetërore 2015. Kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme. Kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, për të plotësuar Formularin A1Z duhet të marrë miratim në MAS. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe aplikojnë për herë të parë në Maturën Shtetërore, si edhe ato që kanë aplikuar më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency