Matura Shtetërore 2013, ndryshon zgjedhja e lëndëve, kriteret e reja

0
157

Driçim Çaka

Nga 3 lëndë me zgjedhje do të jenë 2.8 do të jetë minimumi i krediteve

 


Nëse një vit më parë maturantëve iu dha mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të jenë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në Maturën Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e lëndëve dhe deri të formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere kryesore, koefiçenti i lëndës dhe koefiçenti i shkollës. Ministria e Arsimit bën me dije se këtë vit janë vetëm disa ndryshime kryesore që në përgjithësi ruajnë të njëjtin sistem si në vitet e kaluara sipas formulës meritë-preferencë.

 

Kriteret

Kriteret e zgjedhjes së lëndëve do të jenë disa. Shuma e krediteve të lëndëve me zgjedhje duhet të jetë jo më pa se tetë dhe do të jenë vetëm dy lëndë me zgjedhje. Kandidatët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm një nga lëndët e mëposhtme. Maturantët kur zgjedhin një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë të njëjtën lëndë bërthamë, përveç rasteve të dy provimeve të detyruara. Për sa u përket gjuhëve të huaja edhe këtë vit do të jetë mundësia e përzgjedhjes së dy të gjuhëve me kushtin që njëra të jetë si gjuhë e parë (10 kredite) dhe tjetra të jetë si gjuhë e dytë (6 kredite).

 

Provimet me zgjedhje

 

Kandidatët të cilët kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar dhe janë vlerësuar poshtë notës 4.5 do t’i mbartin provimet. Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme. Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë, kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e detyruara.

 

Llogaritja e pikëve

 

1-    Shënohet me M, D1,D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht, pikët e shkollës së mesme, notat e provimeve të detyruara dhe notat e provimeve me zgjedhje.

2-    Shënohet me K koefiçenti i shkollës i përcaktuar nga universitetet publike

3-    Shënohet me F1 dhe F2 koefiçentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuar nga unversitet publike.

4-    Llogaritja e shumës së pikëve do të bëhet sipas kësaj formule:

 

S=[(M+D1+D2) x K +(Z1xF1+Z2xF2)]x 100

 

Provimet e Maturës Shtetërore 2013 do të jenë:

Matematikë

Letërsi

Provimet me zgjedhje

 

 

Lëndët me zgjedhje                                    Kredite

 

Për të gjitha shkollat e mesme

Gjuhë e huaj e parë                                    10

Gjuhë e huaj e dytë                         6

Letërsi e thelluar                              5

Matematikë e thelluar                     5

Kimi bërthamë                                  4

Kimi e thelluar                                  6

Fizikë bërthamë                               4

Fizikë e thelluar                               6

Biologji bërthamë                            4

Biologji e thelluar                             6

Histori bërthamë                              5

Histori e thelluar                               9

Gjeografi bërthamë                         5

Gjeografi e thelluar                          7

Ekonomi bërthamë                          2

Ekonomi e thelluar                          4

Teknologji bërthamë                                   2

Teknologji e thelluar                                   4

Qytetari                                              3

Psikologji                                           2

Filozofi                                               2

Sociologji                                          2

 

Vetëm për shkollat artistike

Histori muzike                                              6

Histori arti                                          6

Histori baleti                                      3

 

Vetëm për shkollat profesionale

Teori profesionale                            8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency