Matura, javës tjetër fillon shpërndarja e formularit A1, gati koefiçentët e shkollave dhe lëndëve

0
143

Driçim Çaka

maturantet15 mars, formulari publikohet online

Koefiçentët, rëndësi parësore për universitetin

 

Javës tjetër Ministria e Arsimit do të ketë gati formularin A1 dhe A1Z. Sipas MASH-it, formulari është në fazën e fundit përgatitore dhe do të jetë gati brenda afateve që përcakton rregullorja e Maturës Shtetërore. Konkretisht, midis datës 14 dhe 20 shkurt çdo maturantë do të ketë përpara formularin shoqëruar me udhëzuesin e tij. Rregullorja e maturës u le 20 ditë afat të gjithë maturantëve për të plotësuar formularin A1. Nga data 20 shkurt deri në 10 mars çdo kandidatët duhet të ketë plotësuar online A1-shin. Në momentin e plotësimit për ti këshilluar do të ketë dhe mësues dhe specialistë të arsimit të cilët do t’ju shpjegojnë maturantëve të gjithë procesin se si duhet bërë përzgjedhja e lëndëve. Këtë vit çdo kandidatë do të zgjedhë vetëm 2 lëndë me zgjedhje, lëndë të cila duhet të kenë minimumi 8 kredite, në të kundërt nuk mund të bëhet plotësimi i formulari A1. Kandidatët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm një nga lëndët me zgjedhje. MASH bën me dije se çdo formular do të kontrollohet nga Komisioni Shtetëror i Maturës, i cili do të verifikojë të dhënat dhe në rast pasaktësish do të lajmërohen menjëherë kandidatët.

Koefiçentët

Pa njohur më parë me koefiçentët e shkollave dhe të lëndëve, asnjë maturant nuk do të mund të plotësojë formularin A1. Koefiçentët do t’i ndihmojnë të gjithë kandidatët të jenë më të qartë lidhur me lëndët që duhet të zgjedhin. Në vitet e kaluara shumë kandidatë, për shkak të mungesës së informacionit, kanë zgjedhur lëndë me zgjedhje për të konkurruar në degët ekonomike pavarësisht se ishin në një shkollë me profil shoqëror. Për këtë problem MASH bën me dije se drejtorët e shkollave, por edhe mësuesit janë këshilluar që t’u japin informacion maturantëve lidhur me profilet që duhet të zgjedhin. Nëpërmjet publikimit të koefiçentëve maturantët do të fillojnë të bëjnë llogaritë për në universitet lidhur me numrin e pikëve që mund të kapin në fund të procesit. Koefiçentët e lëndëve, por edhe të shkollave do të jenë gati javën tjetër si dhe do të publikohen në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Provimet

Provimet e maturës priten të zhvillohen në tri data, ashtu si çdo vit, në muajin qershor. Sipas MASH-it, struktura e testit do të hartohet me një udhëzim të veçantë të ministrit Myqerem Tafaj, ku pritet t’u jepet më shumë rëndësi pyetjeve me zhvillim. Ministria e Arsimit do t’u japë mundësi për të dhënë provimet edhe kandidatëve të viteve të kaluara, por edhe ngelësve të një viti më parë pavarësisht se kanë dhënë tri provime me zgjedhje. Maturantët të cilët do të rezultojnë mbetës në njërin nga provimet e maturës nuk do të mund të ndjekin dot as arsimin privat. Mundësia për mbetësit do të jenë datat e muajit shtator, me qëllimin e vetëm për të vazhduar studimet në privat, pasi në shtet nuk mund të aplikohet më. Pas publikimit të programe orientuese, maturantët do të kenë nga java tjetër dhe koefiçentët dhe formularin A1 që do të mbyllë fazën e parë të Maturës Shtetërore.

 

 

CEZ Group padit zyrtarisht Shqipërinë në Arbitrazh

Kompania çeke CEZ nisi zyrtarisht procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë. Lajmi konfirmohet nga vetë kompania, e cila bën me dije se ka informuar ditën e djeshme zyrtarisht qeverinë shqiptare për nismën e ndërmarrë. Akuza ka të bëjë me mosmbrojtjen e investimit në kompaninë CEZ Shpërndarje.

“CEZ kërkon të drejtën e saj për kompensim në bazë të një marrëveshjeje të bërë midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë për të mbështetur dhe mbrojtur në mënyrë reciproke investimet e tyre, e cila parashikohet edhe në Traktatin e Kartës së Energjisë, i cili përcakton bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë te cilin e kanë nënshkruar të dy vendet”, – thuhet në njoftimin e CEZ.
Kompania çeke CEZ privatizoi sistemin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, në vitin 2009. Por në Shqipëri kompania çeke u trajtua negativisht, deri në heqjen e licencave nga ERE, me argumentin se kishte shkelur kushtet e kontratës.

 

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, rikonstrukton rrugën Laç – Milot, ndihmë 50 mijë banorëve

50 mijë banorë të Milotit, Laçit, Mamurrasit, Thumanës dhe zonave përreth së shpejti do të komunikojnë midis tyre me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohorë. Rruga Laç – Milot 7.7 km e gjatë është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili pritet t’i japë një frymëmarrje trafikut të rënduar në këtë zonë. Kjo rrugë është financuar nga qeveria shqiptare, BERZH, BEI dhe Bashkimi Evropian përmes IPA 2010-2011. Gjendja e rrugës ekzistuese ka qenë shumë e keqe dhe nuk përballonte volumin e madh të trafikut, duke u bërë pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti qe varion nga 6.5 – 9 m dhe dy bankina nga 0.75 m. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha, trotuare dhe ndriçim publik në zonat e banuara, mure mbajtës, tombino dhe vepra të tjera arti. Projekti parashikon 3 shtesa asfaltike dhe ndërtimin e 3 urave të reja. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 12 muaj. Përpara viteve 2000, ky aks rrugor përfaqësonte të vetmen rrugë që lidhte Veriun me Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore dhe sot përbën një arterie shumë të rëndësishme transporti, që do të lehtësojë trafikun e rënduar të rrugës Fushë Krujë – Milot. Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e Qarkut Lezhë, FSHZH ka investuar në prioritetet kryesore të infrastrukturës të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë zhvillimin rajonal dhe lokal. Në këto 4 vitet e fundit, në Qarkun Lezhë janë rehabilituar ose janë në rehabilitim rreth 110 km rrugë dytësore dhe lokale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency