Marsela Cibukaj, e lumtur dhe mirënjohëse ndaj fansave

0
274

marselaMarsela, një talent i rrallë muzikor, ka arritur të “çmendë” me zërin e saj kumbues mijëra fansa jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Na mahniti të gjithëve tek “The Voice of Albania”, duke na drithëruar nga timbri i vokalit të saj. Një natyrë mjaft kërkuese dhe eksploruese duket Marsela, karriera e së cilës sapo ka nisur dhe duket se ka nisë me këmbë të mbarë. Ajo nuk ka ngelur vetëm në kuadrin e kompeticionit, por ka vazhduar më tej me projekte të ndryshme muzikore. Fakti që është mjaft e kërkuar e bën atë të lumtur ndaj ajo kërkon që këtë gëzim ta ndaj me miqtë dhe fansat e saj në Facebook. “Nuk ka kënaqësi më të madhe, të gjesh telefonin dhe Facebook që në mëngjes, plot me mesazhe të bukura dhe inkurajuese nga fansa shqiptarë dhe italian, nga muzikant të mirëfilltë shqiptarë dhe italian. Kjo vlen më shumë se 100 sfida.

Nuk arrij t’ju shkruaj të gjithëve atëher ju falenderoj këtu të gjithëve nga zemra, më keni përkrahur gjithmon dhe unë gjithmon do t’ju jem mirënjohëse .
Ua shpërblefsha me nota dhe melodi, LOVE ♥ Marsela”- shkruan ajo në statusin e saj në facebook. Suksese të mëtejshme Marsela!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency