Majko: Rama është një kokëderr, Blushi nuk duhet të abzuojë me parimin e së drejtës

0
169

majkoIsh-kryeministri i vendit dhe një ndër njerëzit më me peshë në PS Pandeli Majko komentoi dje debatin e brendshëm në PS debat që po i paraprin kongresit të 19 marsit, që me gjasa do të jetë një tjetër kongres i zhurmshëm i Selisë Rozë. Po ashtu ai foli edhe lidhur me reformat e qeverisë duke vënë theksin tek reforma në drejtësi.

 

Europarlamentarët shprehën optimistë për reformën në drejtësi, Rrezikojmë mos votohet dhe nëse ndodh, përse do të ndodhë kjo? Ju folët që Rama ka folur për disa parametra teknikë që nuk mund të preken, ndërsa LSI është më e prirur për konsensus më të gjerë. Ka një lloj lëvizjeje kaotike dhe të lihet përshtypja që reforma edhe mund të dështojë…

Mbase një distancë mund të dallohet pasi PS ka qenë e orientuar nga përmbajtja, ndërsa LSI tek procesi. Janë dy gjëra të ndryshime dhe kjo duket sikur krijon një diferencë. Mendoj që do të ishte skenari më negativi nëse nuk do të kalonte. Shqipëria do të humbte çdo shpresë për bisedimet me BE dhe qeverisë do t’i rrëzohej çdo përmbajtje për të qeverisur. Ne do të kishim shumë të vështirë për të diskutuar me publikun këtë.

PS dhe e majta humb të drejtën morale të qeverisë këtë vend nëse dështon?

Nuk e dhashë këtë, nëse reforma dështon procesi bllokohet dhe Shqopëria hyn në një gjysmë-kaosi politik.

Mendoni që koalicioni po funksionon?

Po, mendoj që po funksionon. Ky problem mbetet më shumë në rrafshin psikologjik dhe mediatik.

Megjithatë, LSI ju nxorri në opozitë, ajo ju solli në pushtet, ajo mund t’ju nxjerrë prapë në opozitë?

sepse marrëveshja u bë në një kohë kur e majta dhe e djathta shkonte në 70-70. Koalicioni funksinon, por nuk është pa probleme. Ka një psikologji të dyanshme, nga LSI mendojnë që ne jemi të pabesë kronikë, kurse ne mendojmë që LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin, sidomos me punësimet.

A ka një rrëshqitje të ideologjisë së PS nga majtas djathtas?

Kam përshtypjen që po flisni me njeriun e gabuar. Po flet me ish-kryeministrin që kur ishte në qeveri liberalizoi bankat, privatizoi Telekomin. Ajo që mund të them me bindje është që qeverisja, pas ’90, ne u shoqëruam nga ndjekja e disa reformave standarde që duhet të kishin ndarësen “po” ose “jo” më shumë sesa ideologjia e majtë e djathtë.

Besoni që e majta ka ngushtuar polarizimet sociale në vend, që i la qeveria e shkuar?

Në këto 3 vite kemi bërë hapa të jashtëzakonshme për të ulur polarizimin, por qeverisja ka patur disa detyra emergjente që të balanconte ekonominë njëherë. Me shifra, 700 mln që u është paguar bizneseve është një nga manovrat ekonomike që edhe më dashakeqi duhet t’ja vlerësojë. Mendoj që duke u ballafaquar me një sistem gjysmë-subvencionues korri një negativitet nga njerëzit. Unë shpesh jam konfliktuar në parlament me njerëzit në qeveri.

A është Edi Rama kryeministri më i mirë që mund të nxjerrin socialistët?

Sot që flasim mendoj që po.

Ju thatë se Rama është kryeministri më i mirë që socialistët mund të kishin sot. Mbani një pozicion në këtë përplasje të fundit Blushi-Rama?

Unë mendoj se problemet e Blushit në lidhje me statutin janë të drejta. Ka shkelje dhe për këtë gjë, unë nuk e kam mohuar sa herë jam pyetur. Ka disa letra të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe është e vërtetë që ka shkelje. Por kam mbështetur mbizotërimin e mirëqeverisjes së vendit. Duke u nisur nga kjo, i jap të drejtë kolegut për problemet mbi statutin, por mungesa e përgjegjshmërisë nuk mund të përkthehet në mungesë përgjegjshmërie përballë të gjithë publikut. Prej 2013-s ne kemi marrë votat e publikut edhe në 2015-n për të qeverisur në nivel lokal. Kemi parime të shkelura, por mbi to janë mirëqeverisja.

Ju në ’99-n ishit kryeministër, vinit pas luftës së Kosovës dhe ishit më pak se 30 vjeç. Konkurruat përballë Nanos që kishte dhënë dorëheqjen. Në nëntor të ’99-s për pak vota, pavarësisht popullaritetit dhe mbështetjes ndërkombëtare, nuk ishte mjaftueshëm që ju të fitonit garën në Kongresin e PS. Ju e humbët atë dhe dhatë dorëheqjen. Blushi thotë se, pavarësisht mandatit qeverisës, partia duhet të respektojë rregullat e lojës. Ju jeni shembulli perfekt që tregon se ka ndodhur diçka e tillë.

Unë konkurrova ndaj Nanos, por posti i PS-së ishte vakant. Sjell shembullin kur Meta fitoi zgjedhjet dhe menjëherë pas saj u sfidua nga Malaj në Asamble. Në atë kohë, unë me Metën i kisha marrëdhëniet më keq sesa tani, kur pijmë kafe normal. Në tavolinë, unë i kam thënë Ben Malajt se nuk mund të ishte me të dhe mbështesja Metën për kryeministër, kur u sfidua në emër të parimeve.

Ju politikisht dhe publikisht jemi me Ramën, por pranoni se Blushi ka të drejtë. Si mund të dilet nga kjo situatë?

Unë jam me logjikën që jemi një familje dhe i dua më të mirën asaj. Pohova të dyja kahet e këtij debati.

Mendoni se nga debatet, që kanë mbajtur edhe demokracinë gjallë në vend, po shkoni drejt një skenari tjetër, kur akuzuat ish-kryetarin e PD Sali Berisha?

Ne në atë kohë thoshim se PS dhe PD dallonin nga: te demokratët të gjithë punonin për njëshin, ndërsa te socialistët, njëshi punonte për të gjithë. Sali Berisha ka pësuar të njëjtat akuza, ndërkohë që edhe fëmijët e tij vazhdojnë të vuajnë prej atij paragjykimi.

Ndër vite marrëdhëniet me Blushin kanë qenë të shkëlqyera, por tani duket se nuk ruani të njëjtën konsideratë?

Ai ka qenë një mendje e ndritur, por të jem i sinqertë ai ka synimin për t’u bërë një shkrimtar dhe nuk e di nëse kjo që po ndërmerr është fillimi i një fundi ndaj tij.

Pas përballjeve Blushi Rama, ju dilni në mbrojtje të Ramës.

Kjo është në varësi të situatës. Gjithmonë kam qenë në krah të Ramës, kur vjen fjala për qeverisjen e vendit, pavarësisht batutës. Ishte një humor dhe kishim një ambient me të rinj e të reja që po hynin për herë të parë në PS. Doja ta shfaqja këtë histori si një ambient sa më familjar për ta.

Midis Blushit dhe Kokëdhimës, ju zgjidhni këtë të dytin?

Unë nuk dua të ripërsëris veten, kam qenë shumë i qartë me komentet e mia për këtë çështje.

Akuza e Blushit është që PS po jepet me koncesion.

Absolutisht jo, nuk ka mundësi të jepet PS me koncesion.

Duhet apo jo të ketë garë më 19 mars?

Këtë duhet ta gjykojë Kongresi, sepse ai është trupi i vetëm që vendos për këtë. Seriozisht mendoni se po të kandidonte sot Rama për kryetar të PS, ne do të ndiqnim një linjë tjetër? Ta hiqnim atë sepse humbi në Kongresin e PS-së, e për efekt të hiqej edhe si kryeministër? Ky do të ishte një turp i madh përballë të gjithë publikut dhe përballë votuesit. Rama mund të ketë shumë të meta, por ky kokëderr i gjatë nuk mund ta qeverisë këtë vend pa bërë atë që mendon se është më e mira. Kokëderra të tipeve të ndryshme kanë qenë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta, në kohët e tyre. Për të qeverisur këtë vend duhet të qeverisur edhe dobësitë e “derrave”, sepse njerëzit janë të prirur të shohin ato që nuk ke bërë dhe jo ato që ke bërë.

Të flasim për garën e PS-së. Ka një ngërç dhe ju jeni i qartë në pozicionin tuaj. Politikisht jeni me Ramën, pavarësisht se Blushi ka të drejtë parimisht. Jeni 7 vite me një kryetar dhe s’kemi bërë zgjedhje të reja. Blushi kërkon “një anëtar një votë”. Ju si senator, me përgjegjësi e kosto për hir të partisë suaj, si duhet të zgjidhet kjo në Kongres.

Do të ketë padyshim një votim dhe diskutimi do të jetë real. Sa u përket parimeve, do të ballafaqohen çështjet parimore me ato politike. Ne në përgjithësi kemi qenë një parti me protokolle shumë të ashpra dhe rregullat i kemi ndjekur me rigorozitet të madh. Mos më tregojë njeri problemet e statutit, sepse procedurat janë respektuar gjithnjë.

Blushi thotë se të bëhesh deputet nuk mjafton të lexosh libra, por të kesh një armë pa leje.

E pavërtetë. Nuk po them se niveli është super, nuk e krahasoj me vitet 92-96 kur ne ishim në opozitë, kur kemi qenë grupi më i mirë i të gjitha kohërave. Shpresoj që Ndocaj të kuptojë se e kemi sensin e humorit dhe dëshirojmë të bëjmë shaka, askush nuk ka guxuar që me 3 muaj deputet të bëhet kryetar apo të garojë për kryetar të PS-së. Këto sindroma i kalojmë thjesht me një buzëqeshje.

Sistemi ynë i ka dhënë shumë pushtet kryetarëve, saqë një parti si PS gjendet në një realitet të ri, kur lidershipi i saj po bëhet disi autoritar.

Varet nga këndvështrimi juaj sesi e shikoni autoritarizmin. Nuk kam ardhur këtu të them që Rama është një ëngjëll, ardhja e të cilit ka ndriçuar të gjithë familjen socialiste. Kam qenë relator në ligjin e pronave, kur unë s’kam votuar për ligjin, që Presidenti e ka çuar në Kushtetuese.

Edhe Blushi nuk e ka votuar….

Unë kam vajtur te Rama dhe i kam thënë që tërhiqem nga relatori dhe votën time e ke kundër. Nuk do të dal kundër, por ky është qëndrimi im. Ky nuk ishte një debat që duhej bërë gjithçka siç thoshte ai. Varet si e shikoni në një mënyrë dhe kohë të caktuar kërpudhën e politikës. Autoritarizmi në PS varet si e shikon. Rama nuk është i prerë për të ecur sipas protokolleve, eksperienca e tij e vetme kur u bë kryetar ishte si kryebashkiak. Ndryshe nga çfarë mendoja unë, në Kongresin e 2007-s unë dhashë dorëheqjen dhe u zëvendësova nga Blushi. Por të themi që po qeverisemi nga një diktator, është e tepërt. Ai është një fëmijë në shpirtin e vet.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency